Kur kriza ekonomike goditi në 2009, ishte e qartë se bankat nuk ishin të afta të mbulonin humbjet e tyre dhe se u duhej kontribuuesve të paguanin faturat e tyre. Kjo situatë alarmante ishte pikënisja për vënien në jetë të një Unioni Bankar, që tashmë ka marrë formën e duhur. Mekanizmi i Mbikëqyrjes së Përbashkët është venë në jetë gjithashtu, që prej shtatorit 2013.
Në kuadrin e mekanizmit të rezolucionit, një autoritet i ri evropian i quajtur Këshilli i rezolucionit unik mund të vendosë për të ndërmarrë veprime, në rast se një nga bankat e mëdha të zonës euro mund të ketë probleme. Sistemi i ri mbështetet mbi një fond prej 55 miliardë euro të financuar nga bankat. Aksionerët dhe mbajtësit e obligacioneve do të jenë po ashtu të parët, që do të ndërhyjnë nëse një bankë është në vështirësi, me synim që të ruajnë kontribuuesit.
Shtylla e parë e Unionit Bankar, Mekanizmi i Mbikëqyrjes Unike, i jep Bankës Qendrore Europiane (BCE) përgjegjësinë të mbikëqyrë bankat e mëdha të zonës euro. Kjo do të thotë që mbikëqyrësi bankar i BCE-së duhet të përcaktojë nëse një bankë është në vështirësi. Sot, 128 subjekte janë objekt i kësaj mbikëqyrje.
Në të njëjtin kuadër, Parlamenti Europian ka kufizuar tashmë bonuset e bankierëve dhe ka kërkuar që bankat të kenë një kapital të një cilësie më të mirë.