Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: BE ndalon pataten shqiptare, Panariti: Nuk lejohet bashkë me disa produkte të tjera
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > BE ndalon pataten shqiptare, Panariti: Nuk lejohet bashkë me disa produkte të tjera
AktualitetLajmi i fundit

BE ndalon pataten shqiptare, Panariti: Nuk lejohet bashkë me disa produkte të tjera

Elton Tafaruci
Published May 25, 2016
Share
SHARE

Shqipëria e ka të ndaluar të eksportojë patate në Bashkimin Europian. Ministri i Bujqësisë shpjegon arsyet se pse:

“Patatet edhe tuberët e tjera pra zhardhokorët nuk lejohet pasi ka kritere më të forta se sa perimet. duhet të monitorohet toka për pesë vjet pa ndërprerje”, tha Panariti.

Sipas Panaritit, shpresat janë që tregu i BE-së për patatet shqiptare të hapet pas vitit të ardhshëm.

“Ne e kemi nisur monitorimin, na duhet dhe një vit për të përmbyllur fazën monituerese 5-vjeçare dhe pastaj do çojmë parcelat ku do lejohet prodhimi dhe eksporti”, u shpreh Ministri.

Por, patatet nuk janë produkti i vetëm i ndaluar. Edhe eksportet e produkteve me origjinë shtazore si mishi apo qumështi, nuk mund të hyjnë në BE.

“Ne do e përmbyllim këtë vit  gjurmushmërinë që është kusht i panegociueshëm, na duhen dhe një milionë euro të mbyllim komplet procesin e matrikullimit të kafshëve”, tha Panariti.

Megjithatë, për disa nga produktet me origjina shtazore Shqipëria i ka përmbushur kushtet e sigurisë dhe tregu është hapur.

“Kemi filluar eksportin e vezëve, po ashtu edhe mjaltin. Ndërkohë që shumë shpejt do synohet eksporti i thundrakëve dhe ai i qumështit dhe mishit”.

Ndërsa perimet e tjera eksportohen pa kufizim dhe vitet e fundit janë një nga zërat me rritjen me të fortë të eksporteve. 

Elton Tafaruci May 25, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Arben says:
    May 25, 2016 at 3:54 pm

    PO NORMALE, BUJQERIT SHQIPETAR JANE SHUME DRITESHKURTER, E NUK LENE STIMULUES PA PERDORUR.

    Reply
  • Adih says:
    June 12, 2017 at 11:52 am

    Arben ….Prodhuesit shqiptare jane aq injorante sa edhe femijeve te tyre ,i japin me stimuluese . Jemi mbrapa bote skemi kurre per tu bere njerez , bile edhe ministri i bujqesise ,ben teater majmunash per te mbuluar diellin me shoshe . Peerndimi ,sa here qe vjen malli (pra per cdo here) ,i fute ne site prodhimet ,i bene analizat ne menyren rigoroze .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?