Komisioneri europian për Zgjerimin Johannes Hahn, vizitoi mbrëmjen e së enjtes Tiranën ku u takua me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar përparimin në reformat që lidhen me integrimin në BE dhe zhvillimet e fundit politike në rajon.
Sipas një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë “Komisioneri nënvizoi se është e rëndësishme të vijohet me impulsin e mirë të vitit të kaluar për të dhënë rezultate të prekshme në programin e reformave, çka është vendimtare duke pasur parasysh vendimin e ardhshëm të Këshillit të BE-së lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në qershor 2019”.
Shteti i së drejtës dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vlerësohen si ndër çështjet kyçe për vendimin e BE-së.
“Reforma në drejtësi vazhdon të japë rezultate dhe ristrukturimi institucional i gjyqësorit duhet të përfundojë brenda javëve të ardhshme. Komisioneri Hahn vuri në dukje veprimet e kohëve të fundit kundër krimit të organizuar si një shenjë pozitive në këtë drejtim, që megjithatë duhet të bëhet pjesë e një vazhdimësie arritjesh solide dhe të pasohet me ndjekje penale dhe dënime përfundimtare. Lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet mbeten prioritete në marrëdhëniet BE-Shqipëri”, nënvizon deklarata.
Shqipëria megjithatë po kalon një moment të vështirë tensionesh politike në vend, me opozitën e cila ka paralajmëruar nisjen e protestave për rrëzimin e qeverisë.
“Komisioneri përsëriti se angazhimi i fortë në procesin e integrimit në BE nga kryeministri Rama është kyç dhe se dialogu konstruktiv politik midis të gjitha partive politike, si dhe gatishmëria për të punuar së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë, është thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Një marrëveshje ndërpartiake për reformën zgjedhore për të trajtuar rekomandimet nga OSBE / ODIHR do të ishte një mundësi e mirë për ta treguar një gatishmëri të tillë”, vëren deklarata.
Sërish është ngritur dhe shqetësimi mbi fenomenin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet europiane.
“Komisioneri shprehu shqetësim rreth numrit ende të lartë të aplikimeve të pabazuara për azil nga qytetarë shqiptarë në disa shtete anëtare të BE-së. Shkaqet themelore duhet të trajtohen dhe bashkëpunimi me qeveritë e shteteve anëtare të BE-së, të prekura nga ky fenomen, duhet të intensifikohet më tej”, shpjegon deklarata e Delegacionit të BE-së në Tiranë, mbi takimin e komisionerit Hahn me kryeministrin Rama.
l.h/ dita
Jane shume te bazuara dhe jo te pa bazuar kerkesat per azil te shqiptareve. Ata nuk shikojne demokraci pluraliste ne Shqiperi; jane ngritur partite politike te opozites duke angazhuar ca si gjoja studente qe ne fakt jane kontigjente injorante te tyre dhe kriminale , te udhehequra nga protagoniste edhe te vitit 1997 dhe kerkojne destabilizimin e vendit per ti dhpetuar Ilir Meta, sali Berisha apo dhe te tjere drejtesise qe po konsolidohet. Frika nga drejtesia e ketyre njerzeve politikane te degraduar, hajdute dhe bashkepuntore te krimit me prokurore e gjyqtaret e vjeter dhe angazhimi tyre per rremuja ben qe shqiptaret te tmerrohen nga ato qe kane hequr ne 1997 dhe te kerkojne azil. Ketu duhet pare burimi se jeta te vjen nje here dhe viti i mbrapshte 1997 qe Sali Berisha me Gazideden dhe njerezit e paskrupullt te tij, mori shume jete dhe shkaterroi prona e humben miljarda euro qytetaret. Keta kerkojne medoemos konflikt civil me shpresen e nje amnistie pastaj si beri Sali Berisha ne 1997. Nuk e di ne qoftese BE dhe gjithe shqiptaret hallexhij e kuptojne dhe marrin mas per tu mbrojtur nga kjo katastrofe qe pregatisin forcat rreaksionare per vetmbrojtje.
Sa mire do te ishte qe Rame tepsia te hapte krahun , kete e kuptojne mire shqiptaret!!!!
Komenti i zotit “me durim” eshte plotesisht. Kyci i gjithe
kesaj rremuje me studentet eshte krijimi se shpejti SPAK-
u dhe BHK, dy organizma speciale qe do te hetojne ku-
polen politike shqiptare qe nenkupton “kuartetin”: Berisha
me gjithe dinastine e klanin e tij, Meta,me gjithe akraba-
llekun e tij, Basha dhe Rama per pasurite e tyre. Nese
keto dy organizma i cojne para drejtesise dhe te behet
ndeshkimi i tyre shembullor atehere keto dy organizma e
kane realizuar detyrat.e tyre para se te hapen negociatat
me BE- ne
Geci me apel urgjent për
Veselin, Haradinajn, Mustafën, Limajn dhe Kurtin
Nji nga 7 ëllezërit Geci nga Llausha e Drenices ,Halil Geci thekson se nëse vërtetë janë kundër ndarjes së Kosovës, atëherë duhet të veprojnë sa më shpejt për të ndalur
“turrin e tradhtarit të kombit, Hashim Thaçit”.
Halil Geci, njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha e Skenderajt, u ka bërë apel urgjent krerëve të partive politike në Kosovë, që të shkarkojnë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin apo “polarin”, siç e quan ai.
Ai thotë se, nëse e duan Kosovën atëherë duhet të bëhen bashkë dhe të shkarkojnë Thaçin, transmeton gazeta “Bota sot”.
Geci thekson se nëse vërtetë janë kundër ndarjes së Kosovës, atëherë duhet të veprojnë sa më shpejt për të ndalur “turrin e tradhtarit të kombit, Hashim Thaçit”.
Sipas Gecit, nëse nuk ndalet Thaçi, ai së bashku me Edi Ramën , kryeministrin aktual te Shqiperisr , ata dy do ta ndajnë Kosovën, ndërsa pjesën e mbetur të Kosovës, Rama do të ia bashkon Shqipërisë.
Marre nga postimi i plotë i Halil Gecit ne profin e tij ne FB
Besoje se Rama di ti jete shprehur ne 4 sy z Hahnn se nese i dele mire plani mbi ndarjen e Kosoves dhe ai mund te ia bashkon Shqiperise pjesen e mbetur te saje , mund te tuboje kredi te mhaftueshme ne BE nga Hahn dhe BE ate mund ta dekorije edhe me ndonji qmim te larte per paqe kurse ky mund ti krijoje vehtes komoditet dhe serbezlek te ia fale me dy duar 12 milje Deti Jone Greqise
Per z.Hahnn , gjate qendrimit te tij ne Kosove , presidenti Thaci nuk ishte dare i qaseshem….askush ne Kosove nuk dinte te tregonte se ku fshihej ai
Kurse Vuciq doli publikishte dhe e takoi presidentin rus Putin
Z Han ,a e dini qe Z Kryemistre e Gjerm Frau MERKEL ,ne konference shtypi ne Berin ,ju drejtua Rames duke i then e ::, Pse shkelni kushtetuten, ktu e 27 vite ?Per problemin e pronave .Pse me finte dhe me kooperativa bujqesore doni ju , ta inkuadroni shqiperine ne BE . Mos i harroni pikat ,e kjo eshte me e rendesishmja ,ku keta te gjithe bashke ne keto 27 vite ,te tranzicionit post komunist ,deri me tani ,nuk po cajne koken ,e nuk ju vjen zeri fare .
Z Hahn .Mos imitoni kolegun dhe patriotin tuaj Zvoboten ,qe gjithmone vinte ketu me sherbim ne shqiperi ,vetem sa per te bere shetitje ,,prandaj z i nderuar Hahn beheni punen , per cfare jeni vene , ne ate post , justifikoheni rrogen tuaj ,qe ja u pagojne taksa paguesit perendimore ??????