Shqipëria dhe Serbia janë vendet e rajonit të Ballkanit që aktualisht kanë nënshkruar marrëveshje të ndihmës me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), konferenca e së cilës mbahet në pranverë nga 17-19 prill, në Washington. Vendet e tjera të rajonit lidhën marrëveshje kredie me këtë institucionin financiar botëror qysh nga vitet e mëparshme, ndërsa vetëm Maqedonia arriti të shlyejë kredinë para afatit. Kroacia, Kosova dhe Mali i Zi aktualisht nuk kanë marrëveshje kredie me FMN.
– Maqedonia shlyen borxhin para afatit – Maqedonia është një nga vendet e pakta në Ballkan, e cila ka arritur që para afatit të shlyej borxhin ndaj FMN-së, ndërsa nga interesi ka shpëtuar edhe rreth pesë milionë euro. Maqedonia në 2011 nga FMN-ja mori 312 milion dollarë, si masë parandaluese, e cila filloi me pagesën në mes të 2014. Maqedoni për shkak të rritjes së papritur të dollarit deri në fund të shkurtit arriti të paguaj këstin e fundit prej 174 milion dollarë. Ministri i Financave, Zoran Stavrevski në shkurt, tha se Maqedonia arriti të kursente 5 milion euro, kryesisht për shkak të diferencës në vlerën e monedhave dhe normat e interesit.
Maqedonasit besojnë se me shlyerjen e borxhit ndaj FMN-së kanë arritur të përmirësojnë imazhin e vendit në botë, ndërsa borxhi publik i këtij vendi ballkanik është ulur me 1,7 përqind. – Kroacia ka përfunduar marrëveshjen, Kosova ka hequr dorë nga kësti i fundit të kredisë – Në 2006 Kroacia përfundoi me sukses marrëveshjen e fundit me FMN. Marrëveshja e parë Stand-by i FMN-së u miratuar në 1994 në shumën prej 65,4 milion SDR për një periudhë prej 18 muajsh. Marrëveshja e fundit e Kroacisë nga gjashtë të arriturat nga fillimi i anëtarësimit, i cili daton nga dhjetori 1992, ishte përmbyllur me sukses dhe përfundoi më 15 nëntor 2006. Si anëtar me të Drejta të veçanta tërheqjeje në FMN, Kroacia rregullisht kryen detyrimet që dalin nga vazhdimësia e detyrimeve të trashëguara. Kosova aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje me FMN.
Në fund të 2013, Qeveria e Kosovës ka përfunduar me sukses një marrëveshje me FMN-në në vlerë prej 107 milion eurosh, e cila ishte si mbështetje për rivendosjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Kosova as këtë vit, nuk ka nevojë për të bërë marrëveshje me FMN-në, sepse ajo arrin që të kryej të gjitha detyrat financiare në planin e brendshëm dhe të jashtëm, të parashikuara nga Ministria e Financave. Pikërisht për shkak të stabilitetit financiar, Kosova në 2014 ka hequr dorë nga kësti i fundit të kredisë, sipas së cilës duhej të merrte 20 milionë euro. Në fund të dhjetor 2014 borxhi publik i Kosovës ishte në 582.87 milion euro ose 10,63 përqind të PBB-së.
Nga totali i borxhit publik të Kosovës, borxhi i jashtëm arrin në 326.35, ndërsa i brendshmi në 256.52 milion euro. Shqipëria gjithashtu ka arritur një marrëveshje kredie me FMN-në. Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar në vitin 2014 marrëveshjen 36-mujore për akordimin Shqipërisë të rreth 330.9 milion eurove ( 457.1 milionë dollarë). Kjo shumë do ti jepet Shqipërisë në 9 këste, ky dy prej tyre tashmë janë akorduar. Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi në datën 20 shkurt 2015 rishikimin e dytë dhe të tretë të marrëveshjes të nënshkruar vitin e kaluar. Ky miratim mundëson tërheqjen e menjëhershme të një shume prej rreth 53 milion eurove. Sipas Ministrisë se Financave te Shqipërisë, kjo hua marre nga FMN kishte për qëllim konsolidimin fiskal, parandalimin dhe likuidimin e pagesave të prapambetura, si dhe ruajtjen e stabilitetit të sektorit financiar. Qeveria pretendon se kjo kredi është me interes të favorshëm për Shqipërinë.
BeH akoma nuk ka shlyer borxhin “e vjetër” – Bosnja dhe Hercegovina është një ndër vendet e Ballkanit që ende nuk e kanë shlyer gjithë borxhin ndaj FMN-së në bazë të marrëveshjes së mëparshme. Përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në BeH, Ruben Atoyan për Anadolu Agency konfirmon se, më 31 mars të këtij viti, borxhi i BeH ndaj FMN-së arrin në 435.43 milion euro Special Drawing Rights (SDR) apo të drejta speciale të tërheqjes, gjerësisht 594.31 milion euro. Sipas Ministrisë së Financave dhe Thesarit, borxhi i jashtëm publik i Bosnjës dhe Hercegovinës, në fund të 2014 arriti në 8,05 miliard KM (Marka Konvertibile), ose 4.1 miliardë euro. Serbia është gjithashtu në grupin e vendeve të rajonit që kanë marrëveshje me FMN-në.
Serbia dhe FMN në nëntor 2014 ranë dakord për bashkëpunim të ri, ndërsa tre muaj më vonë u soll vendimi për arritjen e marrëveshjes trevjeçare të përkujdesit në vlerë prej një miliard euro. FMN-ja ka mbështetur programin ekonomik të Qeverisë së Serbisë, e cila përfshin reformën e sektorit publik dhe sektorin e shërbimeve. Qeveria serbe është zotuar për të zbatuar konsolidimin fiskal, ristrukturimin e sektorit publik, si dhe masat strukturore dhe masat e stabilizimit makroekonomik, dhe se në tre vitet e ardhshme do të reduktoj deficitin buxhetor nga 1,3 deri 1.4 miliardë euro. Serbia në 14 vitet e fundit kishte gjashtë marrëveshje me FMN-në. Sipas të dhënave nga Zyra e borxhit publik të Ministrisë së Financave, në fund të 2014, sipas FMN borxhi arriti në 462 milion e 551 mijë euro, ndërsa borxhi i brendshëm në total është 8,2 miliard euro, ndërsa borxhi i jashtëm total i Serbisë është 11,9 miliard euro.
Mali i Zi gjithashtu aktualisht nuk ka marrëveshje me FMN. Siç deklarojnë nga Ministria e Financave, Mali i Zi në mars të këtij viti ka porositur lëshimin e eurobonove në tregun ndërkombëtar me 500 milionë euro. Gjatë prezantimit të raportit për Malin e Zi në nëntor 2014, FMN-ja theksoi se problemet e ekonomisë të Malit të Zi, janë borxhi i lartë, normat e larta të interesit dhe papunësia. FMN-ja ka sugjeruar Qeverinë që të zbatojë reformat që do të reduktojnë kostot dhe të zbusin këto probleme. Borxhi publik i Malit të Zi në fund të 2014 arriti në 59,6 përqind të PBB-së, ose 2,022 miliardë euro. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është një organizatë ndërkombëtare përgjegjëse për monitorimin e sistemit finnciar global, duke kontrolluar normat e interesit dhe balancin e pagesave, si dhe për ofrimin e asistencës teknike dhe financiare për vendet anëtare. FMN-ja aktualisht ka 184 shtete anëtare.