Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Behrami: Ndaj Shqipërisë, pa presion
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Behrami: Ndaj Shqipërisë, pa presion
Sport

Behrami: Ndaj Shqipërisë, pa presion

Dita
Published June 3, 2016
Share
SHARE

Valon Behrami sfidon Shqipërinë. Mesfushori i Zvicrës nuk zgjedh diplomacinë, ai mendon për sfidën e parë të Europianit kundër Kuqezinjve. Në një konferencë të përbashkët me trajnerin Vladimir Petkovic, Behrami është shfaqur i qetë dhe në humor, ndoshta edhe për faktin se ai kuotohet titullar për 90 minutëshin e 11 Qershorit.

“Ndeshjet miqësore shërbejnë për të përgatitur sa më mirë sfidën e parë kundër Shqipërisë. Duhet të jemi gati psikologjikisht për sfidën ndaj Shqipërisë. Kemi shumë nevojë për të menaxhuar presionin dhe tashmë jemi në fundin e përgatitjeve pasi nuk ka më kohë për të ndryshuar rrënjësisht.”

Behrami është një nga lojtarët më të vjetër të gardës së shqiptarëve me Kombëtaren e Zvicrës. Ai numëron 63 ndeshje me fanellën e skuadrës helvete dhe dy gola të shënuar. Ndërkohë, në konferencën e shtypit, trajneri Petkovic nuk bëri asnjë koment për sfidën e parë të Euro 2016, duke preferuar të flasë për fazën përgatitore të Zvicrës. Ndoshta një vendim i zgjuar për të mos rritur presionin në radhët e lojtarëve me origjinë shqiptare që aktivizohen në skuadrën e tij.

Dita June 3, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • anticensurë 25642654 says:
    June 3, 2016 at 1:11 pm

    “Valon Behrami sfidon Shqipërinë.”??????
    “Mesfushori i Zvicrës nuk zgjedh diplomacinë”???????
    ka folur aq përgjithësisht dhe pa asnjë “sfidë” për takimin me ne sa ske çfar të thuash!!
    një ndeshje mes dy skuadrave është gjithnjë një sfidë dhe kur është miqësore!!
    do mësoheni të shkruani njëherë si duhet mor tutkunër??

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?