Belgjika bie dakord zyrtarisht që të transferojë dosjen e gjykimit ndaj deputetit Mark Frroku në Shqipëri, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi, nëse Gjykata e Brukselit e dënon në vijimësi për akuzën e vrasjes.
Burime zyrtare nga prokuroria thanë se materialet e dosjes i ka marrë përsipër Prokuroria e Përgjithshme belge dhe Ministria e Drejtësisë së këtij vendi, për t’i sjellë në rrugë diplomatike së shpejti për llogari të Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare. Ashtu edhe siç ishte lajmëruar më parë në DITA, mungesa e marrëveshjes së ekstradimit nuk pengonte arrestimin apo gjykimin e deputetit. Frroku akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 1999 në Bruksel, krim në bashkëpunim, ndaj Aleksandër Kurtit.
Deputeti mbante edhe identitetin Besnik Morina dhe shkaqet e ngjarjes sipas prokurorisë belge ishin rivaliteti për çështje prostitucioni. Në dosjen e urdhër-arrestit shkruhej se Frroku kishte qenë i dënuar edhe në Holandë me 3 vite burgim për drogë, deri në 2004, ndërsa u ekstradua në Bruksel për vrasjen dhe më pas u la i lirë.
Në vitin 2010 gjykata e dënon me 10 vjet burg, bashkë me Arjan Bytyçin (Hilë Joka), por vendimi apelohet dhe Gjykata e Kasacionit vendos rigjykim për shkelje procedurash. Gjyqi ishte vendosur të niste në tetor 2015, por aktualisht është konfirmuar transferimi i dosjes në Shqipëri dhe ky proces pritet të bëhet në Gjykatën e Lartë. Frroku akuzohet edhe për “kallëzim të rremë” në dosjen “Doshi”, si dhe 4 akuza për fshehje pasurie, të ngritura nga ILDKPI për 2,9 mln dollarë të pajustifikuara, që dyshohet se janë fitime nga aktiviteti i paligjshëm jashtë vendit.
E ka mirre Belgjika ,te merren shqiptaret me kreminelet etyre dhe jo ne.Kete e ben se edhe i vrari eshte shqiptar.Po te ishte i vrari belg apo ndonje kombesi tjeter pa ta shikonte mire Frroku dhe kush e ka bere Frrokun,po nejse spasterimet kane filluare por do te hane me shume kohe se sa u sollen ne politike.
E sollën dosjen në Shqipëri?! Mbaroi ajo punë! Doli edhe ky i pafajshëm si i vëllai.
Mark mbaju i forte dhe mos i korit cubat e mirdites….ja fute Tomes.
RROFTE RILINDJA E KRIMINELAVE.
E sollen ceshtjen ketu qe ta shpallin te pafajshem. Ku ka burrw nene qw del deshmitar ne gjykatat shqiptare?
POSHTERSIA KA NGULUR RRENJE DHE PO DOMINON KUDO.AJO DHE ATA QE PO ANETARESOHEN CDO DITE NE TE PO GJEJNE VETEN NE VENDIN E LLUKSIT QE QUHET shqiperi.POLITIKANET E PRANUAN MARRVESHJEN ME KETA NJEREZ TE SHPIFUR,VETEM PER TU PASURUAR PER VETE!TURP DHE FATKEQSI KUR MAFIA ARRINE NE PARLAMENT,GJYKATE,NE BASHKI E KUDO !SHQIPTARI NJERIU ME I PA VLERE NE BOTE,SA MBYTI ITALIANI NE DETE ,GREKU ,SERBI?SA VRAU MAFJA PER INTERESA E LIDHUR ME POLITIKEN?????
Pse duhet te jene deputete Doshat, Frroket, Fufat? Ç’vlere kane ato per qytearine, perparimin e popullit dhe te vendit?