Një aeroplan turistësh është përplasur mëngjesin e sotëm në aeroportin belg, Charleroi. Aksidenti ka shkaktuar pesë viktima, tre prej të cilëve janë fëmijë. Avioni sapo ishte ngritur, kur ka hasur probleme dhe është përpjekur të ulet sërish, por është rrëzuar mbi pistën e uljes.
Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 10:00 të paradites. Sipas autoriteteve aeroportuale, viktimat janë të gjitha nga Uccle, një lagje rezidenciale në Bruksel.
Chaleroi, rreth 50 km në jug të Brukselit, është një prej qendrave të kompanisë ajrore Ryanair. Për shkak të aksidentit, aeroporti ka mbetur i mbyllur për të paktën 4 orë e gjysmë.