Ben Blushi ka replikuar në një shkrim me kryepeshkopin Anastas, për meshën e Pashkës të mbajtur në gjuhën greke.
Blushi thotë se Anastasi ka pasur kohë 23 vjet për të mësuar shqip, por nuk e ka bërë këtë gjë.
“Pse Anastasi flet greqisht në një meshë shqiptare? Pse duhet t’i mësojë shqiptarët në greqisht? Pse greqishtja ka epërsi ndaj shqipes për të ndarë të mirën dhe të keqen që predikon Kisha e krishterë? Sa shqiptarë kuptojnë greqisht dhe a duan ata të meshohen në një gjuhë që nuk e dinë dhe nuk kanë arsye ta mësojnë vetëm për një natë Pashke apo Krishtlindjesh?
Pse Zoti, nëse ekziston, nuk i thotë kryepeshkopit se duhet t’u flasë shqiptarëve në gjuhën e tyre, siç ndodh me gjithë ortodoksët e tjerë në Ballkan? Dhe, nëse Zoti e kupton që këtu ka diçka që nuk shkon, pse nuk ia thotë këtë detaj kaq të thjeshtë edhe kryepeshkopit te Shqipërisë?
Si një njeri që e kam takuar kryepeshkopin Anastas vetëm disa ditë pasi erdhi në Shqipëri, në vitin 1992, besoj se ai ka pasur të paktën 23 vjet kohë për ta mësuar gjuhën tonë.
Kryepeshkopi njeh perfekt katër apo pesë gjuhë, në të cilat mund të meshonte lehtësisht, përveç greqishtes, që është gjuha e tij amtare dhe unë nuk kam asnjë dyshim se ai ka pasur jo vetëm kohën e mjaftueshme për ta mësuar shqipen, aq sa për të mbajtur dy mesha të rëndësishme në vit dhe prandaj nuk më bind kokëfortësia e tij për të folur greqisht natën e Pashkës, sepse nuk kam fjalë tjetër, përveç kokëfortësisë, për të përshkruar refuzimin publik që ai i bën gjuhës që flet grigja e tij shqiptare”, shkruan Blushi.
Z.Blushi, une te gjitha pytjet tuaja, ose “PSE-ne” tuaj do e kisha futur ne nje “PSE” te madhe, e cila do ishte si: PSE Shqiperia lejoi qe Janullatosi te mban 46 mesha ne gjuhen greke, dhe me pas te kujtohet se ai para shqiptareve flet ne gjuhen greke?!?!
Beno bravo ke bere nje analiz ideale…Janulla 25 vjet ne shqiperi duhet ta kishte mesuar shqipen, por meqe me Berishen eshte kuptuar ne keto vite ngelemi te shikojme si do beje Rama me kete facking gay.
KY GREKI ESHT IDIOT E NUK MUNDET ME MESUE SHQIPEN EDHE PER 50 VJET PO SI JU ZT BLUSHI SI GHITH PUSHTETARET TETJER E KENI NEGLIZHUE KET SITUATE KUR VET DYSHONI SE A KA ZOT TE JU VIJE NE NDIHME.
Shume e drejte., megjthese Beni eshte kujtuar shume vone!..Por e njejta gje duhet thene edhe per Imamet dhe Hoxhallaret qe lutjen e liturgjine e bejne ne Arabisht?!..besimi fetar eshte i lire deri ne ate mase ku nuk bie ndesh me gjuhen dhe egzistencen dhe identitetin kombetar te nje Populli!..pra eshte momenti qe Beni me shoke ne Parlament ta Sanksionoje me Ligj!..eshte ora te therrasin shqip e vetem shqip:Zoti eshte i Madh! apo edhe Krishti u Ngjall!
Jul Cesar ka nje arsye te forte pse nuk flitet ne shqip por ne arabisht ne lutjet e myslimaneve. Arsyeja qendron ne llogjiken qe ka per baze mbajtjen e lutjeve ne nje forme te pandryshuar si ne origjine. Lutjet behen ne arabisht edhe ne Turqi, Indonezi, Iran apo kudo edhe pse nuk jane vende arabe, dhe jo per te shperfillur gjuhet e secilit nga keto vende.
cili je ti qe ben kete koment.
grek
apo armik i gjuhes shqipe
Njeresit duhet te mesojn fjalet e zotit ne nje gjuh qe skuptoj , ja ke fut kot
Shume i thjeshte shpjegimi.;Anastas Janullatos eshte uzurpator i kishes shqiptare.Ne natyre e ndeshim rendom kete fenomen.Tek insektet,tek peshqit,shpendet,…..Quhet sindroma e qyqes. Dihet zakoni i qyqes parazite,qe leshon vezen ne folene e bilbilit.Zogu i qyqes sapo del nga veza,rrezon ne toke vezet e bilbilit ,duke perfitua gjithe kujdesin e prindeve bilbile.Vrasja e autuktonise.Kete ka bere gjithmone Greqia ne tokat shqiptare.Elementi i pare,thelbesor,qe duhet zhdukur eshte gjuha shqipe.
Ju takon intelektualeve ortodokse shqiptare qe ne vijim tradites se atyre figurave te ndritura atdhetare ortodokse qe bene Shqiperine, ti flasin keshtu me argumenta, me qetesi e me fjale te zgjedhura zotit Janullatos. Jane te soportueshme ne forume sharjet, fyerjet e nervozizmi. Por nga ana tjeter une jam i bindur qe vajzat e djemte me te mire shqiptare ortodokse, po qe se do te kembengulin ne kerkesat e tyre per mevetesine e Kishes sone Ortodokse, te Kishes se Nolit, do t’ja dalin mbane.
Urime Ben!
Ky eshte komenti me i bukur qe kam lexuar keto dit. Respekte
Se eshte gjarper qe ska lidhje me fene por mision asimilimin e shqiptareve ortodokse sic beri me arbereshet ne greqi kisha etij .
Ata qe nuk u a asimiluan me te bute I helmoi e theri si Papa Kristo Negovanin e shume te tjere kurse sot I blen me pensione a pashaportat greke !
..anastasi ndjek nje” politike” ne vendin tone{nen veladon},deri sa te mos bjere ne vesh te shurdhet ,si deri tani.Uroj qe politikanet tane te jene me dobiprures,pasi duke luftuar per bashkim kombetar,kali i trojes po kerkon shesh ne mes te tiranes..
edhe Papa pershendet ne shume gjuhe te botes per te fituar respektin ndaj Kishes, ky klerik shovinist i ka te tera mundesite qe ta lexoje meshen ne shqip, njerezit ia falin gabimet gramatikore.Por nuk do qe ta beje kete se i shkon pas pseudoaksiomes qe shqiptar ortodoks dmth grekofon. Per kete arsye sidomos, qenia e Janullatos ne krye te Kishe ortodokse shqiptare minon seriozisht harmoninevnderfetare ne Shqiperi dhe prek ndjeshem interesat kombetare. Sa keq qe doktrina e Krishtit perdoret ligesisht per qellime te ndyra shoviniste ! Ne nje vend normal shoqeria civile do kish bere trysnine e duhur qe peshkopi te shkoje pa cerimoni andej nga ka ardhur.
Edhe un jam plotesisht dakort me ty ben biles ka ardh koh te jet nje kryepeshkop shqiptare se ka qen e mjaftueshme kohe per ta pergatiti nje te till
Por ngre edhe nje pytje
Pse duhet te vinte ai ne shqiperi
Dhe dyta dhe myslimaet te shqip dhe ata dhe mos te jet e nevojshme te maojme arabiahten
Dhe kur kjo do te ndodh un do ahkoj ne xhami
Sepse vazhdoj te mendoj qe zoti nuk kupto vetem arabisht
Kure te flase shqip ai qe e solli ne shqiperi athere do te flas shqip edhe Janullates.Ose me mire kure te ngordhe ai qe e solli ne shqiperi do te ngordhe edhe Janullatesi.!
me vjen keq qe zoti Blushi kete artikull me teme te goditur e mbyll duke gjetur shkakun e sjelljes se Janullatosit tek kokefortesia dhe jo tek synimi historik i Greqise ndaj Vorio Epirit.
Mos harro se kisha ne Greqi eshte nacionaliste, e politizuar shume e pasur dhe pjese e shtetit grek. Maredheniet midis nesh jane nga me paradokset. Midis dy shteteve eshte ne fuqi ligji i luftes dhe kisha shqiptare drejtohet nga kishtare grek qe jane gjithashtu pjese qeverisjes greke. Me kete mundesi qe i eshte dhene kishes greke, e zbatuar ne drejtime te tjera.i bie qe qeveritare te vendeve te tjera te mund te drejtojne banken e Shqiperise, rektore universitetesh, kryehoxhen ta sjellim nga Turqia, pse jo dhe ministrat meqenese tanet, jane kaq te pa zote dhe te korruptuar, pa permendur ketu edhe kryeministrin dhe presidentin.
Nuk e di nese gjendet nje shembull i dyte kaq flagrant ne historine e popujve te ashtuquajtur te lire dhe te pavarur. Pra, Zoti Blushi, Janullatosi flet greqisht jo nga kokefortesia, por nga largpamesia.
@Bocari
Mendoj se konstatimi yt është tejet i saktë, por Blushit i falet gjuha diplomatike që ka përdorur në fund, pasi nuk zbehet thelbi i shkrimit: Fol shqip, ose hapu rrugë klerikëve shqiptarë (Ndonëse kjo e dyta nuk se thuhet, por deduktuhet nga imperativi që Blushi kërkontë dëgjojë një meshë shqip, çka më mirë se një shqiptar s’e bën askush.)!
VR ! @@@ Pellazgu? Vrejtje dhe konstatim i drejtë sidomos për atë ekstrakt që del nga togfjalëshi “gjuhë diplomatike”! Përndryshe Benin do ta akuzonin për nxitje të nacionalizmit shqiptar,për nxitje lufte fetare a ku di unë dhe, hajde të dëgjoje korin e kukuvajkave greko-sërbe në PE dhe në BE! Nejse,kur flet “Pellazgu” flet Fan S. Noli dhe unë e dëgjoj dhe e respektoj si Marathonomak! Pellazgu ka vetëm dy “të këqia” të mëdha,shumë të mëdha,- 1. Rrëmben të gjitha çmimet antigreqizim kishtar! 2. Nuk begenis kafet e mia! Ka dhe një “të keqe” të tretë se zihet me të gjithë priftërinjtë e Janullatosit por nuk po e them sot(e kam sekret,shshsh…t) ! Megjithatë nuk po ja kursej përshëndetjen! Tung!
Me ne fund doli njeri te flas…..me mire vote se kure
Ky pleh sikur shumë tjerë janë në mision të tjetërsimit të shqiptaris. Faji është tek ata që e ndëgjojnë dhe “kënaqen” me përralla sllavo-otomane dhe mohojn vetën e tyre duke rrefuzuar realitetin natyror të lindur shqiptar.
JANULLATOSI NUK ESHTE AGJENT I ASFALISE GREKE DHE NUK
ESHTE EMERUAR NE KRYE TE KISHES SHQIPETARE PER TE GREQIZUAR
BESIMTARET ORTODOKSE.
AQ ME PAK PER TE KRIJUAR “PREMISA” QE GREQIA TE NDERHYJE NE
PUNET E BRENDSHME TE SHQIPERISE DUKE KERKUAR ANEKSIMIN E JUGUT
TE SHQIPERISE.
CFARE JANE KETO GOJE TE LIGA.
RROFTE JANULLATOSI
merr ate 300 euroshin,,,,,,dhe zhduku,,,,,,,,,piseveng
@tironas komenti i Arbenit eshte ironik. Pra une, ti dhe Arbeni ndajme te njejtin mendim per sa i perket janulles. Thjesht kemi menyra te ndryshme per te shprehur ate qe mendojme. Diten e mire
Pellazgu? Vrejtje dhe konstatim i drejtë sidomos për atë ekstrakt që del nga togfjalëshi “gjuhë diplomatike”! Përndryshe Benin do ta akuzonin për nxitje të nacionalizmit shqiptar,për nxitje lufte fetare a ku di unë dhe, hajde të dëgjoje korin e kukuvajkave greko-sërbe në PE dhe në BE! Nejse,kur flet “Pellazgu” flet Fan S. Noli dhe unë e dëgjoj dhe e respektoj si Marathonomak! Pellazgu ka vetëm dy “të këqia” të madhe,shumë të mëdha,- 1. Rrëmben të gjitha çmimet antigreqizim kishtar! 2. Nuk begenis kafet e mia! Ka dhe një “të keqe” të tretë se zihet me të gjithë priftërinjtë e Janullatosit por nuk po e them sot(e kam sekret,shshsh…t) ! Megjithatë nuk po ja kursej përshëndetjen! Tung!
Janullatos eshte bariu I Kishes se Krishtit dhe I popullit Orthodhoks Shqiptar dhe nuk mund te gjykohet nga nje I pafe si Blushi qe vetem origjinen e familjes se ka orthodokse. Kryepeshkopi Anastas vepron sipas kanuneve te Kishes dhe jo sipas deshirave te njerezve laike p.sh Blushi.
KRISHTIT U NGJALL!
HRISTOS ANESTI!
ME VDEKJE VDEKJEN SHKELI DHE TE VARROSURVE JETEN U FALI!
KISHEN E ZOTIT NUK E E PERKULIN DOT AS DYERT E FERRIT.
U SHOFSHIN TE GJITHE ARMIQTE E ZOTIT.
Bravo Adriani ne maje te Thanes
Ne prag te Pashkes, nuk pate nje rresht te vetem per meshen…
Nuk kishe si duket..ske faj, ka me shume vend per bythet e Kardashianit dhe Adelina Tahirin..
Ik re se na merzitet me grigjen tone..nese nuk merr vesh nga punet e fese, mos u merr me te..
Ti dhe Ben Blushi para se te flisni per fene tone (qe eshte dhe juaja) me pare merrni pjese ndonjehere ne meshe..
Beni le te beje ndonje Arap tjeter, se e ndriti me punet e deputetllekut, e te mos merret me fene, nuk eshte fusha e tij..thjesht ndihmon mohuesit sic thote Kadareja..te mos paguhet si deputet e te na jape mend per fetar..
Eshte shume e thjeshte: Ben, ne akoma nuk dime te ecim vete..dhe kjo aspak per faj te Anastasit, qe te rrime shtrember e te flasim drejt..ka bere shume me teper se te gjithe primatet e kishes sone. Shume me teper. Shume. Kete do ta kuptojme kur te mos e kemi me ne drejtim te KOASH tone.
Edhe Donald Lu-së iu deshën disa muaj që të mësonte shqip dhe flet shpesh publikisht në gjuhën tonë, ndërsa ‘hirësia’, ‘fortlumturia’ e tij edhe pse i shumëditur nuk ka mësuar ende shqip, ndonëse vite të tëra në krye të kishës orth. shqiptare.
pyeteni kete janullatosin,
pse greqishtja e vjeter perkthehet vetem me ilirishten, pellazgjishten dhe jo me greqishten e sotme
Mire Janullatosi qe eshte grewk dhe ka gjetur shesh e ben pershesh po ky antishqipetari Blushi me tere antishqipetaret me imunitet qe 25 vjet e shperbene kete vend nga NANO-BERISHA-META e tere Servetat,agjentat e servilat e ‘antikrishterimit’ europian–,ME CILEN GJUHE I KANE FOLUR POPULLIT SHQIPETAR,ME ATE TE PILATIT?
Po te jete i moralshem dhe 1 perqind shqipetar ky mender socialisti Blushi bashke me tere pandelinjte qe ndezin qiri 25 vjet para imameve e janullatosve ne nje shtet laik o vrasin veten o ikin nga syte kembet.ZHDUKUNIIIIIIIIII
nga casti qe e duam ne ortodokset ANASTASIN te flase ne gjuhen greke juve qe beni keto komente budallalleqe pse ju ha meraku . Po ju pelqen e degjoni po sju pelqen pse komentoni trashesira ANASTASI eshte dhe do mbetet nje LIDER ikishes ortodokse GEZUAR EDHE NJE HERE PASHKET
Tomi ka shume debil si ty shqiperia?
Statuti i KOASH i miratuar ne Kongresin e dyte Panortodoks te Korces,mbledhur ne 16 qershor 1929.Deklarate e trete e kryetarit te koash,kryepeshkopit Visarjon Xhuvani…
Neni 3-Gjuha zyrtare e Kishes asht shqipja.
Neni 5- Kryepeshkopi,peshkopet,zevendesit e tyre vendore,Ikonomi i madh mitrofor,sekretari i pergjithshem i sinodit,si edhe zevendesat e kryepeshkopit dhe peshkopeve,duhet te jene prej gjaku dhe gjuhe shqiptare dhe nenshtetas shqiptare.
A ka me qarte se kaq?Kush i c`fuqizoi vendimet e Kongresit te dyte te Koash???????!!!!
A kishte te drejte Sali Berisha te emeronte Anastas Janullatos ne krye te kishes shqiptare,ne shkelje te statutit te Kongresit te dyte panortodoks te Korces?Perderisa te drejten e emerimit ne Shqiperi te Janullatosit e paska pasur presidenti i republikes,perse te drejten e perzenjes se Janullatosit nga Shqiperia te mos e kete perseri presidenti i republikes,aq me teper kuvendi dhe kryeministri.???
Ben Blushi ose “Beni ecen vete”deri me tani nuk ditekerka qe qirie Janullatosi e a mesuar gjuhen Shqipe e e zoteron ate,por Kisha orthodokse Greke duke u marre gjithnje me pune te pista ne ndihme te shovinizmit Grek,Ai(Janulla) nuk e perdore ate por vetem ndigjon e regjistron per hesap te asfalise Greke se ç’fare thuhet per te e Greqine ne pergjithesi.Ndaj dhe atij nuk i lejohet te flase Shqip ! Z.Blushi mesoje dhe kete te re qe Janullatosi e di dhe e flet mire gjuhen Shqipe por nuk i lejohet te flase per funksionin e dyfishte qe mbart ne kete vend tashme me porta te shqyera!
Thirrje për besimtarët!
Në fakt kërkesa për një kryepeshkop shqiptar ka 25 vjet që shkruhet e lakohet nga populli dhe kleri shqiptar. Shpresojmë që zëri i Ben Blushit t’i japi një shtysë këtij problemi drejtë zgjidhjes. Por ka mbetur një faktor shumë i rëndësishë pa u aktivizuar dhe këta janë vetë besimtarët e krishterë dhe myslimanë të cilëve kleri u ka mbushur mendjen se Zoti dhe tradita e do që predikimi të bëhet në greqisht dhe arabisht prandaj nuk ofendohen fare dhe shkojnë të dëgjojnë ligjërimin për Zotin në gjuhë të huaj pa menduar mësimet e hidhura që na ka lënë historia jonë e shkuar. Nëse për besimtarin Zoti është kudo, atëhere ai faljen dhe lutjen mund ta bëj edhe në shtëpi para një ikone, siç e bënin disa para 25 vjetësh. Prandaj thirrja për besimtarët është që të zgjohen, të mendohen, dhe në të mirë të shqiptarisë të mbështesin zërin publik të deputetit Blushi me çfarë kanë në dorë dhe mundësi, dhe kanë shumë se pa ta nuk bëhet liturgji. Kasandra.
Janulla duhet te flasi shqip sepse eshte me origjine came
Ore cuna ca ju duhet ju qe merreni me kta priftat nuk po kuptoj fare. Ne kemi fene tone pellazge me dervishat e teqete tona. Leni kaurret te bojne punen e vet. Dervishet tone jane tamom pallohen ne raki e vene dhe ja fusin ndonje llaf arabisht per se mari kur bojne duma per ne. Nganjiher i cojme edhe grate per ti drejtu se mos kane bo ndonje zullum.
Sespse ai ka nje mision qe i ka caktuar ASFALIA Greke: Henelizimin e Shqiperise, dhe percarjan e shqiptareve!
Ai eshte pjese e asaj kishe greke qe kane vrare kreret e kishes ortodokse shqiptare Papa Kristo Negovanin, Petro Nini Luarasin, At Stath Melanin dhe martiret e tjere te kishes sone te shtrenjte ortodokse SHQIPTARE. Ka ardhur dhe ka kaluar shume koha qe Prifti Spiun Janullatos te largohet nga vendi yne dhe te mare me vehte edhe ata qe ka blere dhe e ndihmuan ne fushaten e tij te ndyre, edhe ata perkthyesat e tij tradhetare.
Rrofte Kisha e jone e Madhe Ortodokse Autoqefale Shqiptare FANNOLIANE.
Poshte e jashte Shqiperise uzurpatori i fronit te Gjeniut te kishes sone Fan Nolit!
Qe Janullatosi eshte agjent (kolonel) i Asfalise greke dihet mire ne Ministrine e jashtme ne Tirane.
Qe Janullatosi ka mision helenizimin e Shqiperise (pavaresisht se kjo eshte nje ender ne diell 200-vjecare dhe donkishoteske e kishes dhe e shtetit grek), edhe kjo dihet nga kushdo, duke perfshire edhe ata qe bejne sikur nuk e dine dhe jane bere veglat e tij ne veprimtarine e tij antishqiptare.
Qe Janullatosi dhe Kisha greke jane futur ne nje MISSION IMPOSSIBLE edhe kjo dihet nga cdo njeri me mend ne koke. Sepse nje popull me identitet kaq te forte si shqiptaret, qe nuk u romanizuan pas 7 shekuj sundimi romak, qe nuk u helenizuan pas 8 shekuj sundimi bizantin, nuk u sllavizuan pas 2 shekuj sundimi bullgar e 1 shekull sundim serb, qe nuk u turqizuan pas 5 shekujsh sundimi turk, nuk mund te helenizohet me veprimtarine e nje spurdhjaku te Asfalise greke per 23 vjet.
Megjithate, eshte ne turpin e ne shqiptareve si popull e si komb, qe nje udheheqje tradhetare Ramiz Alia-Sali Berisha – Fatos Nano, na u imponua dhe vuri ne krye Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare, nje agjent antishqiptar te terbuar.
Fan Noli i Madh nuk do ta besonte kurre se do te vinte nje dite qe froni i Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare, e cila ka qene ne ballin e luftes per pavaresine e sovranitetin e Shqiperise, qe ka derdhur gjakun e martireve dhe i ka kushtuar talentin e gjenive te saj Atdheut tone, do te uzurpohej nga nje agjent i Asfalise dhe i Kishes greke, asasj kishe qe eshte perpjekur ta mbyste qe ne djep Kishen autoqefale shqiptare, qe vrau dhe helmoi martiret ortodokse qe luftuan per krijimin ne Kishes sone Ortodokse.
Eshte detyra e jone e te gjithe neve ortodokseve shqiptare qe ta rimarrim Kishen tone te madhe e te lavdishme ortodokse te Fan Nolit dhe martirteve te kishes ortodokse shqiptare.
@pellazg
Dipllomaci per mua eshte nqs. nje qeveritar apo parlamentar do ngrinte problemin e Janullatosit dhe do ti thoshte; zoteri faleminderit per ndihmen qe dhe ne ringritjen e kishes ortodokse( megjithese per mendimin tim qene fillim kaqene ide e gabuar),por nga 3 vjet qe ishte fjala ne fillim kane kaluar 25 vjet dhe ne po shkelim statutin e Koash dhe pikerisht nenin 3 dhe 5 sic e thote komentuesi DEMO. Meqenese ne baze te ketij statuti roli juaj fillestar e ka kaluar dhe sterkaluar afatin, jeni i lutur te beni rokaden me nje shtetas shqiptar. Por ti thuash uzurpatorit qe te eshte ulur kembe kryq ne shtepi dhe te ben ligjin kokeforte, me duket si ajo sjellja “me ka cu nana me la gojen”. Te kerkosh te drejtat e tua elementare nuk eshte nacionalizem, por atdhetarizem. Apo ka ne Greqi ku jetojne me shume se gjysem milion shqiptare ( pa numeruar 4 milion avranitas qe nuk u lejohet as te flasin gjuhen e tyre te memes) ndonje shkolle ne gjuhen shqipe! Ne rastin konkret, argumenti “kokefortesi i Blushit per mua eshte minimizim dhe mbulim i nje te keqeje shume te madhe, qe i kercenohet atdheut tone, pra eshte nje verberi e pafalshme politike.
Janullatosi e di shqipen me mire se gjysma e Shqiptareve……
Pse e ben meshen ne Geqisht??!! Gjejeni
Jam i lindur ortodoks. Lindur e rritur ne Durres. Kam qene dhe ne kishen e vjeter te Durresit. Kisha e re eshte me e bukur por nuk ka asgje shqiptare. Pse ne kishen e Durresit dhe te Shen Vlashit duhen shkruajtur emrat e shenjtoreve dhe ne gjuhen greke?!. Ne sa kisha greke shenjtoret i kane emrat ne dy gjuhe? ( nuk flas per shqipen se e dime qe ate s’duan ta degjojne as ne kenge). Ka ardhur koha qe Tasja te kthehet andej nga ka ardhur dhe kisha jone te jete jo vetem ne leter autoqefale por ne te vertete ashtu sic e deshen rilindasit tane dhe fortlumturia e tij Fan S Noli. Gezuar Pashket!
Zoti duhet te flas shqip per shqiptaret pra edhe kleriket e te gjitha religjioneve dihet te luten shqip dhe vetem shqip