(Çdo ngjashmëri me persona realë të politikës së sotme shqiptare është krejt e rastësishme)
Një poezi të mrekullueshme poeti i madh turk Nazim Hikmet i ka kushtuar Benerxhiut të Kalkutës. Benerxhiu qe në krye të protestave të popullit indian kundër pushtuesve anglezë në mesin e shekullit të XX. Kur ai u bë realisht i rrezikshëm si frymëzues i popullit të vet, anglezët e futën në burg. Turmat e irrituara pothuajse u tërbuan. Kërkonin lirimin e prijësit të tyre. Por kolonizatorët anglezë nuk prishën hiç terezinë nga këto protesta. Oshëtiu e gjithë India asokohe nga thirrjet e brohoritjet për lirimin e Benerxhiut. Prapë anglezët nuk u tundën nga e tyrja.
***
Kalun ditë, javë e muaj. Turma filloi të zbehë entuziazmin. Numri i pjesëmarrësve filloi të bjerë. Thirrjet filluan të jenë apatike, pa frymë, pa entuziazëm, pa ngjyrë… Shumë prej protestuesve u kthyen në shtëpitë e tyre të demoralizuar. Benerxhiu ishte në burg, por mendjen e kishte te turma.
– Ajo e ka mendjen tek unë, – thoshte me vete dhe ky mendim i jepte forcë dhe energji. E kishte fjalën për popullin.
Kështu disa vjet… Thurte ëndrra, përpilonte në mendjen e tij fjalime eksituese, zgjidhte fjalë të bukura dhe elokuente për të mbajtur frymën e turmës gjallë. Por turmës dalëngadalë, ditë pas ditë, muaj pas muaji e vit pas viti i dolën probleme të reja… kishte shqetësime të tjera, halle e derte të tjera të paparashikuara… Koha para saj kishte shtruar të tjera aspirata.
***
Uji politik kalonte poshtë urës pa u ndalur… Koha nxori në skenë të tjerë njerëz, të tjerë politikanë e prijës që i përshtateshin karakterit e tempit të kohës. Rrjedhimisht Benerxhiu mbeti në breg të Lumit të Rrëmbyeshëm politik. Psikologjia e turmës kishte ndryshuar në përputhje me problemet e kohës, psikologjinë e saj, evoluimin e natyrshëm të psikologjisë së shoqërisë indiane. Benerxhiu në burg ëndërronte dhe ëndërronte…
-Turma po më pret mua, – thoshte, po më pret ta drejtoj për të realizuar qëllimet dhe aspiratat…
***
Më në fund erdhi koha e shumëpritur e daljes prej burgut… Gjithë natën s’e zuri gjumi nga përplasja e mijëra planeve që thurte truri i tij për ditën e parë në liri. Shihte në gjendje jermi mizëri njerëzish, thirrje patetike, britma deri në histeri, flamuj që valëviten në të gjithë Indinë për daljen e tij.
– Në gjendjen time do të jenë edhe të gjithë indianët, – mendonte. Nuk ka gjumë në Indi. Sytë e indianëve do të jenë te dera nga do të dal unë, – thoshte me vete. Nga unë, Benerxhiu i Kalkutës që kam pushtuar zemrat e mendjet e tyre magjikisht.
***
Erdhi dita. Dera e burgut u hap me vërtik. Benerxhiu më në fund doli jashtë mureve të errëta ku kishte qëndruar për shumë vjet. U shastis. Askush nuk ishte jashtë. Madje si për ironi as era nuk frynte për të lëvizur ndonjë gjethe të rënë… Ndjeu gropë si hon i zi në zemër. Një zë i ndrojtur si i buruar nga fundi i dheut sikur e frikësoi. Vuri re mikun e tij të vjetër, bashkëluftëtarin me të cilin kishte luftuar heroikisht.
– Benerxhi, dole?
– Ku është turma, ku është populli indian, populli im i dashur ku është? – pyeti i tronditur.
– Në punën e vet, Benerxhi, në hallet e tij të përditshme.
– Po pse nuk është këtu për të më pritur?!
– Atyre u kanë dalë të tjerë për t’i udhëhequr. Ti tashmë nuk je, Benerxhi. Ke qenë udhëheqës e prijës i asaj kohe. Tani janë të tjerë…
Benerxhiu u zbeh. Iu duk sikur kishte dalë nga varri dhe po ecte ashtu si një meit.
***
Të dy heshtën. Ashtu në heshtjen e llahtarshme shoku i priu në një dhomë të cilin ia kishte zënë me qera. Pushoi pak. U ngrit duke ecur kuturu nëpër dhomë. Nxorri kokën në dritare. Flladi i pasdites sikur e bëri pak mirë. Mori forcë dhe iu drejtua bashkëluftëtarit:
– E ke armën me vete?
– E kam, – tha miku i tij.
– Ma jep pak, – i tha dhe shtoi: – më paska marrë malli ta prek me dorë. Shoku ia dha.
– Të shkoj të blej diçka për të ngrënë, – e pyeti shoku.
– Mirë do të ishte, – ia ktheu Benerxhiu.
Shoku doli shpejt.
Sapo zbriti dy-tri shkallë u dëgjua një krismë.
Pa frymë shoku i luftës ktheu mbrapsht dhe hapi derën me vërtik.
Benerxhiu kishte vrarë veten.
Ndaj dhe une per dreq,
mbreme e pash nje enderr!
sikur xha saliu,
coc kish vene ne zemer!
Her’ me dukej bombe,
a murtaje mu duk…
pastaj,pash nje tyte,
drejte e mu ne kuke!
– Ah, – thashe me vehte,
dhe kjo pune e pat…
ndersa pres per krismen,
degjova nje,Caf…
E pat nxjerr nga brezi,
gryken mu ne sise!
po shyqyr,s’i ndezi,
fat i vegjelis…
Mirpo ulerimat,
tashme ishin ndezur!
se i pane ceren,
koqe ftua verdhur…
Sakaq mu kujtua,
Nje artist i mallit…
Kur thosh: – Endrra jane
ben vaki e s’dalin!-
Dikur ke shkruar:
“Hoqi, koburen nga brezi,
ja vuri vetes ne sise,
po shyqyr qe si ndezi,
ky qe fat i Shqiperise”
Vellimi poetik “Populli dhe politika”, viti ndoshta 1996!!!1
Keta duhet ta lexojne politikanet tane te nderuar. Te njetin fund pati dhe Franko TUGJMAN i Kroacise. Ai i dha Koracise pavarsine dhe drejtoi luften. Por pas lufte po shenderohej ne diktator, dukei thene popullit un do ju drejtoj sa te jem gjalle, sepse ma kini borxh s eu kam dhene pavarsine. Populli i thoshte : – Faleminderit qe bere luften dhe qe na dhe pavarsine. Te respektojme per kete. Por ti nuk je qeverriatre i zoti, prandaj duam te tjere qe jane me te afte se ty. Ti je ushtarak i zoti dhe kete e tregove, por nuk je politikan dhe burre shteti i zoti. Hajd mirupafshim
mos u merakosni se keta tanet nuk e vrasin veten. u ka ngordhur qendra e sedres ne tru. po ashtu edhe popullit qe i sheh se si tallen me te dhe asnje avni rustemi per be, te gjithe kot
z pelivan te pershendes te adhuroj ,,nuk ndjeheni pak i fyer ,kur ju i pershtateni kaqe shume realitetit e shkruani kaq bukur ,keto mesazhe domethenese /////// te lutem vere emrin tend se i ben nder vetes ,dhe ne te tjereve sepse njerezit kane nevoje per keto poezi qe brenda mbajne mesazhe mirekuptimi me mirekuptim shendet
O zot, nqs. ka njerez qe mendojne se midis Benerxhiut dhe saliut ka ngjashmeri jam teper e zhgenjyer. Saliu eshte personifikimi i qenies me antipopullore dhe antikombetare, qe i ka dhe do ti kushtoje shume historise se Shqiperise. Vertet ka njerez qe mendojne se Saliu ka qene qofte edhe nje ore si ky Benerxhiu? Gaboheni shume rende. Kjo eshte fyerja me e rende qe i behet ketij idealisti qe martirizon vetveten me nje kriminel qe perkedhel vetem vehte. Hapni syte njerez dhe mos enderroni per Saliun sic ben Benerxhiu per Popullin.
i nderuar Gramos! Te faleminderit… Nuk kam shkruar asnjehere me pseudonim,as ne kohen e e merhumit ,Gazi dedes ! Biles 10 dite para zgjedhjeve te famshme te nje 26 majit u botua libri im,(Iteri kunder Saliut),Brenda librit,” Populli dhe politika),eshte dhe poema per kushtetun e saliut,(Epopeja e te 99.tave. me 99 te. strofa) .Nese te bie ne dore, hidhi dhe nje sy dhe emrit… Eshte ku qe kam,por s’kam qene kurre Pelivan ne karakter… Te pershendes.
Edhe pak humor me ju z.Bocari…. Eshte me se e vertet ajo qe thua per ngjshmerine e burrit te kalkutes me kete mashkullin tone.. vecse,ne befte vaki dhe ky mashkulli yne behet burr the ja fut ve… (Large qofte),Atehere ju duhet t’a merni mbrapsht komentin tuaj…
O Arben! ashtu pata shkruar,je i sakt dhe per librin dhe vitin,Ka qene fjala per azemin e djeshem… sot mu cperfaq ne e nderr ” vellai” i madh i tije,andaj dhe vargjet pershtaten, gjithasesi ju faleminderit. Mos je miku im i dikurshem,por s’do t’a thuash mbiemrin? ok,thuajm nje varg tendin te vjeter,kur shkruanim ne nje gazet,dhe une e kuptoj kush vet kush je