Gjermania mbështet përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por në këtë proces nuk ka kritere të panjohura, as heqje dorë nga ato që janë të njohura, ndër të cilat hyn edhe marrëveshja për heqjen dorë të Beogradit nga kontrolli mbi veriun e Kosovës, shkruan në një koment të gazetës “Danas” të Beogradit.
Autori i komentit konstaton se ky me siguri është mesazhi kyç, të cilin zyrtarët e lartë gjermanë dje ia kanë përcjellë delegacionit të Serbisë, me zëvendëskryeministrin e parë Aleksandar Vuçiç në krye, i cili ndodhet në vizitë disaditëshe në Berlin. / Kosova.com
Leave a comment