Policia vendore ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 31-vjeçar, i cili akuzohet për rrëmbim dhe shfrytëzim fëmijësh. Mësohet se Elidon Lamaj, i njohur edhe me emrin Erjon Bendaj, u arrestua në banesën e tij në Berat, për llogari të Interpol Romës, që e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas policisë, në momentin e arrestimit 31-vjeçari nuk ka bërë rezistencë. Ai është izoluar në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë për qëllime ekstradimi drejt Italisë.