Një 18-vjeçar nga Berati është arrestuar dje nga policia për abuzim seksual me një të mitur. Sipas policisë vendore mësohet se ka qenë vetë 13-vjeçarja me iniciale E. K., që ka denoncuar të riun me iniciale A. H., për abuzim seksual. Sipas të njëjtave burime 18-vjeçari i arrestuar ishte nga fshati Vidhisht i komunës Kuman në Fier, ndërsa e mitura nga fshati Flanik i Bertatit. Ndërkaq vijojnë hetimet e policisë për ngjarjen dhe për vërtetësinë e denoncimit, ndaj priten edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.