Qyteti i Beratit firmosi një akt-marrëveshje midis Institutit të Kulturës Italiane dhe Bashkisë, për hapjen e një zyre për kulturën italiane. Projekti i përbashkët i titulluar “Dritare Kulturore”, synon gjallërimin e jetës kulturore të komunitetit dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Realizimi i tij do të mundësojë rikonstruksionin e një prej ambienteve të bibliotekës “Vexhi Buharaja”, për të qenë një pikëlidhje mes kulturës italiane dhe kërkesave social-kulturore të komunitetit. Marrëveshja u firmos mes drejtoreshës Fluvia Veneziani dhe bashkiakut Fadil Nasufi.