Tre fëmijë janë aksidentuar rëndë nga një automjet tip ”Taxi” në qendër të qytetit të Beratit mbrëmjen e së shtunës, pasi po kalonin rrugën të kapur për dore meë nënën e tyre. Mësohet se fëmijët të moshave 3 dhe 5-vjec me iniciale K.K dhe M.K (motër dhe vëlla) si dhe kushëriri i tyre 7-vjecar, me iniciale E.Q po kalonin rrugën pasi kishin kaluar orët e pasdites duke u dëfryer në ambientet e lulishtes pranë Kinoklubit në qendër të qytetit.
Fëmijët janë flakur rreth 30 metra në asfalt, pasi një ”Taxi furgon” tip ‘Citroen’ me targa AA026BV, i ka përplasur për shkak se udhëtonte me një shpejtësi marramendëse, që sipas policisë ishte rreth 140 km/orë.
Dëshmitarët të cilët ndodheshin pak metra larg janë tronditur nga skena, ndërkohë që ka qenë vetë shkaktari i aksidentit që ka transportuar fëmijët me urgjencë në spital.
mjekët e spitalit të Beratit bëjnë me dije se gjendja e fëmijëve është kritike për jetën ndërkohë policia ka mundur të ndalojë shoferin e makinës Luan Dushi, i cili punonte si taksist.
Forcat blu theksojnë se drejtuesi i mjetit nuk ka dhënë asnjë deklarim lidhur me arsyet e aksidentit përpos faktit se ai ka pranuar se po ecte me shpejtësi të madhe. Taksisti gjithashtu ka mohuar të ketë qenë i pirë, për shkak se ai punonte si shofer taksie. Policia e Beratit ka nis menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.