Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha: 1300 fëmijë analfabetë, do bëjmë gjithçka për të stimuluar arsimin jopublik
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Berisha: 1300 fëmijë analfabetë, do bëjmë gjithçka për të stimuluar arsimin jopublik
AktualitetLajmi i fundit

Berisha: 1300 fëmijë analfabetë, do bëjmë gjithçka për të stimuluar arsimin jopublik

anazapta
Published February 23, 2013
Share
SHARE

Gjatë një takimi me gjimnazistët e kryeqytetit, kryeministri Berisha tha se në vend numërohen 1300 fëmijë analfabetë. Kreu i qeverisë u tha të rinjve se pavarësisht kësaj, sistemi i financimit për të favorizuar ndjekjen e studimeve është ai i duhuri. “Çfarë bëjmë ne për nxënësit e varfër. Arsimi parauniversitar kanë librat gati, nga klasa e parë në mature. Së dyti familjet e tyre kanë ndihmë ekonomike, që është dyfishuar gjatë këtyre viteve. Në po fillojmë një skemë të luftës kundër varfërisë që bazohet në një praktikë suksesi botëror. Ajo bazohet në besimin e se asnjeri nuk është i varfër për shkak të vetes së tij, janë rrethanat, atëherë për të ndihmuar ne do adaptojmë sistemin e mikrokreditë. Ai është një sistem mirëbesimi. Së treti, në universitet, asnjëri nuk mbetet për shkaqe ekonomike pa e ndjekur atë, pasi që të gjithë ata që janë me ndihmë ekonomike fitojnë të drejtën e bursës. Ky është sistemi i financimit që ne kemi. Vijmë tek analfabetizmi. Ne kemi një regjistrim, dhe ai tregon si drita e diellit që në Shqipëri ka 1 300 fëmijë që nuk ndjekin shkollën. Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka të marrin shkrim dhe këndim”.

Ndërsa në lidhje me lidhje me sistemin arsimor jopublik, Berisha shprehu vlerësimin më të madh dhe tha se shumë shpejt në parlament do të kalohet një ligj, nëpërmjet të cilit u ofrohet biznesmenëve tokë falas, nëse ata ndërtojnë shkolla. “Unë ju garantoj se kam vlerësim të palëkundur dhe shumë të madh, për sektorin jo publik. Së pari të kuptohemi, qeveria është e detyruar të bëjë gjithçka për standardet më të larta në sektorin publik se këtu është shumica, por qeveria e ka synim zhvillim e sektori jo publik të arsimit. Publik dhe jo publik rëndësi thelbësore ka financimi. Ne do bëjmë gjithçka për stimulimin e sektorit privat, ne do kalojmë shumë shpejt në parlament ligjin, tokë për shkolla, ne do i ofrojmë biznesmenëve troje falas për ato që duhet të hapin shkolla”, tha Berisha.

anazapta February 23, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • andia says:
    April 12, 2015 at 10:56 am

    posi more se ti e ndrite ne 8 vitet e tua

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?