Berisha është shfaqur më i prerë se kurrë për të refuzuar emrin e Agron Dukës si kandidat në emër të opozitës për kreun e bashkisë së Durrësit.
Për ishkryeministrin demokrat është e papranueshme që “Klani i Zemunit” të kandidojë nën siglën e të djathtës të drejtuar nga PD, raporton “Shqiptarja.com”. Në funksion të qëndrimit kundër kandidimit të Dukës për bashkinë e qytetit bregdetar ka thirrur të premten me urgjencë në zyrën e tij vetëm kreun e PD Lulzim Basha, për t’ia komunikuar prerë vendimin e tij se Agron Duka, aktualisht deputet i PD nuk do të kandidojë me siglën e opozitës së bashkuar.
Basha, menjëherë pas kthimit nga vizita në Krujë ku akuzoi kandidatin e majtë Bushi si “mister kokaina” dhe akuzuar dhe PS dhe Ramën se po fut njerëz të inkriminuar për të garuar për pushtetin vendor, është paraqitur me urgjencë në zyrën e Berishës e cila gjendet përballë RTSH, duke qëndruar përmbi një orë në bisedë me të.
Kurse kreun e klanit te Zemunit, Tos Nanon, sic vete salehi ka deklaruar e takon, sa here qe salehi kerkon nga tosi, te hedhe ne sulm kamikazet e tij kunder Edi Rames.
Bukur ëëë…….. e thirrri urgjentisht kryetarin e partsë në zyrën e tij ………..
Sa vjen dhe pèrforcohet e çimentohet emri iberishizmit si “mbreti” zog i dytè i shqiptarève,se emrin e Skènderbeut te madh nuk mund ta pèrdhos ky sahanlèpirès i serbève dhe rusève.Çdo gjè qè bèhet nè p.d. do tè marrè miratimin e kèrmès mè tè shèmtuar tè kombit,salehqenserbit.Monstra bastarde vetjake e kultit individual stalinian.