Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e komentoi shumë shkurt takimin e sotëm me ambasadorët e huaj në selinë blu.
Basha u pyet nga gazetarët për fokusin e takimit të sotëm me ambasadorët në selinë blu, mëngjesin e kësaj të marte.
Basha nuk u zgjat shumë, ndërsa tha se takimi ishte për atë që ndodhi dje, ku Sali Berisha u fut në seli me mbështetësit, por edhe për të sotmen dhe të ardhmen, siç e përkufizoi kryedemokrati.
“Takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen”, deklaroi Basha.
Ditën e sotme, gjashtë ambasadorë të akredituar në Shqipëri zhvilluan një mbledhje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ambasadorja Yui Kim, ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ai i Gjermanisë, Peter Zingraf, i Britanisë së Madhe, Alastair King Smith, ajo franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori italian Fabbrizzio Bucci, ishin të pranishëm në këtë takim.
Këto takime erdhi një ditë pas rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu gjë që ka qenë edhe tema kryesore e këtij takimi.
j.l./ dita
Nese ambasadoret e shba ,gjerrmanise britanise se madhe etj shtete aleate perendimore e vizitojne Bashen atehere i bije se ambasadori i Rusise ,serbise Iranit e Kines e vizitojne Berishen -fatkeqesisht …
Sot per sot Basha ka mbeshtetjen e perendimit.Keshtu eshte politika.Sot per sot i jepet nje drejtim politikes shqiptare per te dale nga amullia.Populli eshte mire t’a kuptoje kete dhe duhet mbeshtetur pavaresisht te metat e gabimet e Bashes.Politikane te kulluar nuk ka ne bote.