Raportuesit e Këshillit të Europës, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, kanë përfunduar misionin faktmbledhës në Tiranë. Pas takimeve intensive me krerët e partive politike, raportuesit europianë shprehën shqetësim për situatën e krijuar në KQZ, duke theksuar se vetë palët duhet ta zgjidhin problemin. “Vizita jonë ka përkuar me situatën e krijuar në KQZ. Duhet të jetë një institucion i pavarur dhe i paanshëm, pasi ka rol edhe në zhvillimin e zgjedhjeve të tilla. Partitë i nxisim të zgjidhin çrregullimin në funksionimin e KQZ. Nuk na takon ne të merremi me rrethanat që kanë çuar në këtë problem. Partitë presin nga ne rolin e arbitrit, por ne shohim situatën, e cila nuk është e kënaqshme, është shqetësuese. I takon politikës shqiptare të bëjë zgjidhjet e duhura”, tha Jonathan Evans në konferencën e shtypit që përmbylli misionin. Evans i konsideroi vendimtare për integrimin e vendit zgjedhjet e 23 qershorit.
“Këto zgjedhje janë vendimtarë për vazhdimin e monitorimit, por edhe për statusin e Shqipërisë në BE. këtë ia kemi bërë të ditur të gjithë politikanëve që kemi takuar”, tha ai.
Berisha: Do bëjmë zgjedhjet më të mira në 20 vjet, kemi sistemin më të sigurt të numërimit të votave
18 prill – Berisha thotë se qeveria do të realizojë zgjedhjet më të mira të 20 viteve të fundit dhe për t’i monitoruar duhet të vijnë sa më shumë vëzhgues ndërkombëtarë. Sipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë, Berisha e ka bërë këtë premtim para raporterëve të Asamblesë Parlamentare të KiE-se, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, gjatë takimit me ta në Kryeministri. “Kryeministri Berisha i siguroi raporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur për të realizuar në Shqipëri zgjedhjet më të mira të realizuara gjatë dy dekadave të fundit konform standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe u kërkoi atyre të ushtrojnë të gjithë influencën ë tyre që në Shqipëri të vijnë sa më shumë vëzhgues ndërkombëtarë për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Më tej, Berisha është shprehur se vendi ynë ka sistemin më të sigurt të numërimit të votave, i cili është një garanci për zgjedhje të ndershme.
“Me tej, në takim u diskutua mbi infrastrukturën zgjedhore dhe masat për një proces konform standardeve ndërkombëtare. Kryeministri Berisha i bëri me dije atyre se arritjet e rëndësishme që janë shënuar gjatë kësaj periudhe, duke filluar nga kuadri ligjor tërësisht i përditësuar, duke implementuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, bazuar tërësisht mbi propozimet e opozitës shqiptare. Nga ana tjetër, u shpreh kryeministri, Shqipëria ka sot sistemin më të mirë e më të sigurt që ekziston për numërimin e votave, i cili përbën një garanci të jashtëzakonshme që rezultati që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit do të reflektojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve. Këto arritje janë një garanci solide për zhvillimin e një procesi zgjedhor konform standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme”.
Saliu nuk ka qene kurre shumice en Shqiperi prej 96-s. Po te mos shisnin bythen keta te majtet njeher njeri pastaj tjetri, Sali pordha do ishte atje ku e ka vendin: doktor ne kliniken e bathores
Sa mban qeni breke, ben Saliu zgjedhje. Ptu race e keqe
cdo dite dhepo ecim me perpara cdo dite dhe me shume suksese dhe ne keto zgjedhje do triumfojme Bravo Z.Berisha
o horri I bulevardit cpate cte pickoi.Me komente nuk behet realitet fitorja por me vote.Rendesi kane votat o derrezi.Ti mund te shkruash nga mengjesi deri ne darke e kushta var.
Sali Ver Palla, ti ke sistemin me te mire te vjedhjeve per zgjedhjet. Prap me pacientin Sali Ver Palla do te beje Vjedhjet me te mira te 20 viteve. Sali Ver Palla zgjedhjet dhe jo vjedhjet, behen me stndartet e BE e te USA, ne te kundert nuk quhen zgedhje. Ti Sali Ver Palla (nofka qe te ka vene Nard Koka), me 23 Qershor do te lehesh si nje QEN pa dhembe, por do te tallesh dhe do te behesh lolo bulevardi.