Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha: Dy vjet më parë, njerëz të hurit e të litarit u përpoqën të rrëzonin qeverinë me dhunë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Berisha: Dy vjet më parë, njerëz të hurit e të litarit u përpoqën të rrëzonin qeverinë me dhunë
AktualitetLajmi i fundit

Berisha: Dy vjet më parë, njerëz të hurit e të litarit u përpoqën të rrëzonin qeverinë me dhunë

anazapta
Published January 21, 2013
Share
SHARE

Ashtu si çdo të hënë, kryeministri Berisha ka zhvilluar mbledhjen e grupit parlamentar të APrtisë Demokratike. Duke folur para deputetëve demokratë, Berisha tha se 21 janari është datë e rëndësishme për kombin shqiptar, pasi shënon mbajtjen e Kongresit të Lushnjës, por edhe ndarjen nga jeta të ish-presidentit kosovar, Ibrahim Rugova.

“Sot është një ditë e madhe në historinë e kombit, kongresi i Lushnjës, e cila ndryshoi historinë Shqipërinë. Ka qenë një histori e vërtetë e mrekullueshme e historisë shqiptare, pasi konsolidoi nisjen e ndërtimit të kombit shqiptar. Por sot është një ditë po ashtu e rëndësishme, pasi në vitin 2006 u nda nga jeta një nga personalitetet më të rëndësishëm pas Skënderbeut, Ibrahim Rugova. Ai ishte një Gandi jo vetëm i shqiptarëve, por edhe Ballkanit dhe Europës, që me forcën e ideve u bë arkitekt i pavarësisë së Kosovës. Një çështje për të cilën pothuajse nuk flitej”, tha Berisha.

Më tej, ai ka komentuar edhe 21 janarin e 2011-s, duke i cilësuar protestuesit si një grup aventurierësh që u përpoqën të rrëzonin qeverinë me dhunë. Berisha akuzoi kreun e PS-së se po bën presion ndaj drejtësisë.

“Në 21 janar dy vjet më parë, një grusht aventurierësh bënë përpjekje me dhunë që të rrëzojnë qeverinë e dalë me votë. Duke shprehur edhe njëherë ngushëllimet për familjet e viktimave të Edi Ramës, i kërkoj të ndërpresë çdo formë presioni ndaj drejtësisë. Ndërkohë, garantoj qytetarët se e vërteta do të dalë dhe drejtësia do të veprojë. Deri më sot, asnjë prej atyre që organizoi, pagoi dhe mashtroi njerëz të hurit dhe të litarit që erdhën për të përmbytur pushtetin me dhunë dhe krijoi viktima para ndërtesës së qeverisë, vetëm pse zoti Rama donte të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës sime dhe tani përpiqet të mbledhë vota me kortezhe mortore, për të cilat ai ka përgjegjësi maksimale“, tha Berisha.

anazapta January 21, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Ilir says:
    January 21, 2013 at 10:56 pm

    Njeriu me i urryer sot ne Shqiperi e ka emrin Sali VICI-doli. Shporru kerme kriminale, kufome frikacake.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?