Pasi Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha shkarkoi Lulzim Bashën, ky i fundit ka thënë hapur se nuk e njeh asnjë vendim të marrë ditën e djeshme dhe ndërkohë ka përgatitur planin për të vepruar kundër Berishës.
Kryetari i Partisë Demokratike ka thirrur ditën e sotme Këshillin Kombëtar në orën 15:00.
Në një deklaratë mbrëmjen e djeshme, Basha bëri me dije se pritet të shkarkohet kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe anëtarët kryesisë që nuk mbështetën 18 dhjetorin, por dolën hapur krah Sali Berishës të shpallur ‘non grata’ nga SHBA.
Për të bërë të mundur thirrjen e Këshillit, Basha ka vendosur edhe shkarkimin e 4 sekretarëve, Belind Këllëçit, Ervin Minarollit, Ledina Mandinës dhe Ivi Kasot, ku pritet dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.
Kryedemokrati është kujdesur të theksojë se ai do të vijojë ta drejtojë Partinë Demokratike, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka përdorur një retorikë të ashpër kundrejt Berishës, duke e quajtur atë mbeturinë të ‘komunizmit dhe korrupsionit’ që do i vijë fundi në 18 dhjetor, në Kuvendin e thirrur nga Basha.
Këto vendime vijnë si një përgjigje për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, ku nga 4491 delegatë që votuan, 4446 ishin pro shkarkimit të tij, kundër 36 e ndërsa 9 vota të tjera u shpallën të pavlefshme.
Gjithashtu, në këtë Kuvend u ndryshua statuti i PD-së, si edhe u miratua edhe ngritja e një Komisioni të quajtur ‘Komisioni i Rithemelimit të PD’ me 29 anëtarë në përbërje që do ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri, megjithatë këto vendime Basha tha dje se nuk do i njohë.
j.l./ dita
Ky qenef ligshtan eshte kah provokon
qe shqiptaret te acarohen Dhe nuk eshte
kah e kupton se mund te del jasht si sterrvine
coftine ! Vetem anmiqet e shqiprise
e perkrahin Bash cirimbashin e mahalles gabelve
Ski mandat me fole ma asnjefjale
O guci cirimbash Hup se Ki hupe e je ly me mut !
Ky është budall komplet.U bë gazi botës.
Askush nuk e kishte menduar se Ramiz Alia do t’ia hidhte ne ere shtatoren padronit te tij; sic nuk e beson njeri qe Lulzim Basha do ta varrose perfundimisht “babain” shpirteror te tij, qe te shpetoje Shqiperine.