Berisha komenton sërish takimin me zëvendëspresidentin amerikan Xho Bajden. Pas publikimit në Facebook të fotos me Bajden dhe një përmbledhjeje të shkurtër të bisëdës me të, Berisha e ka përmendur sërish takimin e shkurtër, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Kryeministri nxitoi të sqarojë në lidhje me kohëzgjatjen e bisedës me Bajden, duke thënë se takimet e shkurtra kanë shpesh më shumë vlerë dhe janë më produktive se ato që zgjasin edhe një natë.
“Takimet e shkurtra kanë vlerë e produkt më shumë se po të rrish një ditë të tërë. Zëvendëspresidenti përdori superlativat më të mëdha që mund të ekzistojnë në drejtim të Shqipërisë”, tha Berisha. Ai theksoi se numri zv.presidenti amerikan e ka pranuar ftesën për të vizituar vendin tonë. Kjo eshte nje fraze qe e thote sa here takon dike me rendesi ne politiken boterore.