Ish- kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për agjencinë online NOA, i sugjeron PD-së të mos bëjë në asnjë mënyrë koalicion me LSI-në.
“Disa thonë bleu vota, disa thonë mori votat tona. Ka një problem këtu, se LSI ishte pjesa më e sulmuar nga socialistët. Ata ishin tabela e qitjes për socialistët dhe ata vazhdojnë edhe sot të jenë tabelë qitjeje. Se sot çfarë sulmohet, shëndetësia, koncesionet, këto janë në sulmin kryesor, pra nëse LSI që ishte tabelë e qitjes, rriti votat shumë ndjeshëm, nuk e di pse për një pjesë qeverie votohet dhe për pjesën tjetër nuk votohet. Çfarë dua të them me këtë. Dua të them se ishin premtimet, mashtrimet e Edi Ramës, ato të cilat u besuan me të drejtë nga qytetarët. Unë, po të isha vetë zgjedhës i thjeshtë, unë do të votoja për ato premtime, që ishin të ëmbla dhe nuk kam pse të paragjykoj. Në këto kushte LSI u largua, sigurisht kjo ishte një goditje për PD. Pse ishte goditje? Shumë e thjeshtë, sepse nuk dua të mbroj që PD s’ka pasur defekte dhe të meta, dobësi, etj., por kur shumica kalon në anën tjetër, atëherë psikologjia e njerëzve është e tillë se ndjekin shumicën, sepse mendojnë, ky do të fitojë. Në çdo rast unë personalisht nuk do të bëja koalicion parazgjedhor me LSI dhe me këtë kurs që ka, nuk do t’i sugjeroja PD-së, në asnjë mënyrë një koalicion me këtë forcë politike,” u shpreh Berisha.
O zoti Sale,po ti a nuk e ke mare vesh se te gjithe PD istet kane kaluar me LSI ne qe te ngelen ne pune?
Jane ata qe neser do te te sjellin ty ne pushtet dhe ti me ata do te besh hajer,sepse ata ja kane mare doren kesaj pune, nga nje parti ne tjetren dhe qendrojne gjithmone ne kembe.
Militantet e majte dhe te djathte le te shterngojne teserat e partive.