Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha sulmoi sërish opozitën për tre ligjet e integrimit. Ai tha se ideja për të realizuar një referendum, nëpërmjet të cilit shqiptarët të pyeten për tre ligjet, ka gjetur mbështetje të gjerë. Berisha kërkoi nisjen e punës për përgatitjen e referendumit popullor, i cili sipas tij duhet të mbahet pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Berisha tha se statusi po mbahet peng nga opozita, e cila nuk i voton tre ligjet kyçe për integrimin e vendit. “Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, muri i bllokimit do të rrëzohet përmes referendumit plebishitar. Statusi bllokohet nga zoti Rama dhe ligjet janë në parlament. Referendumi do të hapë në mënyrë të sigurt rrugën për votimin e tyre, natyrisht pas zgjedhjeve, pas ligjet e vendit nuk lejojnë mbajtjen e referendumit 6 muaj para zgjedhjeve. Referendumi mbetet për tu mbajtur pas zgjedhjeve”, u shpreh Berisha.
Duam të dimë se kur Saliu do të bëjë Referendumin për mushkat që nuk pjellin. Dhe për dhitë që mbajnë bishtin përpjetë.
Avash, avash , O Sale ! E ke marre revan dhe ky revan do te thyeje koken me 23 Qershor. Tri ligjet do t’i votojne te tjeret,pa ty dhe pa zonjezen Jozepine ; atehere nuk ka nevoje te harxhojme edhe disa milione per te bere referendumin .