Kryeministri Berisha komenton në Facebook takimin e djeshëm me mësuesit dhe pedagogët e Elbasanit. Në një postim në rrjetin social, Berisha thotë se shqiptarët renditen ndër të parët për ndjekjen e shkollës, por problem kryesor për vitet e ardhshme mbetet rritja e cilësisë së arsimit. Berisha shkruan se propozimet dhe kritikat e mësuesve të Elbasanit do të përfshihen në programin e PD-së për arsimin.
“Takimi i djeshëm me mësuesit në qytetin e Elbasanit, djepin e arsimit tonë kombëtar, ishte frymëzues! Unë aty isha thjesht si një ish-nxënës që ka admiruar shumë mësueset dhe mësuesit e tij, si një prind dhe gjysh i vëmendshëm për shkollimin e fëmijëve, mbesave e nipërve të tij, si një qytetar që beson dhe nderon shumë dijen dhe vlerat e saj. Në ekspozenë time, theksova se këto vite iu kemi faktuar shqiptarëve se për ne arsimi është çështja më serioze. Ne mbajtëm premtimet; rritëm 120 deri në 150% rrogat e mësuesve, shtrimë internetin në 2000 shkolla të vendit nga vetëm 40 shkolla me internet në vitin 2005, rritëm nga 900 në 24 mijë numrin e kompjuterave në shkolla, ndërtuam dhe rindërtuam mbi 1300 shkolla. Sot 92% e nxënësve që mbarojnë arsimin bazë ndjekin shkollat e mesme dhe 72% e maturantëve ndjekin universitetet. Këto janë ndër nivelet më të larta në botë. Por qëllimi ynë më kryesor për 4 vitet e ardhshme është cilësia dhe rritja e saj. Mësueset dhe mësuesit shprehën dje mendime, propozime, kritika, opinione, që do të pasurojnë shumë programin e PD për 4 vitet që vijnë. Arsimi ka qenë dhe do jetë përparësia jonë më madhore! Sb”, shkruan kryeministri.
per car nivelesh flet more i semure mendor skizofrenia qe te ka pllakosur ka kaluar cdo nivel ik moe psiqik i kalbur se e shkaterrove shqiperinr sali qingla…
pas koqeve te mija vjen sali degjenerata sali -shkerdhat berisha rrugaqi
ky eshte rezultat i sistemit socialist qe futi dashurine dhe detyrimin per shkollen ,por keta nuk ta japin ty voten
po! por ti do te mbahesh mend se ktheve analfabetizmin ne Shqiperi.
te dhjefsha ne aiped e ne telefon se ato i ke vetem kur te therrrasin fallangat e krimit vetem kur vret more rrugaq vuqidoli