Në këtë pjesë të dytë të intervistës, Kurt Kola rrëfen sjelljen e dhunshme në vitin 1994 ndaj shtresës së ish-të përndjekurve politikë. Hyrja në grevën e urisë, kërkesat e ish-të përsekutuarve, etiketimi si huliganë dhe spiunë të sigurimit nga qeveria e atëhershme dhe roli i Azem Hajdarit. Vizita e Ylli Popës dhe Kujtim Çashkut te grevistët dhe manipulimi që u bë me ndërprerjen e dhunshme të grevës…
Tani, Kurt, le të kthehemi te greva e urisë e vitit 1994… Mund të ishte shmangur ajo grevë?
Po, greva mund të ishte shmangur. Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë kishte paralajmëruar për një grevë të tillë, në rast mosplotësimi nga ana e Qeverisë të një sërë kërkesash për kompensimin e vuajtjeve të tyre në burgjet dhe kampet komuniste. Qeveria e kish premtuar këtë, por ky kompensim, sipas shoqatës, po zvarritej ose po bëhej i padrejtë. Kishin filluar bisedimet Shoqatë – Qeveri dhe, pasditen e 4 gushtit, u arrit një marrëveshje me 10 pika, 8 nga të cilat ishin quajtur plotësisht të realizueshme, ndërsa për dy do të vazhdonte diskutimi. Në zyrat e Kryeministrisë të dy palët ishin gëzuar për arritjen e marrëveshjes dhe e kishin “festuar” me Coca-cola e kafe. Ish – të përndjekurit politikë u shpërndanë qetësisht nëpër familje, të lehtësuar se nuk do t’u riktheheshin më privacioneve si të kohës së diktaturës.
Pra, greva u shmang në momentin e fundit… Po atëherë, pse hytë në grevë?
Pikërisht këtu qëndron meseleja. Në orën 20, ne, ish të përndjekurit u përqendruam para ekraneve të TV për të dëgjuar lajmet ku, padyshin, arritja e asaj marrëveshjeje atë pasdite do të përbënte lajmin më të rëndësishëm të ditës. Mirëpo, pikërisht në ato momente pësuam një shock të vërtetë: Në vend të marrëveshjes së lidhur, u transmetua një deklaratë e Qeverisë, ku ne, ish – të përndjekurit e diktaturës komuniste, cilësoheshim ekstremistë, fashistë, agjentë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të manipuluar nga Johanesburgu (domethënë nga Leka Zogu) etj., etj., një lumë epitetesh të rënda me ngarkesë të theksuar politike. Sapo dëgjuam atë deklaratë, në mënyrë të vetvetishme dhe me një shpejtësi të rrufeshme, për gjysmë ore, në mjediset e shoqatës u grumbulluan disa qindra vetë, ish – bashkëvuajtës të mi, të cilët këmbëngulën dhe vendosën unanimisht fillimin e menjëhershëm të grevës së urisë. Ishin mjaft të revoltuar nga ato që kishin dëgjuar dhe, më shumë se të revoltuar, ishin të fyer. Edhe unë si ata. Më shumë se 200 e filluam grevën në çast… E njëjta gjë ndodhi edhe në Shkodër, në Durrës, Kukës, Fier, Lushnjë e në shumë qytete të tjera.
Greva vazhdoi për më shumë se një javë, ndërsa u ndërpre në ditën apo natën që me grevistët u bashkua Azem Hajdari. Janë hedhur më pas dyshime për rolin e Azemit. Ju si e gjykoni atë rol pas afro 20 vjetësh?
Është e vërtetë që në ditën e tetë të grevës u bashkua me ne edhe Azem Hajdari. Ai ishte dputet i PD-së, por më shumë se kaq ai ishte udhëheqës i lëvizjes studentore të dhjetorit 1990 dhe ish-të përndjekurit e donin atë, e respektoni dhe shpresonin shumë tek ai. Hyrja e Azemit në grevë, na dha shumë zemër. Ndodhi që atë natë u ndërpre greva në mënyrë të dhunshme. U bë një terror i vërtetë. Jam lemerisur me ato që më kanë parë sytë atë natë. Na rrahën, na hoqën zvarrë, na shanë e ç’nuk na thanë. Thonë se Azemi ishte kolonë e pestë për të thyer grevën. Unë nuk mendoj kështu. Edhe në atë kohë, edhe më vonë në diskutimet dhe analizat që kam bërë më rezulton se Azemi ishte me ne. Ai nuk erdhi që të na tradhtonte. Azemi ishte konsekuent. Ai na mbështeti që në ditën e parë, por edhe më pas. Ai nuk e donte qeverinë e asaj kohe dhe kishte shumë pakënaqësi me Berishën. Unë nuk i pranoj akuzat apo dyshimet që hidhen sot ndaj tij. Azemi ishte idealist dhe si i tillë vdiq. Këtë mendim për Azemin ndaj edhe me avokat Ngjelën. Azemi ishte në krahun tonë. Greva u ndërpre në ditën e 8-të, natën. Disa orë para se të ndodhte kjo, kishte hyrë vullnetarisht në grevë deputeti Azem Hajdari, i cili përveçse ishte bërë garant për jetën tonë, kishte dorëzuar në mënyrë demonstrative dhe në shenjë rebelimi ndaj partisë së tij dekoratën Pishtar i Demokracisë. Hyrja e Azemit në grevë i qetësoi grevistët ndaj ndonjë ndërhyrjeje të mundshme të policisë, sikundër flitej. Azemi ishte betuar me nderin e deputetit se nuk do ta lejonte kurrsesi këtë. U tha se ndaj nesh nuk u përdor dhunë. Është një mashtrim i turpshëm. U tha se dolëm vullnetarisht nga greva. Nuk është aspak e vërtetë. Janë të gjitha mashtrime dhe trillime të qeverisë së Berishës.
Çfarë kujtoni tjetër nga ajo grevë?
Gjatë ditëve të asaj greve pushteti në të vërtetë ishte mjaft i shqetësuar dhe i përdori të gjitha format për ta ndërprerë grevën. Një natë rreth mesnatës mbërritën te grevistët përfaqësuesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Prof. Ylli Popa dhe kinoregjisori Kujtim Çashku. Në bisedën që ata patën komisionin e grevës fliste vazhdimisht Çashku, ku lehtësisht dallohej përpjekja për ta mbyllur grevën. Çashku edhe premtonte për ndërmjetësimin në Qeveri. “Ju kini ardhur në emër të Komitetit të Helsinkit apo të Qeverisë?” – e pyeta unë. Ndërsa një anëtar i komisionit të grevës i ngarkuar për lidhjet me shtypin, ndërhyri: “Zoti Çashku, nuk iu shkon fare ky mision që keni marrë përsipër si avokat i Qeverisë. Dikur, kur ishim në burg, e di ti që na çonin me forcë për të parë filmat e tu, për t’u edukuar me dashurinë për partinë dhe shokun Enver?! Ndërsa tani… Bëni gabim që merrni përsipër gjëra që nuk ju takojnë, se diskreditoheni. Do të besoja sinqersisht ato që thoni po t’i dëgjoja nga goja e profesor Yllit. Ndërsa nga ti…”. Çashku u çarmatos dhe u ngrit. Përpjekja e tij nuk dha asnjë rezultat.
Ju njiheni si një kundërshtar i Sali Berishës. E kini akuzuar atë për shumë gjëra, madje edhe si një njeri me dosje. Ku bazoheni për këtë?
Unë ua thashë edhe dje. Mjafton rasti i Hysen Shoshorit për t’u bindur se Berisha ishte jo vetëm një komunist fanatik, por edhe një njeri i Sigurimit të Shtetit. Pse nuk i hapi dosjet e sigurimit Saliu? Ta them unë. Sepse ai ishte dhe është më i përlyeri nga të gjithë. E që të jetë e pastër një familje, pastërtia fillon nga kryetari i familjes. Saliu ishte president dhe kryeministër, pra ishte në njëfarë mënyre ‘kryetar familjeje’. Mirëpo në vend që të pastrohej vetë, ai i donte të gjithë anëtarët e familjes sa më shumë të përlyer, që të ngjante vetë sa më i pastër. Prandaj dhe them se ai është një nga komunistët më të zinj që kam njohur.
Si ndodhi kapërcimi juaj tek e majta? E kam fjalën për aleancën që keni bërë me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, në një kohë që Edi Rama shahet gjithë ditën si pinjoll komunisti dhe që po krijon një elitë të re bllokmenësh?
Kjo është një histori më vete. Kalimi im në krahun e Edi Ramës nuk ishte momental, as i rastësishëm. Është një histori më vete kjo. Jam bindur se Edi Rama dhe PS janë më demokratë se Sali Berisha dhe PD. Mos dëgjoni pallavrat e Sali Berishës. Edi Rama vërtet është bir komunisti, kurse Sali Berisha është komunisti safi, sekretar partie që ka persekutuar njerëz dhe ka vrarë njerëz. Edi Rama nuk ka qenë asnjë ditë komunist. Madje ishte ai që bënte bashkë me Ardian Klosin leksione për demokracinë në Institutin e Arteve. Ohu, janë larg, Berisha me Ramën. Disave u duket e panatyrshme aleanca ime me socialistët, por unë mendoj se nuk ka asgjë për t’u çuditur: Ish-komunistët më fanatikë sot i ke në Partinë Demokratike që vazhdon të sundohet nga Sali Berisha. Kjo është për të ardhur keq, pasi veç emrit, në atë parti nuk ka asgjë demokratike.
Hysen Shoshori është gjallë…
Në pjesën e parë të intervistës që botuam dje, gabimisht, kur flisnim për Hysen Shoshorin, kemi folur në kohën e shkuar, pra sikur Ceni ka vdekur. Në fakt Ceni është gjallë, pohoi Kurt Kola. Më telefonuan nga familja e Cenit dhe më thanë: Po Ceni është gjallë, more Kurt. Nuk i del shpirti pa e parë Sali Berishën në gjyq. Madje kërkon të dalë dëshmitar në gjyqin e Saliut, nëse do t’i bëhet gjyq ndonjë ditë… Pra le ta bëjmë këtë korrigjim dhe ta marrin vesh lexuesit e nderuar të gazetës ‘DITA’ se Hysen Shoshori është gjallë. Le ta marrë vesh edhe Sali Berisha.
Lajmin për Cenin na i konfirmoi edhe gazetari investigues Artan Hoxha që është marrë gjatë edhe me problemet e ish-të përndjekurve. Ai tha për gazetën ‘DITA’ se Hysen Shoshori është gjallë, por në gjendje të rënduar shëndetësore.
* * *
Kola: Berisha komunist ishte, komunist mbeti. Rasti ‘Shoshori’ provoi që ka dosje
(Pjesa e parë e intervistës, botuar dje në DITA)
Ish-Kryetari i Shoqatës Kombëtare të ish-të përndjekurve politikë, tashmë kryetar i partisë ‘Rruga e Lirisë’, Kurt Kola, në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’ prononcohet për debatin e ditëve të fundit që ka të bëjë me ‘Çështjen Katovica’. Ai mendon se Katovica është zbatuar në mënyrë fanatike.
Zoti Kurt, ditët e fundit është hapur një debat i gjerë në lidhje me atë që është quajtur ‘Çështja Katovicë’. Sipas jush, a ka pasur një Katovicë shqiptare?
E kam ndjekur me vëmendje këtë debat dhe jam trazuar shpesh në mendimet e mija lidhur me ato që thuhen e nuk thuhen për Katovicën. Në gjithë këtë debat apo diskutim publik që bëhet mua bën përshtypje fakti se sa të rafinuar qenkan këta komunistët që duan akoma të vazhdojnë t’ia shtojnë dhimbjet këtij populli. Unë i përkas shtresës së ish-të përndjekurve politikë dhe kam një ndjeshmëri edhe më të madhe për këtë çështje. Unë kam pasur qysh në fillim bindjen se Katovica ekziston, platforma e saj ekziston dhe është zbatuar pikë për pikë në Shqipëri. Ka disa që e mohojnë, thonë se nuk ka ekzistuar një platformë e tillë. Këta janë ramizistët e fundit, quajini po të doni berishistë apo nanoistë. Nga të gjitha shkrimet, intervistat dhe analizat e ditëve të fundit, më ka pëlqyer në mënyrë të veçantë njëra ku argumentohej se ç’rëndësi ka ekziston apo jo një dokument i tillë autentik, rëndësi ka që platforma e Katovicës është zbatuar me përpikmëri për më shumë se 23 vjet dhe këtë e tregon gjendja aktuale e ish të përndjekurve dhe ish-pronarëve. Sidoqoftë, unë vazhdoj të këmbëngul se Katovica ekziston edhe si dokument. Dokumenti që tregoi Servet Pëllumbi është i vërtetë.
Fatos Nano tha se ato që thotë Servet Pëllumbi janë ‘broçkulla’ dhe Sali Berisha i quajti ‘përralla me mbret’…
Leni mor ata, se ata na e bënë çorbë Shqipërinë. Pse çfarë prisnit ju që ata të thoshin: “Po, ne na ka dërguar Ramiz Alia, ju kërkojmë ndjesë….” As e kanë bërë këtë dhe as kanë për ta bërë kurrë. Ata ishin të zgjedhurit e Ramiz Alisë për të shkatërruar demokracinë dhe ia arritën qëllimit për 23 vjet me radhë. Ata do të përpiqen të mbrohen deri në fund, edhe pasi u ka dalë boja dhe populli i ka flakur tutje si njerëz pa vlerë… Shiko, kam qenë në plazh në verën e vitit 1993. Më afrohet një njeri i panjohur, që më sa dukej më njihte se kush isha e më thotë: Unë të njoh, po kot përpiqeni. Nuk ka rëndësi si më quajnë, jam një diplomat që i di punët shumë mirë nga brenda. Juve ish-të përndjekurve dhe ish pronarëve po ju mashtrojnë shumë keq dhe do të vazhdojnë t’ju mashtrojnë, por kurrë nuk do t’i fitoni të drejtat tuaja. Nuk do t’u lënë kurrë të ngrini kokën… Ky njeri që më tha këto fjalë më tha se ishte një diplomat, nuk ma tha emrin, por pa dashje më qartësoi për atë që më vonë do të quhej platforma e Katovicës. Më është kujtuar shpesh ky episod dhe më vjen keq që atij njeriu nuk ia mësova dot emrin.
Çfarë i dallon dhe çfarë i bashkon sipas jush Fatos Nanon dhe Sali Berishën?
Në fakt, unë nuk shikoj ndonjë dallim të madh midis tyre. Pavarësisht se ata drejtonin dy parti gjoja kundërshtare me njëra-tjetrën, në thelb punonin për të njëjtin qëllim. Koha e vërtetoi plotësisht këtë. Ata janë pjella e Katovicës dhe të tillë do të fiksohen në histori, për turpin e tyre. Për Fatos Nanon nuk kam pasur asnjë iluzion qysh në fillim, kurse poshtërsia e Sali Berishës qëndron në faktin se ai e vazhdoi luftën e klasave në kushte të reja. Ai u tall dhe nëpërkëmbi ish-të përndjekurit politikë dhe ish-pronarët pasi mori votat e tyre dhe mori pushtetin.
Sidoqoftë, ju ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët e kini mbështetur PD-në dhe Berishën thuajse në të gjitha zgjedhjet që janë bërë në Shqipëri, apo jo?
Kjo nuk është plotësisht e vërtetë, ose është pjesërisht e vërtetë. Ne e kemi mbështetur maksimalisht në fillim PD-së dhe Berishën pasi ata morën në dorë flamurin e antikomunizmit. Me votat tona Berisha mori pushtetin në 92-shin dhe u soll si një satrap me ne. Por shumë prej nesh do të zhgënjeheshin vit pas viti e muaj pas muaji, saqë tani mund të them se rrallë mund të gjesh të përndjekur dhe ish-pronarë që t’i besojnë. Ai ishte dhe mbeti një komunist safi…
Unë kam qenë në sallën e mbledhjes kur u përjashtuan nga partia demokratike mocionistët në gusht të vitit 1992. Jam rrëqethur. Ata i shanë, i fyen, i pështynë dhe mua mu kujtua gjyqi i ‘sabotatorëve’ të kënetës së Maliqit në vitin 1946. Ja kjo ishte Partia Demokratike e drejtuar nga komunisti Sali Berisha! Kur u zgjodha kryetar i Shoqatës së ish-të përndjekurve më 1993, ai porositi ministrin e Brendshëm të asaj kohe Bashkim Koplikun se ‘kush është ky që po na merr shoqatën”. Nuk më besoi asnjëherë. Ma mbushi shoqatën me militantë të PD-së që ta shkatërronte… Por zhgënjimi më i madh më erdhi kur po atë vit Berisha u soll aq harbutërisht me ish pronarët dhe ish-kulakët që ishin futur në një grevë urie brenda selisë së Partisë Republikane. Me atë sjellje që manifestoi Berisha, u binda se ai është një komunist i pandreqshëm dhe i pamëshirshëm që, për hir të pushtetit të bën gjëmën, ashtu siç ia bëri disa herë Shqipërisë dhe këtij populli…
Një nga akuzat më të rënda që i është bërë Berishës është se në mesin e viteve ’70 ai ka dalë dëshmitar në gjyqin e Hysen Shoshorit. Por Berisha e ka mohuar një fakt të tillë. Si e shpjegoni ju këtë?
Le të përpiqet sa të dojë Berisha. Atë tani e di gjithë bota. Ia ka thënë botërisht vetë Ceni kur ishte gjallë, për të kanë shkruar gazetat. Po Berisha e mohon se i dalin lakrat. Pse nuk i hapi dosjet asnjëherë Sali Berisha? Sepse edhe vetë ishte me dosje…. Unë ta argumentoj këtë. Ti më pyete për Hysen Shoshorin. Hyseni ishte një hero, një qdnrestar i rrallë. Ai shpërndau më shumë se 41 mijë trakte për 12 vjet me radhë, nga 1963-shi deri në 1975-n kur e kapi Sigurimi i Shtetit. E dënuan me vdekje. Presidiumi i Kuvendit Popullor, ku bënte pjesë edhe Enver Hoxha, i fali jetën dhe e dënoi me 25 vjet burg. Mirëpo në gjyq, sekretari i Partisë i Fakultetit të Mjekësisë Sali Berisha tundte një trakt të Cenit dhe bërtiste: Ky njeri që ka ngritur krye kundër Partisë dhe shokut Enver duhet varur në litar! Dhe çfarë trakti mbante në dorë? Një trakt të vitit 1963! Ku e gjeti Berisha atë trakt? Ia dha Sigurimi e i tha shko e nxirre në gjyq. Si e ruajti 12 vjet Saliu atë trakt kundër Partisë dhe Enverit? Ja pse them se Berisha është njeri me dosje…
Më 1994 ju si shoqatë e ish-të përndjekurve politikë bëtë një grevë urie, e cila në të vërtetë i ngjante një tërmeti dhe e lëkundi fort regjimin e Berishës në atë kohë. Pse dhe si shkuat drejt asaj greve?
Po, ajo grevë ishte një ngjarje shumë e rëndësishme që e diskreditoi jashtëzakonisht shumë regjimin e Berishës. Çfarë kërkonim ne? Kompensimin ekonomik të vuajtjeve tona gjatë viteve të diktaturës. Pra ishte një grevë me kërkesa ekonomike drejtuar qeverisë… Nja pesë ditë para se të fillonim grevën, unë pata një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Uilliam Rajerson. Ai kërkoi të dinte pse do të hynim në grevë. Ia shpjegova se si qeveria po zvarriste trajtimin ndaj të ish të përndjekurve. Pasi u mendua pak, Rajersoni më tha: Ju këshilloj që të mos hyni në grevë për kërkesa ekonomike. Unë nuk e dëgjova ambasadorin Rajerson dhe ne hymë në grevë… Më vonë, madje edhe sot e kësaj dite kam pyetur shpesh: Pse më tha ashtu Rajersoni? Ne e paragjykuam pasi ai njihej si mik i Berishës, mirëpo më pas i kam dhënë të drejtë. Amerika mbase kërkonte lëvizje politike për të larguar një komunist si Berisha nga pushteti. Të paktën kështu e kam interpretuar këshillën e Rajersonit dhe jam bindur për këtë….
Vijon
PAK HISTORI
Ndëshkimi i mocionistëve
Në PD mocionistët u shfaqën së pari në gusht 1992, menjëherë pas humbjes së PD në zgjedhjet lokale të 26 korrikut. Humbja në ato zgjedhje ishte veçanërisht e rëndë, pasi vetëm katër muaj kishin kaluar nga ardhja në pushtet e kësaj force politike me një shumicë dërrmuese në parlament. Verdikti i popullit më 26 korrik, duke e kaluar balancën në anën e opozitës, si një skopi e fuqishme i tregoi PD-së defektet e saj serioze, “sëmundjet” e saj që për shërimin kërkonte masa të rrepta dhe urgjente.
Mocionistët si Imami, Pashko, Demeti, Teta, Zogaj etj., më së shumti ishin bashkëthemelues të Partisë Demokratike dhe, si të tillë, e njihnin mirë atë dhe defektet e saj. Ndaj dhe propozuan masat “profilaktike” të shërimit, ndryshimet që duheshin bërë urgjentisht në metodën dhe praktikën e punës së Partisë, në strukturimin dhe vizionin e saj. Këto ndryshime i diktuan zgjedhjet e 26 korrikut dhe ata mendonin se duheshin bërë një sërë rektifikimesh të domosdoshme. Ata gjykuan se pikërisht atëherë ishte koha më e përshtatshme për të bërë këto ndryshime.
Elektorati i djathtë këmbëgulte për heqjen e komunistëve dhe bijve te tyre nga drejtimi i PD, pa menduar gjatë se kush e krijoi PD. Pa menduar më tej se i pari që duhej të ikte nga PD-ja ishte Berisha, një ish-sekretar fanatik i PPSH-së. Kjo çështje nuk u përfill ndonjëherë nga kryesia e partisë. Kryesia u nda pak a shumë në dy grupe. Mbledhja në Pallatin e Kulturës për heqjen e mocionistëve u përshkua nga një fanatizëm dhe egërsi e paparë, tipike për gjyqet komuniste. G. Pashko, A. Imami, P. Zogaj, A. Demeti e të tjerë, u përpoqën të shpjegonin se çfarë përmbante mocioni, por salla as që donte t’ia dinte. Ata dinin një gjë: Berisha nuk i do ata! Ulërimat: “Qorri! Hajduti! Komunisti! Dil perjashta!”, etj. nuk i lanë Pashkon e Imamin të flisnin asnjë fjalë. Ulërimat filluan përsëri dhe Arben Demeti, duke parë se nuk do të mund të fliste për çështjet e ngritura në mocion, mundi vetëm të thotë: “Kjo nuk është ajo Partia Demokratike që krijuam! Pika e parë e statutit të saj është fjala e lirë”. Kishte nga ata që nuk e ndjenë veten mirë në mes të këtij fanatizmi e që imagjinonin se kështu do të hiqeshin dhe të tjerë. Kishte ditë që kishte filluar shmangia e servilëve, qe ju vinin sa para mbrapa mocionistëve, por mbas mbledhjes, ata nuk ua kthenin shikimin, jo më që për t’i përshëndetur, as bëhej fjalë! Mocionistët e kuptuan, për herë të parë, se ç’do të thotë “të jesh me biografi të keqe”.
Greva e pronarëve dhe ish-kulakëve
Kur në qershor 1993 forcat e rendit ndërprenë forcërisht një grevë urie të shoqatës Pronësi me Drejtësi dhe ish-kulakëve, në opinionin shqiptar pati mendime të ndryshme, ku mbizotërues ishte mendimi se shteti kishte vepruar në mënyrë të drejtë. Jemi në një shtet demokratik dhe problemet duhen zgjidhur me dialog, në rrugë demokratike, dëgjohej të thuhej dhe shkruhej në shtyp. Praktikave të grevave të urisë u duhet dhënë fund njëherë e mirë…
Me një grevë urie në shkurt të ’91-shit ishin rrëzuar monumentet e Enver Hoxhës. Po me grevë urie tre muaj më vonë ishte rrëzuar Qeveria e Fatos Nanos. Mirëpo nëse atëherë grevat e urisë quheshin të justifikuara, pasi bëhej fjalë për ndryshimin e sistemit politik, tani ç’kërkonin këta grevistë urie, që më së shumti, ishin aleatë të PD-së ose që kishin përkrahur fuqimisht ardhjen në pushtet të kësaj force politike? Arsyetohej kështu, pa hyrë në thelbin e problemit.
Ish-pronarët dhe ish-kulakët, të organizuar në shoqata, kërkonin rishikimin e ligjeve të shtetit për kthimin dhe kompensimin e pronave të tyre legjitime. Ata, në emër të 20 000 qytetarëve ish-pronarë, nuk pajtoheshin me ligjet e miratuara në parlamentin e parë pluralist dhe me zvarritjen që administrata e re po i bënte zgjidhjes së këtij problemi. Kishte kaluar më shumë se një vit nga ardhja në pushtet e demokratëve dhe ata ende nuk e kishin vërë re ndryshimin… Disa dhjetëra prej tyre u ngujuan në grevë në selinë e Partisë Republikane, por grevë pati edhe në Shkodër e në disa qytete të tjera. Takimet e përfaqësuesve të Presidencës, Qeverisë dhe Parlamentit me grevistët në Shkodër dhe Tiranë, nuk dhanë asnjë rezultat. Në një deklaratë të zëdhënësit të Kuvendit Popullor më 9 qershor, kërkesat e grevistëve, të përmbledhura në pesë pika, konsideroheshin ultimative dhe në kundërshtim me frymën e dialogut. Kryesia e Parlamentit u bënte thirrje grevistëve të ndërprisnin grevën, ndërsa premtonte se do të merrte në konsideratë kërkesën për rishikimin e ligjeve përkatës, por shtonte se janë deputetët e zgjedhur nga populli ata që vendosin dhe miratojnë ligjet… Ligjet nuk mund të ndryshohen me anën e grevave të urisë, theksohej në deklaratë.
Nënteksti: Mos prisni gjë, se nuk bëjmë ligje siç i doni ju. Ne jemi shumica dhe bëjmë si të duam!…
Disa orë më vonë, natën duke gdhirë 10 qershori, ndërhynë forcat e rendit dhe i nxorën me forcë grevistët nga ngujimi. Grevistët ishin tepër të zemëruar me këtë qëndrim të policisë, domethënë të shtetit, të cilin ata dikur e kishin përkrahur për të marrë frenat e Shqipërisë.
Në mënyrë të veçantë zemërimin e shfaqte kryetari i shoqatës Rrapo Hajredin Danushi. Në intervistat që ai dha ato ditë dhe më vonë, u distancua hapur dhe prerë me regjimin e Berishës, duke e quajtur neokomunist, despotik etj.
Parlamenti më vonë e mori në shqyrtim (më saktë: bëri sikur e shqyrtoi) kërkesën e ish-pronarëve, por shumica parlamentare e PD nuk e zgjidhi asnjëherë problemin e ish-pronarëve përfundimisht. Ish-pronarët nuk i pushuan asnjëherë protestat e tyre deri sa çështja e tyre është arkivuar në gjyqin e Hagës, të cilin ata e shikojnë si shpresën e fundit.
NJE ZHELAN I POLITIKES KREATIVE
Dy fjale Xhevdetit: sado te perpiqesh te mbrosh teorine e “Katowices” ramizaliste, nuk mund te ndryshosh fakte historike te publikuara ne ditendodhjen e ngjarjeve. “Carta canta” thone italianet – letrat kendojne, flasin me shume se çdo harrese e mjegulluar ne “nuk di emrin, nuk me kujtohet, me tha e me ka ngelur ne mendje”.
Ne Katowice siç e kam komentuar edhe dje eshte mbledhur Poup-i polak qe doli me nje dokument “platforme” qe qelbesira Ramiz Alia per te fshehur ate qe realisht i ndodhi, per te maskuar falimentimin e tij te kercenuar edhe me nderhyrje suhtarake te flotes se gjashte amerikane, me pehlivanllekun e tij kodoshian apo mundet edhe me nje “sygjerim” te shume kerkuar nga ai vete, krijoi kete teori monstruoze e sharlatane te vetequajtur “Katowica”.
Ja si e komenton kete dokument te polakeve gazetari italian Romolo Caccavale:
…i quotidiani hanno pubblicalo la scorsa settimana le decisioni adottate dall’ufficio politico del Poup che saranno discusse dal Comitato centrale a partire da domani 25 novembre (1987).
Essendo stato diffuso quattro giorni dopo l’annuncio della ‘Stangata» economica, il testo politico-ideologico del partito ha suscitato minore teresse.
Eppure si tratta di un documento ricco di novità che, tra l’altro, lascia intravedere quale spazio consente la linea di Gorbaciov ai dirigenti » del paesi alleati. In esso, come «l’Unità» ha già reso noto, si annunciano importanti riforme istituzionali e cioè
– decentramento delle decisioni politiche a favore dei organi locali di governo,
– revisione del sistema elettorale per impedire manipolazioni nelle liste,
– possibilità di un secondo ramo del Parlamento per controbilanciare il peso
della DIETA (parlamento polaco) dominata dal comunisti
– ampliamento dei diritti civili e delle libertà politiche come la libertà di parola
e di associazione», pur senza giungere al recupero di Solidarnosc le cui strutture continuano a essere considerate illegali e istituzionali a parte, di rilievo sono anche i principi che animano il documento.
Esso afferma a chiare lettere che il rinnovamento del socialismo «non è collocabile
nel modello staliniano ormai superato e dei cui postumi dobbiamo liberarci una volta per sempre», e che per svolgere il suo «ruolo dirigente» il partito deve prima dimostrare ta sua propria capacità di rinnovamento….
Pra dokumenti polak i Katowices ekziston dhe eshte platforma e tyre (polakeve) qe Ramiz Alia pas shume viteve dhe pas rrjedhjes se shume ngjarjeve e beri te veten, duke shtuar edhe idete e tij brilante.
Per ta bere kete dokument me te besuar theriti ne ndihme Xhevdetin, Grecen, Kolen, Lesin, Islamin (Berdri), Pellumbin e kush e di sa te tjere do degjojme e shohim ne te ardhmen ne mbeshtetje te kesaj teorie.
Dua ti kujtoj autorit te intervistes per te patur nje ide te bazuar ne dokumenta te shkruara le te kerkoje organin zyrtar te “American Freedom Society” te quajtur “The spot light” ku jane intervistuar ne vitin 1993 Tony Blair i Edi Kristaq Anife Rames e ne vitin 1995 Emma Bonino gjithnje e Edi Rames.
Ne se ke qene i vemendeshem ne takimin Rama-Bonino e para pyetje qe Bonino i beri Rames ishte: “Si te shkuan punet ne amerike…
Besiana ,a e di kur e fitoi luften djalli ???
KUR I BINDI TE GJITHE QE NUK EKZISTONTE !
Zhelan …KURD KOLES ???
Shume guxim nga ana juaj ,me te vertete shume guxim .
Me kane edukuar qe para se te gjykoj te tjeret ,duhet te bej rrugen e tyre ,duhet te qaje si ata ,duhet te rrezohem si ata ,duhet te ringrihem sa here u ringriten ata
Si duket dhe ju ,keni qene ne burg ,keni lindur femijet ne internim dhe po atje i keni rriturr ,si mbiemer ky Zoteria me duket se ka nja 200 e ca vjet internim mbi shpine …nuk besoj se jam shume e sakte por ju qe e gjykoni besoj se do keni jetuar me keq ….se ndryshe nuk do guxonit …them logjika ime …por e juaja ?
Ndoshta thote fjale te nxituara !
Ti BESIANA duhet te jesh paciente e spitalit 5.
besiana je per nje “terheqje” te forte se per gje tjeter s’je
Dhe ateher jane botuar dhe keto vargje satire, nga poema :
CA TE DJATHTE NUK BEJNE SHAKA!…
… Edhe te burgosurve,
sala u dha e dukate,
me nje dor’ mbanin vithet!
tjetren,me dy gishtat larte…
Gjithe i pame ashiqare,
i rrahen sa i kerdine,
” Te keqen ” Spacit i thane
se me mire jeshem tek tine…
I fundit doli Azemi
deputeti me me huqe,
Thone kollaj nuk dalka demi,
po nuk pa nje rrobe te kuqe…
E nxorri armen nga brezi
ja vu vetes mu ne sise,
Po shyqyr qe nuk i ndezi,
ky qe fat i Shqiperise!…
Ca te “Djathte”,nuk bejen shaka,
( Parat’ imarin ne leme )
Ne mengjez te thone vella,
nate te ndukin si qen!…
Sali Berisha, Fatos Nano, Sabri Godo, Skender Gjinushi, Namik Hoti, ishin njerezit qe u thirren nga Ramiz Aper te zbatuar dokumentin e Katovices.
Sali Berisha, Fatos Nano dhe Sabri Godo, ishin ata qe i qendruan dokumentit te Katovices, me besnikeri, duke shkaterruar keshtu me dashje, formimin e nje shoqerije demokratike ne Shqiperi.
Lerini BUDALLALLIQET me “KATOVICEN”!!!
Nuk ka patur Katovice,por “UDB”!!!
Te gjithe KATRAHUREN ne Shqiperi e ka bere Sali Berisha,nen dirigjimin e Beogradit,me synim SHKATERRIMIN E SHQIPERISE!!!
Ai e realizoi ate 100% dhe tani themi ,se do “RILINDIM”!!!
Plaseni ne Burg Berishen se atehere merr fund “KATOVICA”!!!
Me falni zonja Besiana sa vjec jeni ju..?? Nuk do te desha te dija moshen e sakte por thjesht doja te dija a I perkisni atij brezi qe I kane jetuar ato vite apo jo…?? Leini aktoret e asaj kohe te nxjerrin fakte dhe kunder fakte dhe pastaj mund te diskutojm …Ne qe I kemi jetuar ato vite dhe qe kemi jetuar ne tirane e dime mire se sa konspirative ishin gjerat ne ate kohe dhe sa e forte ishte dhuna psikollogjike dhe se ne sa sita duhet te kaloje qe te ishe I besuari I udheheqjes se aso kohe.. A e dini ju qe atehere ne kohen qe isha une ne gjimnaz po te thoje qe pse eshte mishi me tollon shkoje ne burg per agjitacion e propagand ..E dini ju zonje apo zonjushe qe po ti thoje dikujt qe sme pelqen qeveria dhe ai person nuk shkonte te denonconte ate personin e priste burgu I perjetshem per bashkpunim me armikun e klases..?? Kush I ka jetuar ato kohe e dine saktesisht cdo te thote te ishe prane byrose politike se ne sa sita kishe kaluar dhe se sa I besuar duhet te ishe…
ka patur nje lidhje te nendheshme, te detyruar e te dhunshme midis Sigurimit dhe Sali Berishes – ka njerez qe pohojne se edhe martesa e toij me sllabodanken eshte sajuar nga Sigurimi – Pse ? – E kush guxonte te martohej me grua serbe ne ate kohe dhe me tej edhe kush, komunisti fanatik Satrap Birisha?)
Edhe e madhja Besjana e mbyll kometin e saj te famshem me nje pyetje te cditeshme qe i qenka bere Rames, si, Si te shkuan punet ne Amerike?!…Uauuuu… Sa rrenqethese,sa mister brenda kesaj pyetj(!) Kur pergjigja moj besjana eshte fare e thjeshte: Punet ne Amerik,me shkuan shume,shume mire… Mire xhanem,po ne gjithe kete sekret te madh ku s’futet as miza,si je futur ti besjana?! Kaq e zonja paske qene ti moj qyqe?!…Sepse keto qe na ke servirur ketu i ka ditur vetem ramizi dje dhe besjana sot(!)
Mos kjo besjana eshte mbesa e Saliut Desara qe ka dal se i ka qejf mitingjet dhe keto perralla ja tregon gjyshi i saj?
Ose mos ka qen Bes dhe ka kalu ylberin dhe na eshte bere besjana.
Arsyetim i qartë dhe plotsisht me kërkesat shqiptare sot,pavarsisht se këta të persekutuar e mbështetën fort Katovicën.Them kështu se po pranove Katovicën,ke pranuar Berishën,ose si duhet quajtur,si lexova diku, Frankensteini shqiptar;(Lubia,xhindi,kanibali) krijuar me “projekt e detaje” nga Ramiz Alia. Po krijuam këtë bindje, ekuacioni matematikor(politikisht) shkon tek Jago dhe përfundon në dhomat e spiunazhit në Beograd dhe Moskë! Këtë mbi të gjitha, Kurt Kola kupton se “skenari” shkaterroi dy segmente të rendësishëm,ish të persekutuaret dhe pronarët,të cilët mbase nuk do ishin mashtruar kaq shumë sikur të ishte bërë ligji i pronës,si në Zvicër a Izrael,sepse do kishin përfituar, ndersa nuk do perfitonte ramizizmi që u super pasurua dhe shkaterroi Shqiperine!Nuk do ishin vrarë mijra se kush do deshironte pronë,tokë,do i drejtohej shtetit për kontrate dhe do merrte për 25-30 vjet me qera pronë,duke konkuruar në treg dhe ndihmuar nga bankat me kredi.Askush nuk do vritej per një shtyrje gardhi se shteti ta mat kokën me spango dhe prona pasuri kombëtare!Nga taksat e saj do ishin likujduar ish të persekutuarët!…Kjo nuk u bë sepse Katovica kerkon pushtet prej monizmit në formë pluralizmi duke drejtuar ramizistet! Nuk është e vertet që ish të persekutuar nuk mbështeten të gjithë Berishën,pasi të gjithë ish të persekutuaret spiunë u detyruan tê ndihmojnë Berishën.Merr më të fundit, poetin e “burgosur” që u bë ministër,deputet.Shko me tej një fabulist i talentuar si Luan Myftiu,përherë ka sharë e aluduar me të drejtë komunistet që e burgosën,po kurrë nuk ka bërë një fabul kundër Berishës dhe krijesës së Ramizit,partisë PD!Shko më tej,kur digjeshin të gjallë ish të persekutuaret,nje pjese e tyre, tek ish ramizisti Sali(per komunistet e thjeshtë unë nuk kam urrejtje) u bashkuan me Saliun,Lul Bashën,të Klonuarin e Saliut!…Për cfarë flasin këto? Natyrisht që të persekutuaret kanë kontribuar vet për Katovicën,Ramizizmin dhe ndaj sot dalin si “rruar-qethur”. Duhet falenderuar Sovrani që cuditi dhe vet Rilindjen me rezultatin e 23 qershorit të kuptohet pse kjo klasë e vjeter politike duhet të vdes duke treguar një për një ato qe i kurdisën Shqiperisë dhe shqiptarëve,per të mbajtur pushtet të trashëguar( kush është Basha?) dhe pasuri!…Bravo Kurt Kola! Por duhet te flasin me dosjet e tyre hapur Visar Zhiti,Luan Myftiu dhe të tjerë mbështetes të Katovicës…Keta pa u lincuar,pasi duhen mëshiruar për prangat që ramizizmi u ka vënë në shpirt!
@PER JU DERDELLITES DERI HUMBJEN E NDJENJAVE
Une I kam jetuar keto ngjarje, e kur komentoj perdor vetem fakte, e me duket se jane keto qe ju bezdisin kaq shume ju armata komçatkin, qe dini vetem te derdellitni e te ofendoni.
Kurt Kola (emer I çuditshem per nje “shqiptar”) nuk mund te shpike teorine e “Katowices” me : …nuk e mbaj mend kush ishte diplomati se me binte dielli ne sy..
Vazhdoni keshtu: une me dokumenta ju me derdellima
besjana nuk ka ndjenja per trans apo travestit te llojit tend,komentus po ci vini kaq rendesi kesaj besjanes apo kush dreqin mund te jete edhe kjo si gjith ato baxhellet qe i bejne autoparlantin skizofrenit serbo-malazezit sali,dialekt tipi i jozefines,ketyre ju eshte bere shplarje truri nuk i mban me usb-ja memorje..
ZAGARET E TIPIT “SON OF A BITCH”
Degjo nje keshille nga une:
Veru para nje pasqyre dhe shiko me kujdes:
1. pupilat e syçkave tuaja e me siguri do dallosh nje maje-ngritje ne qender te tyre
2. ke te vjella te shpeshta dhe te vjen stomaku deri ne gryke ?
3. te shkon shpesh barku prandaj perdor edhe panolinat per te mos ndotur qelbesiren ku jeton ?
4. nuk arrin te kuptosh pse te dridhen duart ?
5. kemishat i nderron shtate here ne dite nga djersa qe te vjen edhe kur bie debore ?
6. dukesh sikur qan gjithnje nga syte e lotuar edhe kur lexon komentet tuaja e zagareve te tjere te rraces tende ?
7. ke rrahje te shpejtuara te zemres (ne se ke nje te tille) edhe kur fle permbys ?
8. tensionin e ke te larte jo si trashegimi te rraces tende por… ?
9. kur te tjeret habiten pasi te hapet goja shpesh sikur nuk ke fjetur kurre ?
10. ne qenef shkon nje here ne jave e klisterin e ke te domosdoshem ?
11. je gjithnje ne ankth dhe ne nervozizem psiko-motor te perhershem ?
Ta jap une pergjigjen e ketyre dukurive or zagar ediramist :
“Sindrome da astinenza da oppioidi”
besiana moj kooperatva u lul bythsit po ik moj ASS ROTO se ti qeke malli skaduar,keto keshilla apo pyetje mbaji ti per vete se ja paske shume nevojen moj baxhelle,paske bere shume psiko-terapi ane tek 5-sa,te uroj sherim te shpejte,sa per sindrome ti me h..e rroc…en mua po e shikoj qe qenke ne efektin e haloperidolit cfatkeqesi moj bese e shkuar kot.edhe jozefina do te te kishte zili nga dialekti i dhjere qe ti mbart,baxhelle hesapi fundja …
besi gojen me sa shoh dike ta perdoresh mire. bravo te qofte keshtu vazhdo perdore dhe me fort se te shkon
@relin
Edhe une them qe deri ne nje fare menyre ke te drejte Reli I thanave te Babruse, por para se te shkruash mos ha thana se te bien breket nga pesha e dhj…rjes ne mes te kushurinjve tuaj e mund ti sperkatesh siç te ndodhi me tet’eme.
Jam plotesisht dakord me Besianen.Katovica, qe zihet me goje nga nje pjese e personazheve te politikes shqiptare, ska asnje lidhje me Ramiz Aline dhe eshte nje dokument i Partise Polake.R.Alia si njeri i pavendosur dhe i ndodhur midis dy zjarreve (partise se tij injorante dhe kerkesave te shqiptareve per demokraci ) e krijoi kete fabul per te bindur pjesetaret e plenumit se ndryshimi ishte i pashmangshem dhe ata do te vazhdonin te kishin ne dore pushtetin ekonomik. Ne krahun tjeter “gatoi opoziten demokratike”.Pasojat e kesaj loje te Ramizit populli shqiptar po i vuan sot e kesaj dite.U bene 20 vjet qe legjenda e Katovices vazhdon te lakohet nga keta persona injorante.Ne intervisten e dhene nga Gorbacovi gjate vizites ne Shqiperi me rastin e hapjes se kampionatit boteror te shahut, pyetjes se gazetarit tone per Katovicen ju pergjegj : per cfare e keni fjalen !!!!!
Rezultanten e lojes se R.Alise e kemi para syve tane perdite: Shqiperia eshte nje bordello e papare ku nuk as ligj,as rend,as pune, as turizem por vetem mbetje njerezore qe grabisin popullin e vet dhe mbetje organike qe ndotin ambientin ne cdo cep te Shqiperise.Mjaft me Katovicen !
Shikoni me vemendje te komenti i zonjes ose zonjushes Besiana fjaline qe I referohet Toni Bler dhe Rames ..citimi eshte: Edi Kristaq Anife Rama…Shtroj pyetjen :Valle kush tjeter i referohet teksualisht me te njejtin gjeneralitet ne fjalimet e tij Edi Rames..?? A e gjeni dot …?? Besoj se nuk e keni shume te veshtire per ta gjetur..!!!
E keni kapur kot me kete Besianen me duket. s po merreni vesh se s po flisni per te njejten gje. i nderuari Kurt Kola dhe komentuesit perkrah tij fokusohen me te drejte tek thelbi i Katowices qe konsistoi ne perpjkjen e Ramiz alise per te futur ne loje e manovruar si marioneta liderit ne vijim te sistemit te ri politik shqiptar pas 90es. Besiana ne komentet e saja me po aq te drejte me duket merret me formen e Katowices. A ka egzistuar vertete nje mbledhje e liderve komuniste te europes lindore me Gorbacovin ne krye ne fund te viteve 80 ne kete qytet polak? Te gjitha gjasat jane jo se nuk gjendet asnje reference ne libra serioze botuar jashte shqiperise. si mund ta dime ne me mire se historianet e huaj? Ketu eshte dhe faji i shtypit ne shqiperi qe interviston vetemm shqiptare per nje teme qe intereson me shume historiografine e europes lindore sesa shqiperine qe qendroi totalisht e izololuar gjate luftes se ftohte.
sa per katovicen eshte apo nuk eshte e vertete ngjarjet rrodhen ashtu sic deklarohen ne ate dokument, po gjithashtu berisha dhe nano jane dy pjellat e komunizmit te istruktuar ne menyre perfekte ramiz alia . por kush dota merte vesh ate pune populli i mbetur per 45vjet injorant nga komunizmi apo te denuarit politike qe kishin bere nga 20-30 apo me shume vite burg. as vete berisha dhe nano nuk besonin qe populli te ishte kaq injorant dhe ti mbante kaq gjate. ajo qe ndodhi, ndodhi por a mesuam gje apo jemi mesuar ne shqiptaret me te futura shpresojm te veme mend edhe ne shqiptaretse na iku jeta me te futur
Fjalet i merr era , kartat qendrojne ngahera . Popullore mbase eshte . Te gjithe mbase e dine por te mos e harrojne ka rendesi…
Kurti nuk thota te verteten kur tregon se u firmos marrveshja me Qeverine dhe e prishi ne ora 22 ajo . Se pari vete Kurti e prishi rreth ores 16 dhe dihet qe deklaraten e darkes e beri Presidenca e ja dergoi TVSH-se. Ne greve , se paku ne Tirane kane wqene te armatosur , edhe mbasi larguan armet se u informuan qe do hyje policia vete Kurti dhe Azemi ishin te armatosur.
Kurt Kola i dha grushtin e pare Berishizmit.I rrethuar nga banditet me te ndyre te shoqates,ordineret rrugace qe u shperblyen per te mbajtur shoqaten ne sherbim te politikes se mbrapshte te Sali komunistit,Kurt Kola luftoi i vetem>Koha tregoi se Kurti kishte te drejte,madje per te treguar agjentet e partise demokratike dhe sigurimit te shtetit te infiltruar ne shoqate po ju them se edhe personi qe cfaqet ne foton lart duke vendosur lule ne arkivol,prane Kurtit eshte nje agjent isiigurim it te shtetit,nipi i prokurorit famekeq te gjyqeve ushtarake Petrit Hakanit,eshte nga Elbasani dhe quhet Flamur Harri..Ky se bashku me te vellane Cim Harrin u angazhuan ne luften kunder mocionisteve,kunder cdo mendimi te lire intelektual brenda partise demokratike,gjoja ne emer te te perndjekurve antikomuniste,por ne fakt te linjes katovicjane te Berishes.Ky nuk ka asnje dite burg komunist,flet gjithmone ne emer te te jatit qe ka bere nja 5-6 vjet burg aq sa nje hajdut xhepash ne kohe te diktatures.Ben mire qe Kurti te largohet nga ky person i disgretituar ne Elbasan,Ne kohen kur Kurti luftonte per pavarsine e Shoqates nga partia e demagogjise komuniste,Flamur Harri e Cim Harri mbeshteten ndarjen e shoqates duke themeluar shoqaten e te perndjekurve demokrate ne sherbim te partise demokratike te Berishes.
Po mire o Kurt Trimi, le t’i hape Rama dosjet qe paska mbyllur Berisha. gjithsesi ti e ke gati rrenen e radhes. Do thuash “i ka zhdukur Berisha”. Aman more je jeni te sterlexuar e konsumuar tipa si ju. Keni 20 vjet thoni te njejtat gjera.
Eshte e dhimbshme tek shikon e degjon se si debatojne e komunikojne mes tyre njerez qe kane qene ish-te denuar politike dhe qe rregjimi komunist i privoi nga e drejta me themelore, e drejta per me teper demokraci,nga e drejta per te menduar e vepruar ndryshe,pra,ne kundershtim me rregjimin e vendsour nga diktatura e proletariatit e Enver Hoxhes.Te dish te falesh nuk do te thote te dish te harrosh. Harresa eshte fatkeqesi qe njeriut i ndodh kur semuret nga shkaqe natyrore por jo nga vetedija.Kjo po i ndodh disave nga brezi i ish- te denuarve e te perndjekurve politike,qe duhet te tregohen me teper te vemendshem dhe te ndjeshem ndaj padrejtesive qe iu behen atyre drejtperdrejt,por edhe ndaj popullit shqiptar ne teresi.Nuk mund te vendoset apriori se c’fare ka ndodhur,c’fare po ndodh,apo se c’fare do te ndodhe.Si njerez me gjykim te ftohte e me mendje te shendoshe duhet te japim mendime te argumentuara e te gjykuara drejt,qe drejtesia te vihet ne vend duhen prova konkrete,duhen ligje e masa ligjore qe te mbrojne cdo qytetar te Republikes se Shqiperise.Shikoni me vemendje c’po ndodh,Europa e lut Shqiperine te hyje ne BE,ndersa palet kundershtare ne politiken shqiptare bejne naze me e lagu nuk e lagu pa iu trembur aspak “Krokodilit”,duke iu shmangur teresisht apo pjeserisht problemeve qe shqetesojne e duke na hedhur ne batakun e diskutimeve pa frut e bajate.Mos harrojme porosine e diplomatit te huaj qe thoshte “Shqiperise me shume se kurre,aktualisht i duhet nje Skenderbe”. Rruga ligjore eshte ajo qe kerkon Europa per zbatimin e direktivave dhe orientimeve te saj per cdo ceshtje qe shtrohet nga shqiptaret ne teresine e problemeve te shumta e halleve qe i shqetesojne.Kete nuk duan te bejne ata qe drejtojne politiken shqiptare,ndaj te gjitha problemet rrijne zvarre e te pazgjidhura,qe nga e drejta e pronesise se individit e deri tek ceshtja e kufinjve tokesore e detare me Greqine.Edhe kur behet ligji e shpallet ne “Fletoren Zyrtare”,as nuk merret mundimi qe ai te gjeje zbatim,pervec atyre ligjeve qe u interesojne qeveritareve?!! Pra,ne kerkim te zbatimit te ligjeve qe na interesojne ne si popull ne jeten tone te perditeshme, te kerkojme nga qeverite qe marrin pushtetin qe te na sherbejne, qe te plotesohen nevojat e kerkesat tona per kushte jetese me te mira,qe ti afrohemi standarteve europiane,sepse drejt BE-se synojme te aderojme e jo ne Etiopi,ne Federaten Afrikane,ku edhe atje kerkesat per nje jete me te mire jane ne rritje.Duhet te bejme qe te ndihet fort zeri qytetar i cdo shtetasi shqiptar qe nga problemet e vogla e deri ato te medhate,sic eshte mbrojtja e kufinjve te vendit dhe ruajtja e tyre te pacenuara e te paparagjykuara nga te huajt sic ndodhi me kufirin detar me Greqine,ku populli nuk u pyet fare,se gjoja ishte zbatuar Ligji Nderkombetar i Ujerave Detare.Injorime te tilla vetem ne Shqiperi gjejne vend?!!