Nga Shëngjini, ku ka përuruar një impiant të pastrimit të ujërave, kryeministri Berisha ka derdhur një lumë akuzash në adresë të kreut të Partisë Socialiste. Berisha tha se Rama mashtron për taksën progresive.
“Pala tjetër ofron një mal 10 herë më të madh se ky mal që kemi këtu me mashtrime dhe trillime. Së dyti shpifje më të zeza që këto ujëra që përpunohen në këtë impiant. Së treti, taksat e etërve të tyre…. vëllezër mos harroni se shumë e shumë nga ne jemi rritur në një sistem që na thoshte se jemi vendi i vetëm në botë pa taksa. Kështu thotë sot zotëria. Ai beson se duke rrënuar të pasurit do ndihmojë të varfrit. Ai është kontradiktor. Se për ne votojnë vetëm të varfrit. Shiheni hartën thotë. Së pari do i them se e kam për nder të pakufishme çdo votë të çdo shqiptari të varfër të papunë dhe cilido që është. Do i them se kurrë nuk mund të ndihmohen të varfrit duke shkatërruar të pasurit, të varfrit ndihmohen me reforma të thella, të cilat krijojnë çdo ditë vende të reja pune, dhe u japim mundësi financimi dhe kreditimit”, tha ai.
Berisha u shpreh se opozita po shkon në zgjedhje me tmerrin e humbjes, por qeveria do t’i japë vendit zgjedhjet më të qytetëruara, duke lënë me gisht në gojë edhe ata që thonë se shqiptarët nuk dinë të votojnë. Ai e ka akuzuar kreun e PS-së për tentativë për të bllokuar zgjedhjet përmes bllokimit të KQZ-së. “Pala tjetër frikë dhe tmerr nga disfata e radhës. Kur i thashë 10 ditë më parë zotit Rama kontrollo dëshpërimin, tërbimin, dhe frikën pati shumë njerëz që më panë me habi, por ja se çfarë ndodhi…Ne do i japim vendet zgjedhjet më të qytetëruara për të lënë me gisht në gojë ato që thotë se shqiptarët nuk dinë të votojnë. U them mos përsërisni marrëzisht shpifjet e Edi Ramës. Shqiptarët dinë të respektojnë çdo votë dhe rezultat”, shtoi Berisha.
Rama mbase mbetet me gisht n goj, po ti o zgjyrak, mbeturin e komunizmit t viteve 60 do mbetesh me gisht ne b..!
Kjo eshte faza e fundit e mbarimit, shenja e fundit kur ti frikerat e tua ja ngarkon nje tjetri, sali hike sali, do paguash per gjithcka i ke shkaktuar ketij kombi.
Ore njerez… Po ky Mr.Antiplumbi, ka ndonje hall qe mban vetem kete jelek, apo eshte holle dhe s’ka mundesi te bleje dhe nje theter… Sa cudi, he… Hajde Sali komunisti e bir komunisti hajde. Po s’mund te shesesh me ti teorite e tua te skaduara te antikomunizmit, ti qe je me komunist se vet Enveri. Madje do te te kishin zili dhe 4 themeluesit marksiste. Hahaha…. Ike plaku Mere… Iku koha jote qe ne fakt s’ka qene asnjehere e jotja…
jo vetem kete jelek, ka edhe 35 trup-roje qe i vijne verdalle 24 ore ne dite
Jo vetem Rama por te gjithe kane frike nga hajduti se edhe te vret kur kapet
Cfare ilaci pi ky , ??
coc ke bere ti qe thua rama do ngelet me gisht ne goje,po nqs keta te majtet u lene te livadhisni pa kapister bravo te qofte une e di qe ap demokratike me pune pa pune merrnin nga nje rroge qe ua jepje zotrote ne ndermarrjet qe kishe ne zotrim por dhe kete punen e listave e besoje dhe me kete shpreson te mposhtesh te majtet por prap nuk besoj tja dalesh nuk besoj qe do ta kesh kaq te leht.
Nuk e degjoj me,ne mediet vizive,brekedhjerin e historise;eshte kohe e cuar jabana ta degjosh.
Por lexoj se cfare gjirizesh dhe makthesh i shpalos cdo dite njerezve,per te matur se sa te madh e ka hallin.
Ja keshtu dua ta shoh,duke matur shpifjet e tij me Malin e Shengjinit dhe kualitetin e tyre me ujrat e zeza te ketij impianti,qe dr.mortja ka shkuar te peruroje.
te ngelet me gisht ne goje rama do ishte shum mire, ti mbyllet njeher ajo goje qe vetem brockulla nxjerr…dhe kjo eshte e sigurt qe do te ndodhi pasi fitoren e ke te sigurt PD
Rama eshte aq i ulet sa manipulon cdo dite njerez vetem qe te fitoje. Por Kot!
kjo eshte me e pakta qe do ti ndodhi rames pas fitores se sigurt te PD