Në një editorial te gazeta TemA Online, Andi Bushati i sugjeron opozitës që të mos merret me lidhjet sllave të Sali Berishës, apo me të kaluarën e tij ish-komuniste, për fotot që i kanë dalë me fëmijët e Hoxhës dhe për ato që ende nuk i janë publikuar. Shtysën për të shkruajtur këtë editorial, Bushati i ka patur nga një një dosier i gazetës DITA, lidhur me dyshimet që ekzistojnë për marrëdhënien e Berishës me serbët
Pasi argumenton se me çfarë nuk duhet të merret opozita, Bushati sugjeron se me çfarë duhet të merret tani në prag të zgjedhjeve. Sipas tij, për forcat opozitare më i rëndësishëm duhet të jetë debati i vërtetë i shoqërisë shqiptare – ai i bilancit të Berishës, të sistemit që ka ngritur dhe të modelit që ka ofruar. Vetëm kështu, sipas Bushatit, mund të shpjegohet më mirë, e pse jo të tejkalohet, Berisha.
Por a nuk ishte kjo strategjia që ndoqi opozita në vitin 2009, kur Edi Rama kishte si kryefjalë të fushatës së tij dhënien fund të politikës së vjetër të sharjes e baltosjes dhe shikimin drejt politikës së re që do të ofronte një model të ri qeverisje? Dhe ajo strategji rezultoi me nje rritje prej 124 mijë votash për koalicionin opozitar, krahasimisht me zgjedhjet e 2005-ës (ndërkohë që Partia Agrare e Xhuvelit me 13.3 mijë vota kaloi në koalicionin mazhoritar). Por, sidoqoftë, kjo rritje prej 124 mijë votash për koalicionin opozitar, ndërkohë që rritja totale e votave të vlefshme ishte vetëm 152 mijë, karahasimisht me 2005-ën, nuk rezultoi e mjaftueshme për të.
Falë mënyrës së ndarjes së mandateve parlamentare nëpër qarqe dhe, sipas opozitës, falë edhe votave fiktive të futura në kutitë e votimit nga mazhoranca, koalicioni i Berishës arrit të marrë 4 mandate më shumë se ai i Ramës. Dhe ndarja e mandateve nëpër qarqe nuk ndryshoi në 2013-ën (pavarësisht se popullsia e qarqeve ka ndryshuar në këto katë vjet), ndërsa frika e votimit fiktiv pro mazhorancës ende egziston te opozita. Pra, në këto kushte, e vetmja shpresë për opozitën mbetet ndryshimi i raportit të votave në favor të saj – raport që mund të ndryshojë prej një kombinimi të shtimit të votuesve për të, me pakësimin e votuesve për mazhorancën (http://www.respublica.al/opinion/2013/03/11/sa-duhet-te-ndry… ).
Strategjia e sugjeruar nga Bushati mund të jetë efektive për komponentin e parë të këtij kombinimi, por jo për të dytin. Duke e ndjerë se votues tradicionalë të së djathtës mund të largohen në drejtim të AK-së (për arsye nacionaliste) apo në drejtim të FRD-së (për arsye zhgënjimi nga premtimet e pambajtura në lidhje me kompensimin e pronave dhe vitet e burgut politik), Berisha ka luajtur kohët e fundit si kartën nacionaliste edhe atë antikomuniste. Atyre që mund të largohen drejt AK-së, ai u thotë se është vetë më nacionalist se Kreshnik Spahiu, ndërsa atyre që mund të largohen drejt FRD-së, ai u thotë se duhet të mos largohen, në mënyrë që në pushtet të mos vijë nipi i Spiro Kolekës apo djali i Sulejman Bushatit.
Në këto kushte, ndjekja nga partitë opozitare e strategjisë së Andi Bushatit do të ishte e ngjashme me lojën e pastër të një boksieri, në kushtet kur kundërshtari e godet poshtë mesit, ndërkohë që gjyqtari i ndeshjes (KQZ-ja në këtë rast) favorizon këtë të fundit. Në fakt, partitë opozitare (qofshin në koalicion me PS-në apo jo), nuk mund t’ia lejojnë vetes këtë luks. Në qoftë se ato duan që zgjedhjet e 23 qershorit të sjellin rotacion të pushtetit, duhet të bëjnë jo vetëm goditje sipër mesit (propozime programore për përmirsimin e qeverisjes), por edhe kundërgoditje poshtë mesit për lidhjet e dyshuara të Berishës me Sërbinë e Greqinë, apo me familjen e Enver Hoxhës e të Hysni Kapos.
****
Shkrimi i Bushatit mbi kopertinën e DITA:
http://www.gazetatema.net/web/2013/03/13/beteja-e-kote-me-berishen-prosllav/
Andi Bushati eshte (DELETED)! Keto keshilla jane ne sherbim te Berishes.Une nuk e di ne Bushati e ka ngrene kallamin e Berishes por te kritikosh opoziten dhe te mos e mbeshtetesesh eshte poshtersi ne rrethanat e sotme. Keta analista duhen (DELETED) qe nga Zheji ,Hoxha,Cili,Fevziu,Shkullaku dhe te gjithe PD-istet!
Zaloshnja ka te drejte. Te gjitha veglat e mundshme dhe qe lejon ligji duhen perdorur per te hequr Saliun. Per te larguar nje despot nuk ka as turp dhe as dhembshuri.
Cdo menyre qe eshte brenda ligjit vlen. Te ishin te paverteta ato qe thuhen ne Dita, Saliu do ti kishte hedhur ne gjyq dhe do ta kishte fundosur gazeten. Por Saliu e di se po te kerkoje llogari me shume, aq me shume te palara do te dalin.
Bushati justifikon Berishen kur thote se: “Por, me një qasje të ftohtë, të zhveshur nga konspiracioni, këto akuza rezultojnë qesharake dhe ndoshta shumë larg së vërtetës. Sepse gjithë sa u tha më lart, mund të shihet nga një këndvështrim tjetër: ai i një politikani që është i gatshëm të përdorë çdo lloj mjeti për të arritur qëllimet e tij.”
Dmth sipas Bushatit, kur nje person bashkepunon me armiqte e Shqiptareve (Milloshevici) dhe me mafien ballkanase, per te bere karriere dhe per t’ia arritur qellimeve te veta, kjo nuk eshte e denueshme.
Llogjike pordhe, krimi dhe tradhetia te bera per karriere jane edhe me te denueshme se krimi e tradhetia per arsye te tjera.
Bushati thote te denojme Berishen e paafte dhe jo ate kriminel e tradhetar. WTF!!!
Berisha vuri ne veprim skalionin e fundit per shpetim ,Klanin Kapo, te cilin e ka ruajtur per dite te veshtira,ishte ky klan qe e vendosi ne krye te P.D-se Sali Berishen se Ramizi e Spiro Dede ishin qe P.d ta merrte Fatos Nano,por Xhelil Gjoni ,kunati i H.Kapos, dha garanci se e njihte per besnik te devotshem Berishen dhe se nuk mund ti bente hasha te mirat nga P.P.Sh e Hysni Kapo,si mjek i familjes dhe qe e kish cuar per specializim ne France dhe i kishte cuar vajzen,Argiten per operacion plastik.Dhe kur spiro dede e kundershtoj se Saliu eshte fanatik deri ne skicofreni,Xhelili i cili kish miqesi familjare me Saliun deklaron se duhet hequr dore nga krahinalizmat.Nuk eshte rastesi qe ambasadori i pare mbas luftes ne Beograd ishte Hysni Kapo,apo ne vitet 30 Hysni s punonte ne konsullaten jugosllave ne Vlore dhe gjate luftes ishte miku me i afert i Dushan Mugoshes.ndaj me ardhjen ne pushtet Saliu jo vetem qe nuk e bezdisi klnin Kapo por e favorizoj ekonomikisht.
Kur Xhelil Gjoni do ta tregoj te verteten per caktimin e Saliut ne krye te P.D-se.Pse do ta marre te verteten ne varr si Ramizi apo ndoshta edhe Xhelili andej nga Moska nuk ka gelltitur corbe te prishur.Asnje here P.S nuk ja ka permendur Saliut vjerren serbe,sic bene ai per xhahain e nenes se Rames Spiro Koleken,vetem Ilir Meta ne 2001 nga malesia e Madhe ka deklaruar”I them dhendrrit te Serbise se nuk i frikson dote socialiste”dhe Saliu e mbylli halene.
Bushati junior i biri i vera Kapos dhe sigurimsit Mehdi perpiqet te na e parqes Saliun nje keqeqeverises e aq e jo nje tradhetar te kombit baraz me esat toptanin.