Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka publikuar disa minuta më parë në rrjetin social Facebook një status për krerët e mazhorancës Rama-Meta dhe vizitën e tyre në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”
Berisha e quajti vendosjen e kurorave nga Rama dhe Meta një skenar djallëzor që i vrau për herë të dytë dëshmorët e kombit. “Te dashur miq, dje ne diten e çlirimit te vendit, por sipas kalendarit Bizantin te vendosur ne Beograd 68 vjet me pare, kreret e mazhorances Rama – Meta i vrane per here te dyte deshmoret e kombit. Ata me nje skenar djallezor vendosen kurorat me lule ne nderim te tyre dhe e bene kete ne pranine direkte te Enver Hoxhes, portretet e te cilit dominonin ne shesh, sikur te ishim ne vitin 1987”, ka shkruajtur ish-kryeministri Berisha.
Ndërsa vendosjen e fotos së ceremonisë në Facebook nga kryeminsitri Rama, Z.Berisha e ka quajtur një provokacion të rëndë dhe të papërgjegjshëm. “Me pas, Edi Rama, per te deshmuar autoresine e ketij skenari, zgjodhi me kujdes dhe vendosi ne Facebook fotot e ceremonise ku spikatnin portretet e atit te tij shpirteror. Me kete provokacion te rende, te papergjegjshem, jo thjesht nostaligjik por me shume simbolik, Rama – Meta ekzekutuan per se dyti te renet dhe heronjte tane”, shkruhej në postimin e ish-kryeministrit në Facebook.
Në fund deputeti demokrat e quan Enver Hoxhën Hitlerin shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore për shkak të sistemit të shtypjes që siaps tij, ai vendosi në Shqipëri. “Ne Maj te vitit 1991 Unioni Demokratik Europian, qe gruponte te gjitha partite e qendres se djathte te Europes, shpalli me unanimitet te plote ne deklaraten e Parisit, Enver Hoxhen si Hitlerin shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore. Te gjithe ata e dinin se Hoxha kishte luftuar kunder Hitlerit. Por ata e quajten Hitler te Pasluftes sepse ai vendosi ne Shqiperi sistemin e shtypjes me te eger njerezor ne historine e Europes, sistem ne te cilin ai vetem per lirine e fjales, besimit, prones, mori jeten, me skuadra ekzekutimi, burgje dhe kampe perqendrimi dhjetera mijerave qytetareve shqiptare. Ata e cilesuan Hoxhen si Hitleri shqiptar i Pasluftes sepse ai me sistemin hiperkolektivist dhe skllaverues qe vendosi, mori jeten nepermjet urise dhe semundjeve qindra mijera shqiptareve. Hoxha, me te cilin Rama festoi dje, zhyti Shqiperine ne izolimin me te thelle ne te gjithe ekzistencen e saj. Rama dje hapi siparin e rehabilitimit te Hoxhes dhe eterve te tjere shpirtror, por ne jemi sot per te garantuar z. Rama se historia do ti rezervoje atij fundin e eterve te tij mizor.”, ka mbyllur statusin e tij Z.Berisha.
I ka ngele ora te shkretit tek viti 1991. Nuk trembet me njeri me gogolin enver ose komunizem me perjashtim te vet Saliut, si ish komunist fanatik
Ky Vampiri Sahli, ky i pa skrupulli , si nuk ka turp te zere ne goje Deshmore , djemte me te mire te ketij populli, qe u flijuan u martirizuan per idealin , per nje Shqiperi te lire nga pushtuesit e okupatoret e per nje jete me te mire ,. Po ky ndyresire nuk ka asnje lidhje as me Flamurin Shqiptar , sa me daten e 29 Nendorin ne nderim te Deshmoreve e te reneve per kete toke e kete Atdhe , ky kriminel i poshter i cili e shkateroi e vodhi e nxori ne ankand kete vend ky qen , anti shqiptar , agjend i sllaveve , ky rus i bardhe ne origjine.
ahaahahahaha po ky palla akoma se ka kuptuar qe ata deshmore jane vrare ne lufte me okupatoret dhe bashkpunetoret e tyre ata te koteceve dhe nuk kane luftuar kundra udheheqesit te tyre.