Kreu i PS-së komenton në Tuiter ngjyrimet politike që kryeministri i dha takimit me papën. Edi Rama thotë se është e turpshme të keqpërdoret në këtë mënyrë figura e atit të shenjtë. “KM: Ati i Shenjtë bekoi fitoren time! Do ketë dëgjuar që Saliu flet me Zotin dhe ka dashur që ta ketë mirë me bashkëbiseduesin e perëndisë:-) Por përtej shakasë: Sa qesharake aq edhe e turpshme që KM shqiptar të ketë këtë nivel etik mizerabël sa te keqpërdorë edhe figurën e PAPËS!
Berisha: Do të më sjellë fat në zgjedhje
Menjëherë pas shtrëngimit të duarve me papën Françesku I, kryeministri Berisha nuk ka humbur kohë për të ndarë me miqtë në Facebook fotot dhe mbresat nga përshëndetja e shkurtër me kreun e kishës katolike. Në një postim të tij në Facebook, Berisha e politizon edhe takimin e shkurtër me papën, duke thënë se do t’i sjellë fat në zgjedhje, sepse kështu kanë bërë edhe paraardhësit e tij.
“Një ceremoni madhështore dhe historike në sheshin Shën Pjetri. Mbi 1 milionë qytetarë në prani të liderëve nga mbarë bota. Përshëndetje e shkurtër dhe mbresëlënëse. Emocionues momenti i takimit dhe urimit te përzemërt Atit të Shenjtë për misionin e tij hyjnor dhe ftesa për të vizituar Shqipërinë. Të dashur miq, dua t’ju rrëfej se nga viti ‘92 dhe në çdo zgjedhje të përgjithshme që kemi fituar, nga Papa Gjon Pali i Dyte të Papa Fancesko i Parë, kam pasur audienca dhe takime në prag të fushatës elektorale që kanë qenë një ogur i bardhë dhe një bekim i vërtetë për fitoret e mëdha të Partisë Demokratike! Sb”, shkruan Berisha.
Berisha në Vatikan: Shqiptarët kanë te Selia e Shenjtë aleatin më të shkëlqyer
Kryeministri Berisha ndodhet në një vizitë në Romë, ku po merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të papës Françesk I. Berisha merr pjesë krahas drejtuesve të shumë shteteve të botës në ceremoninë që mbahet në Vatikan. Në një postim në Facebook menjëherë pas mbërritjes në Romë, Berisha shkruan shqiptarët kanë te Vatikani aleatin më të shkëlqyer.
“Të dashur miq!
Mirëmëngjes dhe një përshëndetje shumë të përzemërt nga Roma ku sapo mbërrita për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papës Francesko i Parë, moment historik ky për Romën dhe Botën, për besimtarët katolikë dhe për mbarë njerëzimin.
Në këtë ceremoni solemne do të marrin pjesë zv Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe delegacione të nivelit më të lartë nga 130 vende të botës. Shqiptarët, si një ndër kombet themelues të krishtërimit, që i kanë dhënë botës shenjtorë, papë dhe Nënë Terezën, gruan më të njohur pas Shën Mërisë, kanë tek Selia e Shenjtë aleatin e tyre të shkëlqyer, që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Prandaj le t’i urojmë Atit te Shenjtë jetë të gjatë dhe shumë suksese në misionin e tij hyjnor të udhëheqjes së Kishës Katolike dhe kontributin e tij për paqen në botë! Sb”, shkruan ai.
Sa mire na njoftoje Saliu me te arritur ne Rome,sepse ishim shume te prokupuar per Saliun dhe Jozefinen qe te arrinin sa ma mire ne Vatikan!po c’fare ju duhet mesha ne Vatikan kure keta nuke kane atdhe,nuke njofin ase zote ase humanizem.
Berisha vrete dhe shete kufit Shqiptare,Jozefina e mbane per zhelesh,po zhele do perfundojne te dy shume shpejte.
Me njerze te djallzuar dhe te pa atdhe zoti nuke ka pune.
Jo,jo,ju nuk njihni Zot…
Shyqyr ! Neser Vatikani do njohe shtetin e ri te Kosoves.
Berisha dini gje e ftoi Merkelin per ndonje ftese ne Shqiperi? 😛
Aleati me i mire i Berishes eshte Arabia ene vendet e bekura islamike, jo kaurri
O zot, le te ndjekte ajo qe pasi takove Papen ne ’92, menjehere humbe zgjedhjet lokale te atij viti dhe ne ’94 humbe edhe referendumin. E takove ne ’96 dhe te priu fati ne ’97. Mire qe e pranon vete, qe populli kete here do te fitoje.
Pasi papa nuk i do te pasurit. Pra nuk te do as ty o Berishe. Ai eshte lutur per shpetimin e popullit shqiptar prej teje . AMEN!
Z. Birisha (BISHA), mos e perzje Atin e shenjte ne politiken tende vrastare e gjakderdhese. Trego te verteten Papa Francesku i Pare kur te dha doren te futi gishtin e mesit, por per Ty mjafton edhe kaq e Mburresh o cope K….
Ne duhet te jemi popull imbecil(midis debilit dhe idiotit) qe mbajme ne krye Sali bajgen dhe Ilir mutin.Sa larg eshte 23 qershori..!!
do vij papa te bekoj vjedhjen e votave o debil kryeminister
e paska takuar Papa kete monstren tone!? i gjori Pape, duket nga detyra e shenjte dhe humane qe mban ka shperfillur keshillat e keshilltareve te tij dhe e ka takuar monstren. me vjen keq per Papen se veshtire ta hedhi vitin gjalle. kush i jep doren monstres tone e ka vdekjen te sigurte.