SMS në DITA
Në 0689073730
Berisha duhet izoluar. Çfarë pret drejtësia? Ky njeri, që njeri nuk është, si arrin si një halabak dhe i bën popullit thirrje të çohet në këmbë dhe të rrëzojë qeverinë që populli vetë sapo e ka zgjedhur?! Ç’është ky i papërgjegjshëm, përse mban sehir Prokuroria? Çfarë mendon ky ditëzi, se Shqipëria është pronë e tij?! As në Viçidol nuk i takon tokë. Ky person qënka një ekzemplar për prapësira. Boll më, se qenke i pafytyrë! Populli do qetësi, nuk do nxitës të së keqes si ky, që mos ja dëgjofshim më emrin. Kjo palo drejtësi duhet të veprojë, jo kur t’i ngelet hala në fyt.
I them kryetarit të Parlamentit se nuk është vënë në krye të dikasterit më të rëndësishëm që ky palo burrë të na flasë sa herë t’i teket. Ore, ky person, si në maxhorancë, si në opozitë, kërkon të bëhet e tija. Ta harrojë. Na del zëdhënësi i partisë, Basha, dhe na thotë nëpër konferenca, që u hoqën kaq dhe aq nga puna. Kur morët ju pushtetin, ju të djathtët hoqët dhe pastrueset. Për mendimin tim, dhe të majtët t’i heqin me rrënjë, se të majtët nuk do të punojnë me punonjësit e Berishës. Këta pa pushtet dhe prapë drejtojnë militantët e tyre nëpër dikastere. Kështu që ju nuk keni gojë dhe të flisni për maxhorancën aktuale. Berisha, je bërë një person shumë i neveritshëm për gjithë popullin mbarë. Respekte gazetës së nderuar Dita, që ju stafi i saj, gazetarët dhe opinionistët tuaj po lartësojnë vlerën e saj. Respekte, P.M., Tiranë.
I nderuar P. M? Edhe unë them që te ngrihemi ne këmbë siç thote berisha por jo për ate qe do berisha? Une them te ngrihemi ne kembé per t’i hedhur prangat berishës!? Nderime!
c’jane keto budallaleqe qe shkruhen ne gazete.Pse per keto gjera eshte gazeta ???