“Unë jam gati ti votoj që nesër tre ligjet, nuk kisha pse ti diskutoja me komisionarin Fyle. Kështu deklaroi kryeministri Berisha vizitën e dy dite më parë të Komisionerit për Zgjerim Stefan Fyle në Tiranë.
Numri 1 i qeverisë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e EBRD-së (BERZH) Suma Chakrabatti komentoi edhe projektligjin, i cili i hap rrugë “armatosjes” së deputetëve dhe ministrave. Duke vlerësuar se “është një cështje praktikash në vende të ndryshme. Por, ato që përcakton ligji janë praktika të pranueshme”, tha Berisha.
BORXHI PUBLIK, BERISHA: 60% NUK ËSHTË LAK NË FYT PËR NE
Kreu i ekzekutivit vlerësoi se borxhi publik nuk është kërcënues ndaj do vijojë të qëndrojë në nivelin 60% duke theksuar se i ka shërbyer sistemit për zhvillim dhe ndërtim.
“ Qeveria do i qëndrojë borxhit dhe i kemi qëndruar gjatë 5 viteve të fundit. Nuk besoj se niveli 60 përqind është linja e kuqe. Linja e kuqe është ai që kërcënon mundësinë e shërbimit të borxhit. Borxhi në tërësi i ka shërbyer dhe i shërben sistemit për zhvillim dhe ndërtim, por kthehet në një lak në fyt në momentin që shfaqen shërbimet serioze ndaj tij. Mund të them se qeveria shqiptare nuk ka vështirësi në shërbimin ndaj borxhit dhe të parandalojë një situatë situatë që e nxjerr në gjendje të vështirë”, theksoi Berisha.
Presidenti i BERZH në Tiranë: Shqipëria shembull bashkëpunimi
Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vizitoi sot Shqipërinë. Suma Chakrabarti viziton për herë të parë Shqipërinë që kur është emëruar në këtë post. Qëllimi i vizitës së tij është mbështetja e BERZH për investimet në vend.
Ai do të takohet me Kryeministrin Berisha, ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Një takim i veçantë do të jetë dhe për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha si dhe do të vizitojë një sërë projektesh ku ka investuar BERZH.
Kjo vizitë konfirmon mbështetjen e vazhdueshme të BERZH-it për Shqipërinë, ndërsa presidenti i saj do të ketë mundësi që të diskutojë për përparësitë e investimeve.
Gjatë kësaj vizite ai do të shikojë nga afër disa projekte ku BERZH ka financiar. Kjo bankë është një nga investitorët më të mëdhenj në sektorin privat në Shqipëri. Fushat kryesore që asistohen nga BERZH janë: Sektori financiar, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, infrastruktura, burimet natyrore etj. BERZH ka investuar në projekte të rëndësishme infrastrukturore, siç është modernizimi i aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, terminali i pasagjerëve në Portin e Durrësit, por edhe në atë rrugore për zhvillimin e rrjetit të brendshëm të vendit.
Shefi i berzh-it ose eshte naiv,gje qe se besoj ,ose eshte i korruptuar nga Berisha?!
Po komentoj per Artur Zhejin.C’fare misioni ka marre persiper dhe kush ja ka ngarkuar ose kush e ka detyruar..!!?? Kush jane keta njerez,”shqiptare”,qe po ndezin nje lufte tjeter percarese midis shqiptareve..!!?? Ky “mision i pamundur” i marre nga Zheji ,ne urdher te kujt eshte krim! News 24 qe e ka marre persiper te lejoje kete emision me urdher te Berishes tregon se sa poshte kane rene mediat shqiptare.Krim dhe poshtersi bashke.Opozita e bashkuar duhet te shkatroje Berishen dhe klanin e tij para zgjedhjeve,ndryshe,vendi do te shkoje ne lufte civile.Nderkombetare thellojuni dhe mendoni c’fare po beni??!!
Po pse ti diskutoje, i diskutoi Zhozefina ne parlamentin bullgar se atje eshte qendra e Evropes, opozita e ka fajin tha ajo nuk voton tre ligjet qe ne te hyjme ne Europe.
Keshtu Sali mos u merzit.
duke u plakur duke u roitur, ka filluar kohet e fundit demaskimin e vetvetes. Pohimi “Unë jam gati ti votoj që nesër tre ligjet, nuk kisha pse ti diskutoja me komisionarin Fyle” ka si te vetmin vazhdim logjik “prandaj biseduam gjate per zgjedhje te lira e te ndershme, pasi une ato nuk i kam realizuar ndonjehere”. Nga ana tjeter kete roitje, ne nje kend tjeter veshtrimi dhe tej ironise e kishte theksuar dje dhe prof. Qosja, qe me gjenialitet, thoshte se duhet te sjelle nga jasht edhe lafshat e prera pasi i shkojne per shtat.