Kryeministri Berisha e ka mbyllur ditën e djeshme në një pub me të rinjtë. Berisha shkruan në Facebook se pas dorëzimit të propozimeve për ministrat e rinj, mbrëmjen e së mërkurës, ka festuar në një pub me të rinjtë, të cilët ai i quan “arkitektë të fitoreve të reformave”.
Të dashur miq, pas një dite të ngjeshur pune që filloi me vizitën time në kompaninë e përpunimit të Peshkut “Koral” dhe u mbyll me dorëzimin tek Presidenti i Republikës të propozimeve për ministrat e rinj, pata kënaqësinë e veçantë të jem i ftuar i të rinjve të Forumit Rinor të Fakultetit Juridik që festonin së bashku, në një takim elektoral, në një pub afër shtëpisë sime.
Atmosfera festive, entuziazmi dhe optimizmi i madh për mandatin tonë të ri, bisedat e shkurtra por të gëzueshme dhe mbresëlënëse, për mua bënë që unë të largohesha prej tyre i çlodhur dhe i frymëzuar. Për ne rinia është arkitektja e fitoreve dhe reformave tona! sb
E more dozen?
Po atiplumin e pate veshur? Se eshte i rende ai dhe te pengon te kecesh.
vetem 3 veta e pershendesin me gishtat lart te tjeret jane indiferent.
Te pacim o kryeminister.Qeflli i madh je.Festove voten e ” tre hamzajve ” se qene oksigjen i paster pedr tynga qe ishe ne agoni te plote por ata te tre te sollen ne jete.Por nuk e ke te gjate pamvaresisht inkurajimin qe te jep zonja Zhozefine.