Gjatë konferencës “Shqipëria, një model i ri zhvillimi”, kryeministri Berisha ka sulmuar projektin e gazsjellësit Nabuko, i cili është rivali i TAP, projekti që përfshin Shqipërinë. Berisha tha gjithashtu se vitet e fundit kanë qenë të arta për energjetikën në vendin tonë.
“Projekti më fizibël, më ekonomik, më i strukturuar, është projekti i TAP. Unë uroj dhe besoj se vendimi do të jetë për këtë projekt, për të cilin konsorciumi serioz ka vite të tëra që e elaburon gjithçka në detaje. Ka vite të tëra që ka përgatitur çdo gjë dhe është i gatshëm të fillojë punën. Dua të theksoj këtu se edhe për ekuilibrat energjetike të Europës ky projekt duhet marrë me përparësi. Ndaj Nabuco light, i cili është një projekt në nxitim e sipër, është një projekt që lindi nga projekti Nabuco big. Me këtë nuk duhet të them se nuk duhet të ndërtohen, por koha pret. Uroj dhe shpresoj që vendimi të jetë i bazuar mbi parimet e tregut. Ne nga konsorciumi nuk kërkojmë gjë tjetër veçse respektin e plotë të rregullave të tregut”, ka thënë Berisha.
“Vitet e arta të energjetikës”
“Këto kanë qenë vite jo të lehta për ekonominë e shumicës së vendeve të zhvilluara. Kanë qenë vite krize, por këtu në Shqipëri në fushën e energjetikës këto kanë qenë vitet më të mira në tërë historinë e energjetikës shqiptare. Qeveria shqiptare ka firmosur me kompanitë e energjisë së vendeve të ndryshme të Norvegjisë, Italisë, Turqisë, Austrisë dhe shumë vendeve të tjera 127 kontrata, për ndërtimin e 363 hidrocentraleve nga 443 që janë për tu ndërtuar të vegjël të mesëm dhe të mëdha, pastaj në mikro ata janë të panumërt. Në këtë sistem dhe nga këta 363 hidrocentrale, me te cilët janë firmosur kontrata 53 kanë përfunduar. Dhjetar e dhjetëra të tjerë janë afër përfundimit e në ndërtim e sipër. Këto ditë fillojnë punimet e projektit më të madh në historinë e energjetikës shqiptare, që është projekti i Kaskadës së Devollit, por së shpejti po këto ditë fillon Kaskada e Fanit. Në të katër anët po ndërtohet, çka dëshmon për një perspektivë reale, të energjisë të kësaj fushe në Shqipëri”.
eshte per te ardhur vertete keq qe ky njeri vazhdon te krijoje incidente me shtetet e bashkuara te amerikes. e cilesova njeri pasi nuk mund te quhet kryeminister.
E ka fajin populli o Avni qe e lejon kete maskara.
Nuk mendoje se Saliu me keto qe thote i kundervihet Amerikes .Midis dy projekteve qe perfaqsojne strategji te kunderta ai zgjedh ate Lindor qe kalon ne Shqiperi.Se ku qendron enigma shume shpejte do ti dali tymi.
Amerikanet nuk kane preferenca as per Nabuko as per Tap jane neutrale.Nabuko dhe Tap nuk jane projekte amerikane por Europiano Azerbaxhanase .Mos ja futni kot.Kur skeni cte thoni do sajoni mashtrime
Se c’hyn SHBA te Nabuco,ec e merre vesh.Hane Shan,Hane Bagdad!Ju kundershtare te Berishes,mos jeni edhe kundershtare qe projekti “TAP” te kaloje neper Shqiperi,duke krijuar mudesi punesimi etj.etj.?Pashi perendine,mos e futni politiken edhe atje ku nuk duhet.