Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha: Rama mbledhje KKT-je si takimet e Cosa Nostras
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Berisha: Rama mbledhje KKT-je si takimet e Cosa Nostras
Politike

Berisha: Rama mbledhje KKT-je si takimet e Cosa Nostras

redaktor
Published October 10, 2013
Share
SHARE

Ish- kryeministri Sali Berisha, ai që firmoi lejen për Xhaminë e Namazgjasë, shoqëruar me një objekt shumëkatësh ngjitur, thotë se vendimi ka qenë i rregullt.

Ai thotë se Rama do të zëvendësojë lejen komplekse me një tjetër leje komplekse.

“Të dashur miq, njeriu që për 11 vjet me radhë bllokoi me mashtrime dhe bizantinizma të padenja ndërtimin e Xhamisë së Madhe të kryeqytetit, në mbledhjen e parë të tij si kryetar i KKT-së, në vendimin e parë anuloi de facto, por dhe de jure lejen komplekse për ndërtimin e xhamisë dhe futi procesin e ndërtimit të saj në kalendat greke.

Anulimin e lejes komplekse për ndërtimin e xhamisë e bëri vetëm e vetëm bazuar në urrejtjen e tij ndaj kundërshtarit politik, motivi më i fuqishëm që udhëheq të gjithë qenien dhe veprimtarinë e tij.

Preteksti se leja ishte e paligjshme është fund e krye mashtrim dhe vetë Rama nuk thotë dot qoftë dhe një fjalë të vetme se ku është cenuar apo shkelur ligji nga KKT në dhënien e lejes komplekse, të cilën ai zotohet se do ta zëvendësojë me një leje tjetër komplekse.

Leja e bazuar në vendimin e KKT të datës 29.05.2013 është plotësisht e ligjshme. Kjo sepse KKT pasi ka shpallur zonën, zonë kombëtare, ka qenë në tagrin e saj për dhënien e lejes, e cila është në përputhje me PPV e qytetit që lë të gjithë njësinë strukturore të zonës 2-62 (që është dhe zona ku ndërtohet xhamia) si zonë të mundshme ndërtimi.

I paligjshëm dhe i rrezikshëm për vendin është vendimi që ka në bazë urrejtjen politike dhe që merret në një mbledhje të paligjshme nga zyrtarë të cilët në dhunim flagrant të nenit 8 pika 4 të Ligjit për Urbanistikën, i cili detyron që mbledhjet e KKT të bëhen të hapura, mblidhen si në shpellat e Cosa Nostra-s, sikur të ishin ndrikulla dhe kumbarë dhe jo ministra të një vendi të lirë. Kësaj i thonë transparencë. Duart e mafies në shtëpinë e Perëndisë,” shkruan Berisha në FB.

redaktor October 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
16 Comments
  • Ky eshte shtet ..... says:
    October 10, 2013 at 7:24 pm

    Behuni gati:
    “PRANGAT” JU PRESIN.

    Reply
  • asper says:
    October 10, 2013 at 7:29 pm

    Thjesht: i pa kripe, lolo dhe mashtrues i lindur

    Reply
  • "BALASHI" says:
    October 10, 2013 at 7:59 pm

    Ne e njohim shtetin tend zoti ish kryeminister. Tani ate nuk e duam me. Zbato rregullat nje here te vetme. Ti kinse ke respekt per verdiktin e sovranit.
    Ai lloj shteti qe krijove, me tere ato qe ti kane thene te gjitha ne komentet qe bejne njerezit e thjeshte, nuk na duhet me. U ngopem me te bertitura, me te shara, me te denigruar, me te vrare, me 24/1, me Gerdecin, me 21 janarin, me “luften e klasave”, me vjedhjen e votes çka eshte dhe grabitja me e perbidshme qe mund ti behet nje populli, me shifra fiktive per gjoja “parajse shqiptare”, me firma piramidale, me vrasje politike, ………………………………….
    Mjaft me!

    Reply
  • Arber says:
    October 10, 2013 at 8:25 pm

    Mir beri qe e anulloj kembes ti biesh obajg .vdeksh ne vend.nuk ja ndjen asnjerit ca thua ti ajdut kriminel muti te rente dambllaja te rent .

    Reply
  • Plaku i mencur says:
    October 10, 2013 at 9:05 pm

    Ti ,o shpellar ke qene per 23 vjet udheheqesi i Mafjes e Cosa Nostra e malokeve.,batakcinjve, vrasesve , hajduteve e te gjithe llumit tend. Do vije nje dite qe do te vendoset drejtesia e popullit te shumevuajtur e do shikojme se ku do te shkoni ju , o kriminelaaaaaa te felliqur !!!

    Reply
  • tirona says:
    October 10, 2013 at 9:09 pm

    Deri dje u lodhet duke bertitur qe rama betonizoi tiranen dhe bertisnin me teper ata qe jane te ardhur ne tirane , sot I duket normale qe basha shkateroj lulishten …..!!??

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    October 11, 2013 at 1:42 am

    More komentues? Ky qënka kryetar partie akoma!? Po mua me thane se iku e ky s’paska ikur!? Po kryeministër a ështe më se ky thoshte qé nuk shkulem deri ne shkuljen e viçidolit nga vendi? Qënkam prapa me lajmet une!

    Reply
  • Salep i ngrohte says:
    October 11, 2013 at 1:59 am

    Koment i fshire nga moderatori. Ju lutem respektoni etiken ne komente. Faleminderit qe na ndiqni dhe lexoni!

    Reply
  • lisdushku says:
    October 11, 2013 at 7:36 am

    Ti beson perendine e djallit,zhdukuni mos ua shofim surratin me gjithe Selim mucen !Mos prekni lulishten e qytetareve,gjelberimi eshte jete,ajo eshte perendia ime !Shkoni ndertoni xhami ne bathore ,ne vicidol po deshet.Referendum xhamia,referendum,te shohim sa jane mjekerzinjte e calmaxhinjte matrapazet e gjirizeve!Populli ua dha grushtin me 1 milione!

    Reply
  • gozhda says:
    October 11, 2013 at 9:18 am

    ik or plak matuf shko e bli nje pale domino dhe luaj gjith diten me moshen tende .

    Reply
  • BESIANA GUSHI says:
    October 11, 2013 at 11:06 am

    LA COSA NOSTRA E VIÇIDOLIT

    Te shqiptarizosh organizaten mafioze te quajtur La Cosa Nostra (Çeshtja e Jone) duke e cilesuar si organizate “shpellash” eshte sa qesharake aq edhe irrituese per vete historine e saj qe ne themelim.
    Grupimet e para te mafias sicilane jane datuar ne mesin e shekullit te 18-te ne Mezzojuso te Siçilise italiane. Ato fillimisht u krijuan per te kundershtuar latifondistet e tokave nga te cilet shumica e banoreve rurale te atyre zonave shfrytezohej deri ne palce pa patur asnje te drejte politiko ekonomike te njejte me tjere “bracianti argricoli” puntore bujqesie ne pjesen tjeter te Italise.
    Çdo ankim, zgjidhje konfliktesh, leje martesash, varrimesh, pagezimesh, huashe etj zgjidhej nga Latifondisti i zones, gjithnje duke anuar gurin e peshore ne favor te tij.
    Krijimi i Mezzojuso-s daton me ardhjen e emigranteve te pare shqiptare pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, pas rivendosjes se pushtetit otoman ne shqiperi.
    Vendi (Mezzojuzo-ja) ishte thjesht nje pike pushimi e pabanuar, me nje pus uji, qe i sherbente te gjithe udhetareve qe hynin e dilnin nga Palermo per tu shlodhur.
    Shqiptaret e pare u ngulen pikerisht ne kete pike, e me kalimin e viteve arriten ta zhvillojne e zgjerojne ate. Nga kjo qyteze e kane origjinen e tyre dy nga figurat me te shquara te fund shekullit te kaluar te Italise. Ata jane Mike Bongiorno showmani i fameshem dhe Enrico Cuccia “il banchiere di Dio” bankieri me i frikshem italian i tere kohrave, ish presidenti i Mediobankes.
    Nga Mezzojuso jane edhe mafiozet me agresive te te gjitha kohrave. Pa hyre ne hollesi mund te them qe asnjehere pjestaret e kesaj organizate te fshehte anti-latifondiste ne fillim e me pas kriminale, nuk jane mbledhur ne shpella o vende te ngjashme me to. Ato mblidheshin ne fillim ne shtepite e “me te zeshmeve” e me vone ne salla hotelesh, apo ne sallone te fshehta te krijuara per kete qellim.
    Kur Sali Ram Shiqere Berisha flet per “shpellat e Cosa Nostres”, i rreferohet shpellave te Viçidolit, nga ku ai u jashteqit nga barku i Shiqeres per tu rritur mes ferrave e drizave ne gryke shpellat e Viçidolit te Tropojes, e per tu konfirmuar si mafiozi me i felliqur ne tere ekzistencen e jo-shqiptareve te ngulur ne trojet shqiptare.

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    October 11, 2013 at 11:24 am

    Aman o sali bëhu hoxhë se për të bertitur gjithé ditën e gjithë natën majë minares asnjë hoxhë nuk ta mer! Del i pari, të siguroj! Edhe gomarët e peqinit sprapsen ne pallje para teje? Më të mirin të marësh nuk e fiton dot garën me ty!

    Reply
    • galaxy says:
      October 11, 2013 at 1:48 pm

      Mire e ke ti po ce do qe as zanin se ka te mire per ate pune, vec te tjerash.

      Reply
  • Horri i Bulevardit says:
    October 11, 2013 at 3:33 pm

    Saliiiii, gjithe kjo reforme ne polici nje pergatije serioze, per te cuar ty dhe pisat e tu para gjyqit, kjo te shqeteson ty, jo se te bie ndermend per policine, se keta qe u vune, smund ti urdherosh dhe kur mendon se kryepolic u vu pikerisht ai qe te futi te dridhurat ty, te vjen te pellcashes, por ske ci ben, erdhi koha.

    Reply
  • sopiqoti says:
    October 11, 2013 at 3:39 pm

    O shoku Sali ! Urejtjen me te eger per kundershtarin poolitik e kemi pare tek ty,ne fytyren tende,ne shprehjet tende.Leri me njeane brockullat dhe mos ndill te keqen ne pozicionin qe je.Na eshte qartesuar vendimi qe ke mare ti per ndertimin e xhamise,ne te cilin kamuflohet ndertimi i dy kullave.Ska pse pronaret e truallit ti falin siperfaqe komunitetit musliman me kusht qe te ndertojne edhe ata dy kulla qe nuk kane te bejne me funksionin qe kryen xhamija.

    Reply
  • karolina says:
    October 11, 2013 at 3:40 pm

    Cte beje plaku Mere ,i kane dhene nje loder ne dore dhe luan gjithe diten dhe kujton se po ja ve veshin njeri te ziut me boje..Do ta pesoje si femija qe kur behet i merzitshem mamaja i jep nje shuplake e keshtu i mbyllet goja mistrecit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?