Kryeministri Berisha ndodhet në Mynih, ku po mbahet Konferenca e 49 e Sigurisë, e cila është sot në ditën e dytë të saj. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se është e rrezikshme ideja sipas të cilës, shqiptarët e ndarë në 5 shtete, të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme.
“Nëse ju shihni hartën e Europës nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkëkombas dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete.E rrezikshme është ideja, sipas të cilës meqënëse shqiptarët janë të coptuar në 5 shtete, duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme. Kjo do të prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt”, deklaroi Berisha. Berisha tha se albanofobia është e gjallë në Ballkan. “Në rajon, situata më delikate është ajo e shqiptarëve. Kur flas me miqtë e mi kroatë, sllovenë dhe madje edhe me ndonjë serb, ata më pohojnë me sinqeritet se çfarë ‘baruti” urrejtjeje dhe përbuzjeje është akumuluar gjatë një shekulli për shqiptarët Kjo është e vërteta. Dhe kjo është e shprehur duke vonuar zbatimin e marrëveshjeve, duke përkujtuar fillimin e fushatave të asgjësimit masiv të shqiptarëve. Ne kemi menduar se ne duhet të adaptojmë modelin e BE, të bazuar në pajtimin midis Francës dhe Gjermanisë. Por kjo në rajon nuk po ndodh. Prandaj unë këmbëngul në implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen në 5 kombe, sepse nuk do të pranohet nga shqiptarët. Kjo do të ketë për alternativë bashkimin e tyre kombëtar”, deklaroi kryeministri.
1 Comment
Na doli ky pinjoll nga Vicitoli per te bere ate qe nuk e beri Skenderbeu.Me qe nderoi aq shume te ashtuquajturin mbet me emren Zagolli,desheron qe te behet ai mbreti i shqiptareve.Sot ka veten nje bashkim te shqiptareve,eshte bashkimi shpirteror,ekonomik,intelektual dhe bashkejetese ne Europen e bashkuar.aNe gjendjen ekonomike qe eshte Shqiperia sot dhe dacis politike qe po kalojme ,as qe mund te behet fjale per bashkimin e shqiptareve.