Një ditë pasi kryeministri Berisha hodhi idenë për uljen në 16 vjeç të moshës së votuesve, vjen reagimi i parë nga kampi socialist. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, thotë se kjo është parodia e radhës. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, Gjiknuri shprehet kundër kësaj nisme.
“Asnjë koment më shumë, por unë e shoh këtë propozim si parodinë e radhës të Berishës. Kur e dëgjova kryeministrin që të shprehej për votimin e 16-vjeçarëve, më erdhi në mendje aforizmi “një budalla hedh një gur në lumë dhe 100 të mençur lodhen për ta nxjerrë”, tha Gjiknuri.
Ndërsa deputeti Erion Braçe shprehet se një 16-vjeçar nuk mund të votojë për një plak 70- vjeçar.
Berisha: Të ulet në 16 vjeç mosha e votimit
11 mars – Kryeministri Berisha kërkon uljen e moshës së votuesve në 16 vjeç. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha i kërkoi nënkryetarit Patozi që të nisë negociatat me homologët e partive të tjera në lidhje me këtë nismë. Berisha e argumenton idenë e uljes së moshës së votuesve me numrin e madh të individëve të kësaj moshe.
“Ne jemi komb që vetëm 12 për qind e kemi mbi 65 vjeç. Edhe në aspektin e përfaqësimit të moshave është e domosdoshme për të qenë më të drejtë e më të barabartë ndaj qytetarëve. Uroj që diskutimi dhe negociatat tuaja zoti Patosi me zotin Ruçi, LSI e të tjerët të ecin në frymën e duhur, pa politizime ndaj një akti që vetëm e fisnikëron procesin e votimit. Do fitojnë të drejtën e votimit edhe mbi 100 mijë qytetarë”, tha Berisha.
Nuk dihet nëse nisma e Berishës është pjesë e strategjisë së tij të zakonshme për të zhvendosur vëmendjen nga temat e aktualitetit apo një mënyrë për të marrë vota në një terren zgjedhësish paksa më vulnerabël, por kjo mbetet për t’u parë pas reagimit të partive të tjera.
Ligji në Shqipëri parashikon që çdo person mbi tetëmbëdhjetë vjeç ose që mbush 18 në ditën e zgjedhjeve ka të drejtë të votojë. Mosha 18 vjeç është mosha më e zakonshme e votimit në të gjithë botën. Përjashtim bëjnë disa shtete si Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia e Sllovenia, ku të rinjtë mbi 16 vjeç mund të votojnë nëse janë të punësuar. Një nismë e ngjashme me atë që Berisha propozoi sot është ndërmarrë në nëntor të vitit të kaluar në Argjentinë, ku me vendim parlamenti, mosha ligjore e votuesve u ul nga 18 në 16 vjeç.
Debil Tropoje, nese ul moshen e votimit duhet te ulesh dhe moshen per t`u zgjedhur.
Do vesh ndonje nga femijet e importum te Shkelzenit per deputet ? 😉
Nuk e ke keq si plan jo. Di shume ajo nusja kushurire e nuk ke faj qe je ne hall.
Kerkon te manipuloje me nxensit e shkollave…ti coje turme ne votime!Per kete rradhe,berrylin!Thjesht per te mbajtur pushtetin me manipulim!Kujdes opozite!Meta eshte mesiguri dakort!…
Kushtetuta nuk ndryshihet me nje propozim te nje kryeministri vetem per interesin e tij.
Kushtetuta
LIRITË DHE TË DREJTAT POLITIKE
Neni 45
1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të
drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.
Kodi Zgjedhor
Neni 9
Kushtet për të qenë zgjedhës
1. Çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç në datën e zgjedhjeve ose para
saj dhe që plotëson kushtet e parashikuara në këtë Kod, ka të drejtë të votojë për zgjedhjet për
Kuvendin, për organet e qeverisjes vendore dhe në referendume.
Neni 55
Përgatitja e listave paraprake të zgjedhësve
Lista paraprake e zgjedhësve përgatitet si më poshtë:
1. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe
Decentralizimit, jo më vonë se nëntë muaj para mbarimit të mandatit të organeve për të cilat
zhvillohen zgjedhjet, u dërgon kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore listat e zgjedhësve
të përditësuara, sipas zonave të qendrave të votimit të përfshira në njësitë përkatëse, të nxjerra
nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.
2. Brenda dy muajve nga çasti i marrjes së listës, zyrat e gjendjes civile, nën autoritetin
e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore dhe në zbatim të udhëzimeve të Ministrit të
Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, mbështetur në regjistrat themeltarë të gjendjes civile të
njësisë përkatëse, kryejnë përditësimin e listës si më poshtë:
a) regjistrojnë të gjithë shtetasit që kanë mbushur moshën 18 vjeç pas datës së
zgjedhjeve të fundit, duke përfshirë edhe ata që mbushin moshën 18 vjeç deri në datën e
fundit për zhvillimin e zgjedhjeve;….
Perfundimisht, ky ka pjerdhur. E ndjen humbjen. Si duket ja kane spjeguar se gjithe ajo fushate qe ben neper shkolla eshte nje lodhje e kote. Nxenesit e shkollave nuk votojne.
Dhe qe te behet ky ndryshim duhet te ndryshoje kushtetuta. Une di se pothuaj te gjitha vendet europiane e kane moshen e votimit 18 vjec dhe e dyta, duhet te ndryshoje edhe ligji i gjendjes civile. Nen 18 vjec nuk lejohesh as te martohesh…
Pergjigjen do ta jepja me kopertinen e gazetes “Dita”, e shtune 09 Mars: DREJT DEBILOSJES…
Une mendoj Enkela,se kur brekedhjeri i historise nderton alibite e debilosjes per nje sy te pavemendshem,nen rrogoz e ka sosur zullumun e rradhes me te rende se para-ardhesin.
Prandaj eshte mire qe ata qe e kane per detyre ta zbulojne ku na e ka ngulur thiken bastardi i Vicidolit.Ky eshte karari i tij 23 vjecar,kush do te jete qorr ka te drejte te mos e shikoje.
Idioti berisha ka te drejte te nxjeri nga goja budallalikun e radhes sepse gerdalla rama eshte duke enderuar per kariken e kryeministrit.Kur do zhduken keto plehra qe kane zaptuar vendin ton