Një ditë pas denoncimit për bllokimin e tregut farmaceutik për shkak të një vendimi të dyshimtë të dhënies me koncension të kompaninë së vendosjes së pullave nga shteti, reagoi kryeministri Berisha, i cili anuloi këtë vendim, duke shtyrë deri në janar marrjen e një vendimi mbi shënjimin e ilaçeve.
Aktualisht, kamionë të mbushur me barna dhe vaksina për fëmijë mbeten të bllokuar në doganën e Tiranësnë Doganën e Tiranës, pasi nuk kanë këtë pullë të dytë.
Përballë kësaj situate, Shoqata e Grosistëve Farmaceutikë reagoi nëpërmjet televizionit tonë një ditë më parë, duke shprehur shqetësimin jo vetëm për dëmin që po i shkaktohej tregut, por edhe për faktin se vendosja e pullave do të ishte me shumë gjasa e pamundur, pasi vështirësisht kompanitë e huaja do të pranonin të vendosnin përpara eksportit në Shqipëri, pullat shtetërore shqiptare në prodhimet e tyre.
Në një vendim të shpejtë, mëngjesin e së premtes, kryeministri në detyrë, zoti Sali Berisha vendosi të anulojë vendimin për detyrimin e marrjes së një pulle të dytë nga kompanie koncesionare.
Urdhri i Këshillit të Ministrave iu dërgua zyrtarisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Financave, ndërsa zbatimi i tij do të hyjë në fuqi të hënën.
Vendimi për të ardhmen e dhënies me koncesion të këtij shërbimi do të merret nga qeveria e ardhshme, pasi Berisha urdhëroi shtyrjen e këtij problemi për muajin janar. / Top Channel
Po kryeprishurit ne ikje i interesojne plehrat e botes ti sjedhi ne Shqiperi,pa ilacet per doktorin katil nuke kane ndonji randesi,populli durone per ilaqe!bolle te kete aromen e mbeturinave te botes.
Ky kryeminister do mbahet mende ne historin Shqiptare si kryeministri i te gjitha te keqijave.
V.K.M e berishes vdekje dhe mjerim per popullin……..zoti e gjykofte.
Kur bere gjith ato VKM-ra e VKL-ra ,mos u tut para nje koncensioni.Te ngeli mozaiku i piste ne histori me nje gur manget ..mos u terhiq,se po kane rrejte politikanet e ardhshem,ti do rrosh njemije vjet,Thone se mafia farmaceutike eshte e eger po aq sa te tjerat ..