Kryeministri Berisha e ka nisur javën me akuza drejtuar kreut të PS-së, Rama. Gjatë inaugurimit të një impianti të përpunimit të ujërave të zeza në Durrës, Berisha akuzoi Ramën për politika në dëm të mjedisit gjatë kohës që drejtonte bashkinë e Tiranës.
“Ti krijove klanin e betonit. Dua të kujtoj këtu furrat e tmerrshme të gëlqeres që shpërndanin mbi Krujë e Tiranë blozën kancerogjene. Ne do bëjmë gjithçka që plagët e hapura nga babëzia ti mbyllim. Politika jonë ndaj mjedisit është politika më serioze. Ne besojmë në parimin “Mjedisi është jeta. Mbrojtja e tij është baras me mbrojtjen e jetës”. Shqipëria impiantin e parë të përpunimit të ujërave të zeza e inauguroi në dhjetor 2005”, tha ai.
Berisha tha se qeveria e tij po zbaton politikën e krijimit të pyjeve me drurë frutorë. “Le ta gjelbërojmë në çdo skaj të saj. Ta shndërrojmë Shqipërinë në kopshtin shkëmbor siç e quante Konica”, tha ai.
Më tej, Berisha tha se prioritet i qeverisë edhe në katër vitet e ardhshme do të jetë shndërrimi i brigjeve të vendit në brigjet më të pastra në Europë.
“Sot Shqipëria ka bërë progres të madh në drejtimin e përpunimit të ujërave të zeza. Së shpejti po ky impiant për Lezhën, Vlorën, Sarandën, Korçën e kështu me radhë. Ne jemi të vendosur të shndërrojmë brigjet e deteve dhe liqeneve në brigjet më të pastra të Europë. Qëndrimi ynë në çështjet e ujit në tërësi ka qenë më aktivi që është mbajtur ndonjëherë. Gjatë këtyre viteve janë investuar në këtë sektor 55 miliard lekë”, tha Berisha.
U be bajat fare ky gjenjeshtar me keto parrulla te vjetra…
po pse nuk i bere o legen. cfare bere 8 vjet? apo u more me shpalljen e armiqve? Ik mor qelbesire hapi rrugen Shqiperisse
I takon Mediut te japi shpjegime per mjedisin shqiptare qe qelbet dita dites .Saliu flet si gjithmone pa e njohur realitetin duke genjyer e premtuar se do te jene me te mirat ne Evrope.Aq bajate jane bere thenjet e tije sa kur i degjoje me nervozojne per llogjiken qe kane brenda.Une frekuentoje cdo vite detin dhe konstaroje se ndotjet shtohen dita dites.Detyrohem te beje kilometra, duke harxhuar benxine,qe te lagem nga ujra pak te ndotura. Me bie kostoja e nje dite plazhe me gjithe shpenzimet e rjera 6000 mije leke.Arrije te beje ne vite vetem 4 dite banjo,pjesen tjeret terapi djellore large kanaleve qe kundermojne fekale.Nuk behet fjale per mbeturinat publike qe te shoqerojne ne cdo cep e skute te qytetit e bregdetit.
Endra e Saliut do te realizohet ne se ka ivestime konkrete dhe punime nga kompani serjoze e jo hajdute.Praktikat e ndjekura deri me sote duke mobilizuar e sensibilizuar banoret per nje bregdet te paster ne prage te sezonit nuk bejne gje tjeter vecse kenaqin budadalleqet e pushtetarve e te deputetve te zonave .Ato nuk jane as ne nivelin e aksjoneve te organizuara nga shteti komunist .
a ke kallash me vra njeri si me 21 janar o malokaar