Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha: Liria, gjeneratori i rritjes ekonomike, Rama: Biznesi mezi pret të shpëtojë prej teje
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Berisha: Liria, gjeneratori i rritjes ekonomike, Rama: Biznesi mezi pret të shpëtojë prej teje
AktualitetLajmi i fundit

Berisha: Liria, gjeneratori i rritjes ekonomike, Rama: Biznesi mezi pret të shpëtojë prej teje

anazapta
Published March 15, 2013
Share
SHARE

Kryeministri Berisha po merr pjesë në mbledhjen e task forcës rregullatore të biznesit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se liria e tregut mbetet gjeneratori i rritjes ekonomike. “Nga 100 kënde po të vështrosh, gjeneratori kryesor i rritjes ekonomike është tregu i lirë. Asgjë nuk ka rëndësi më jetike se sa tregtia e lirë. Janë të rëndësishme taksat, burimet e një seri faktorësh të tjerë, por njëshi është liria e tregtisë. I tërë procesi do të ketë kontrollin më minimal të mundshëm, sepse kontrolli është ndrydhje e saj. Por a mundet që ato të mos ekzistonin, jo. Sepse shoqëria duhet të ketë një mekanizëm për të mbrojtur edhe tregun, edhe qytetarin. Është e mundur që administrata t’u konsumojë sa më pak kohë biznesmenëve, që të shmangen të gjitha format e presioneve ndaj tyre, është e mundur. Materiali nuk ka qenë objekt diskutimi. Nuk mund të pranoj propozime për të shndërruar autorizimin në licencë. Argumenti është se procedohet me QKL, e cila ofron shërbimet më të mira”, tha Berisha.

 

Reagon Rama

Në një postim në Tuiter në mesditë, kreysocialisti Rama shprehet se biznesi në Shqipëri mezi po pret t’i shpëtojë dhunës së qeverisë.

“Takimet e KM me biznesin janë farsa më e madhe brenda farsës mediatike të qeverisë!Takohen dhunuesit me të dhunuarit e shtiren reciprokisht. Biznesi mezi pret t’i shpëtojë dhunës së përditshme të kësaj qeverie! Në 23 qershor, ne u kthejmë sipërmarrësve lirinë, dinjitetin, konkurrencën”, shkruan Rama.

 

anazapta March 15, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Vezhguesi says:
    March 15, 2013 at 11:23 am

    Kapeni deklarimin qe po ben ai i fasoneve te drurit qe po thote qe deklarojme qe importojme mbetjet kur ne fakt ato dogjen.

    Shikoni kete pohim te padegjuar. Nje hetim i klasit te pare. Imagjinoni.

    Reply
  • cukal says:
    March 15, 2013 at 8:30 pm

    Jam nje sipermarres modest…me pergjegjesi te plote deklaroj se eshte ashtu sic thote z.Rama : “takohen dhunuesit me te dhunuarit dhe shtiren reciprokisht”…
    une po i kujtoj z.Berisha,Kryeministrit dhe kryetarit te Ekzekutivit… Neni 34 i Kodit Doganor te RSH……”Vlera doganore e mallrave te importuara është vlera e transaktuar, që është çmimi
    realisht i paguar ose që duhet paguar për mallrat e shitura për eksport drejt territorit
    doganor të Republikës së Shqipërisë, duke marrë në konsideratë edhe rregullimet që
    mund t’i bëhen në përputhje me nenet 37 dhe 38….”
    Ligji nuk zbatohet ne shqiperi…ne Doganen e Shkodres nuk mund te zhdoganosh nqs nuk e paguan ne baze te references te firmosur nga Ridvan Bode …..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?