Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një takim me gra dhe vajza në Pallatin e Kongreseve. Të pranishme në takim kanë qenë edhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe figura të tjera të PD-së. Pasi uroi të gjitha femrat në ditën e festës së tyre, Berisha u ndal në krahasimet që bën zakonisht me vitet e mëparshme, duke veçuar përpjekjet e qeverisë së tij për të paguar punën e grave njësoj si atë të burrave.
“Në çdo familje, shoqëri dhe komb ju jeni simboli i dashurisë, ikona e saj dhe sakrifica për më të mirën. Ne mblidhemi sot dhe kremtojmë këtë ditë, duke mos harruar të krahasohemi me të shkuarën, por krenarë se përpjekjen tonë ne kemi realizuar qëllime të mëdha. Të dashura vajza dhe gra, nëna dhe motra kudo në Shqipëri, instinkti ynë i thellë është të shohim përpara, të ecim përpara, por ne gjithçka kemi realizuar e kemi bërë sepse ne jemi realistë. Po të shohim Shqipërinë me realizëm do të gjejmë se jo vetëm këtu por në çdo vend të lirë, paragjykuesi kryesor është burri i patriarkisë. Është ky burrë dhunues kryesor i lirive dhe të drejtave njerëzore, është ai që përcakton dallimet e pamerituara midis nënës dhe babës, gruas dhe burrit, vëllait dhe motrës. Është ky burrë që përcakton vështirësitë e mëdha ekonomike, ndaj dhe jam këtu për t’u zotuar me solemnitet para jush se gjithë jetën time në politikë do të luftojë përkrah jush për ta shembur çdo ditë e më shumë këtë mur. Shqipëria nuk ka nevojë të quhet grua apo burrë, por ka nevojë jetike të jetë vendi i grave dhe burrave të barabartë. Ne ia kemi dalë që ju të jeni sot shumicë në të gjithë administratën shtetërore, të jeni shumicë në të gjitha shkollat e vendit, ia kemi dalë që pabarazia në rrogën mesatare në vitin 2005 të përgjysmohej, duke u bërë më e vogël se në 12 vende anëtare të BE. Ne nisëm të shpalosim në mbarë vendin sistemin e mikrokredisë që do i konsiderojmë në çdo rast bashkëkryefamiljare. Në këtë betejë vendimtare që është që ju dhe vajzat tuaja të mos heqin kurrë dorë nga karriera, të mos pranojnë të shndërrohen në grua shtëpie. Le të jenë të tilla, por duke u bërë edhe zyrtare dhe punonjëse të suksesshme”, tha Berisha.
U ben dy dite qe femijet ne Tirane nuk shkojne ne shkolle sepse drejtuesit e shkollave i cojne me dhune te degjojne mufkat e Jozefines dhe ketij njeriut qe u thote : Faleminderit cfare keni bere per Sali Berishen.
Zot na ruaj se ky mund ta ndeze zjarr vendin nga casti ne cast !
Ka 23 vjet qe premton vetem te shembi,,,,,,,,kurre per te ndertuar.
Mjerim dhe keqardhje per ato qe e cojne kohen e tyre jabana ,per te degjuar gjirizhanene e brekedhjerit te historise;sidomos sot qe duhej t’i qendronin perballe e t’i kerkonin hesap,,,,,,,per gjendjen traumatike te gruas shqiptare ne teresi.Nuk ja vlen me ,te zgjas kete koment.