Kryeministri Berisha ka mbledhur sot drejtues e anëtarë të PD për të diskutuar rreth zgjedhjeve të qershorit. Berisha tha se ndërsa zgjedhjet janë te porta, është shumë e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të tërhequr mendimin e çdo zgjedhësi shqiptar.
“Organizuam këtë takim në një moment kur nga data 23 qershor na ndajnë edhe 118 ditë, duke zbritur këtu ditën e heshtjes elektorale. Zgjedhjet janë tek porta dhe kjo kërkon mobilizimin total të të gjitha potencialeve të PD. Në shoqëritë e lira zgjedhjet janë evenimenti më i rëndësishëm. Fushata zgjedhore është universiteti i vërtetë i politikanëve, i anëtarëve, simpatizantëve të partisë për të prekur realitetin në çdo skaj të tij dhe për të përpunuar vizionin për katër vitet që vijnë. PD ka qenë, është dhe do mbetet lokomotiva e proceseve integruese të Shqipërisë. PD ka qenë dhe mbetet parti e reformave të mëdha, e guximit, reformave dhe suksesit të tyre. Në këtë kontekst është jashtëzakonisht e rëndësishme që së bashku të bëjmë gjithçka për të tërhequr mendimin e çdo zgjedhësi shqiptar”, tha kryeministri.
Berisha akuzoi kreun e PS-së se është përfshirë nga ethet për pushtet. “Zotëria tha: Ne jetojmë në Shqipërinë e gënjeshtërt. Unë ju them që ai e beson ketë se nuk ka njeri që do ta bëjë veten qesharak. Ethet për pushtet e bëjnë zotërinë të besojë gënjeshtrat e tij e më pas të thotë kjo botë është e gënjeshtërt”, tha Berisha.
Duke u ndalur në sukseset që sipas tij qeveria ka korrur në dy mandate, Berisha u shpreh se qytetarët duhet të bëjnë kërkime në internet për krizën, në mënyrë që t’i kuptojnë në më mirë këto reforma.
“Mbrojtja nga kriza ekonomike suksesi më i madh pas anëtarësimit në NATO dhe liberalizimit të vizave. Unë i ftoj qytetarët të lexojnë për krizën, të lundrojnë në internet dhe të shohin shifrat e papunësisë, do ta kuptojnë shumë mirë thelbin e reformave tona. Vende me zhvillim më të lartë kanë 2 ose 3 fish papunësi. Sipas KE, jemi i vetmi vend ku papunësia u ul dhe nuk u rrit. Ekonomia për të cilën flet Rama ka ngjyrat gri të një piktori të dështuar, por ngjyrat janë vetëm njëri aspekt”, shtoi Berisha.
Te lundrofsha Vicidolin o njeri zgjyre
Si te lundrojme o Sali, sic lundroje ti me barken e xhaxhit enver ne Pogradec? He qerrata qerrata
Na i shpifi ky surrat. edhe sikur 1 milion te mira te kishte bere, duhet ndrruar uji se qelbet. Jo me qe ky ka vrare e ka vjedhur si Gadaf albanie. Si kane guxim e kerkojn mandat te tret pas menyrave qe kan bere, o zot ku e gjejn kete guxi. Te pacip!
besa ta them un ku e gjejne: Sepse kan perballe nje opozite dhjeramanesh qe ndrron pelenat 3 her ne dite. aty e gjejne. Po hajd se ka Cecua bicak, do vloj sa do vloje pastaj do behet ajo qe eshte ber gjithmon dhe kudo
Mire e ka kryeministri ,lundroni ne internet dhe nuk e ndjeni fukarallekun qe po ju mer shpirtin.
Por shumica e popullit mesi nxjer buken e gojes mor budalla dhe s’ka leke per te blere kompjuterin dhe tarifen e internetit.Ti ke dale jashte orbite mor zoteri,ti jeton ne boten tende virtuale.ti s’ke asnje lidhje me realitetin shqiptar.
une hyra ne internet dhe pashe nje plehre qe qeveris dhe qe do shporret per pak dite .Flm Sali
Ore ,,horr horri i bulevardit” ! Unë, ,,Pavarësia”, kam komunikuar dhe her tjetër me ty. Të them të drejtën, horrat nuk i kam shumë për qef por ti je një ,,horr” i mirë… Të përshëndes për pozicionimin tënd në krah të së drejtës ! Të përshëndes, gjithashtu, për fshikullimin që i bën opozitës për ,,mefshtësi apo frikë” siç përpiqesh ta cilësosh ti. Por në lidhje me qëndrimin e opozitës, unë ndaj një mendim disi ndryshe me ty. Në se opinioni yt mbështetet në idenë e vazhdimit të protestave të opozitës të llojit 21 janar 2011, gjykoj se e ke gabim. Saliu të tilla protesta kërkon që të bëjë opozita sepse truri i tij punon vetëm si të shkaktojë rrëmuja e destabilitet. Në se ti kërkon që opozita, (unë do ta quaja ,,Fronti Opozitar”: P.S.+ A.K. + F.R. D) të organizojë protesta paqësore të vazhdueshme, të pa ndërprera me problematika të caktuara siç mund të organizohet një protestë e fuqishme kundër krimeve të vrasjeve për shkak të mungesës të rendit e të drejtësisë, do të ishte me vlera. Ose protesta për probleme të tjerë që nuk mungojnë dhe në të gjithë rastet, të kërkohej me zë të fuqishëm dorëheqja e Sali Berishës. Këto do të ishin me vlera të pa llogaritëshme. Nëse je i këtyre mendimeve, të përshëndes….
ik se e katranose shqiperine keto 20 vjet,ti do dergohesh ne Hage si Milloshevici,ti ke bere kaq shume tmerre sa nuk e di si do jete denimi yt..por kam frike se do e lajne pasardhesit e tu..ti je gjithcka…nuk e kupton se ku e gjen moralin dhe kerkon te genjesh serish,si nuk je larpames te shikosh fundin tend te tmerrshem…do jetojme per te pare…te siguroj..