Berlin, rikthimi i hebrenjve:“Nuk i druhemi më historisë” Mijëra të rinj vijnë nga Izraeli drejt Gjermanisë dhe thonë se ndihen si në shtëpi. Për ta Berlini është “Jeruzalemi i ri”
Komuniteti i izraelitëve po rritet në mënyrë ekspansive në Berlin bashkë me atë të hebrenjve amerikanë dhe rusë. Por, dallga e parë mbërriti në Gjermani, pas rënies së Murit të Berlinit. Me rënien e republikave sovjetike, u rrit frika e kthimit të urrejtjeve të vjetra. Hebrenjtë rusë, ukrainas dhe lituanezë shkuan në vendin që më shumë se çdo vend tjetër iu kishte kërcënuar mbijetesën. Brenda pak kohësh, qeveria gjermane u përshtat duke i konsideruar refugjatë dhe duke i ndihmuar në ingranimin me jetën e vendit. Kështu numri i tyre u katërfishua nga 25 mijë në 100 mijë.
Sot në Gjermani jetojnë rreth 120 mijë hebrenj, pjesa më e madhe e të cilëve (rreth 18 mijë) në Berlin. Dy komunitetet e tjera të mëdha jetojnë në Frankfurt dhe Monakon gjermane. Hebrenjtë e fundit që kanë ardhur në Gjermani, pranojnë se janë të tërhequr nga ky shtet dhe në veçanti nga Berlini. Një nga qendrat më nevralgjike të komunitetit është lagjja që rrethon Oranienburger Strasse, ku ndodhet sinagoga e madhe e shkatërruar në ’38-ën nga nazistët dhe e rindërtuar pas luftës.
Zeev Avrahami është duke përgatitur “humus me patëllxhanë”, herë pas herë del nga kuzhina, ulet në tavolinë dhe tregon një pjesë të historisë së tij. “Gjermanët nuk e njohin këtë gatim, por ne “hebrejtë e rinj” e njohim të gjithë”. Hebrenjtë e rinj janë ata, të cilët si ai, kanë vendosur të largohen nga Izraeli për të kërkuar rrënjët e tyre këtu. “Jemi gjithnjë e më shumë. Vijnë dhe si unë e ndjejnë brenda këtë gjënë e fortë që u përpoq të na vriste. Por, ne po kthehemi. Herën e parë që erdha këtu pas shërbimit ushtarak, dëshiroja vetëm të argëtohesha. Por e kisha kokën të mbushur edhe me histori të tmerrshme për shkak të prindërve e gjyshërve dhe për 6 milionë të vdekurit”. Tregon fotot e familjes të varur në murin e restorantit të tij të vogël “Prenzlauer Berg” dhe thotë se atje është ai 44 vjet më parë, “izraeliti i vogël”. “Përse mbeta këtu, sepse u dashurova me një gjermane? Në historinë tonë pengohesh kudo dhe jo vetëm sepse shumë gjëra kujtojnë Holokaustin. Prindërit e mi janë persianë të emigruar në Sinai, por mendoj se në diasporë identiteti im po forcohet. Ja përse u largova nga Izraeli. Sa më gjatë qëndroj këtu, aq më shumë ndihem hebre”. Afër sinagogës së Oranienburger Strasse,
Gal Titan po karikon degë palme dhe shelgjesh në një kamion. Një djalë me mjekër të gjatë që mban një kapele të zezë dhe bluzë të gjerë po e ndihmon, është Menanem Mendel. Dy të rinjtë po përgatiten për Sukkot-in, festën hebraike që kujton kalimin e shkretëtirës nga hebrenjtë drejt tokës së premtuar. Gjyshi i Galit është i vetmi i mbijetuar nga gjashtë vëllezërit e tij: të tjerët kanë vdekur në kampet e përqendrimit. “Gjyshi im ka lindur në Berlin, por nuk do të kthehej kurrë, nuk do të shkelte kurrë në Gjermani”, shprehet Gal. Ndërsa ai po perfeksionon gjermanishten dhe po përfundon studimet për gjeografi. “Sigurisht ka qenë e vështirë të kthehesha, të dëgjoja historinë, por unë dua ta mbyll rrethin”. Për Galin ka qenë më e vështirë kërkimi i identitetit të tij se sa “”gjaku i nazistëve”. Por, Berlini jo gjithmonë është treguar në lartësinë e kësaj sfide historike, jo gjithnjë arrin të inkurajojë rikthimin dhe riintegrimin. Vazhdojnë të rriten episodet e intolerancës dhe jo vetëm nga ana e neonazistëve, shumëfishohen edhe në lagjet me densitet të madh turk dhe arab. Aq sa rabini Daniel Alter, i rrahur brutalisht një vit më parë nga një grup ararbësh është i bindur se në Gjermani ekzistojnë zona ku hebrenjtë e kanë ndaluar të shkelin. Një frikë që e ndan edhe 32-vjeçari Yossi, i cili ka ardhur nga Izraeli për të studiuar arkitekturë dhe është martuar me një ruse. Jeton në një lagje ku banojnë shumë turq, në Neukölln: “Kur dal përpiqem të mos më njohin që jam hebre”. I ati jeton në Austri dhe nuk vjen kurrë për ta vizituar, por Yossi nuk ndjen asnjë zemëratë: “I përkas një gjenerate tjetër, me ne rifillon çdo gjë”, thotë. /Përktheu D.Gjuzi
Shkoni sa më parë, se po ua zënë vendin islamikët
Mbiludhuni sa ma shume ne gjermani, se hitleri i ri qe do dale do ta kete me te lehte!
Kur ky komb i shkaktoi Holokaustin pse guxojne e vijen perseri ne Germani. Gjate gjithe koherave hebrejte jane debuar nga europa dhe shembulli me pozitiv eshte se kur Europa e krishtere i deboi Preandoria Islame Turke i pranoi te bashkejetojne me ta.
Po keta shkojne ne Gjermani per inat te gjermaneve ?
Pse nuk qendrojne ne shtetin e tyre ,kur keta i kane kushtet ekonomike shume te mira ne Izrael ….
Keta jane me te vertet komb i lig
kush ju garanton se nuk kthehet historia sa me te tubum ma mir per gjermanin nuk ju kerkon naper vende te ndryshme