Proteza falas për pensionistët, si dhe shërbime veterinare për kafshët e tyre, kirurgji e kataraktit dhe hyrja falas në kinema dhe trena. Përveç kësaj, Berlusconi premton dy monedha, euro dhe lira.
Ato që nuk ishte në gjendje t’i bënte gjatë qeverisjes së tij, i premton tani lideri i “Forca Italia”, Silvio Berlusconi, sepse e ndjen që zgjedhjet e përgjithshme janë shumë afër, ndoshta në pranverë, sipas tij.
Çdo gjë vlen vetëm për të mbledhur vota dhe kështu Berlusconi tashmë ka nisur fushatën me një sërë propozimesh populiste, disa në të njëjtën linjë me ato të propozuara nga lideri i “Ligës së Veriut”, Matteo Salvini, i cili po i rrëmben një pjesë të elektoratit. Pas kryeministrit Matteo Renzi, i cili ka një pëlqyeshmëri prej 49%, udhëheqësi i dytë më popullor në Itali është Salvini, me 33%, ndërsa Berlusconi renditet I katërti me 25%, sipas sondazhit të fundit të “Corriere della Sera”
Dy monedha: Lira dhe euro
Nga slogani “Mjaft euro” i Salvinit, i cili ka filluar një fushatë të fortë për të dalë nga monedha e vetme, ish-Kryeministri përgjigjet me një monedhë të dyfishtë, pra t’i kthehet lirës së vjetër pa braktisur euron, duke qëndruar në Evropë dhe ndërkohë duke “rifituar plotësisht sovranitetin tonë me monedhën”.
Asnjë ekonomist nuk e ka marrë seriozisht propozimin e ish Kavalierit, sepse e shohin si një katapultim mortal që do ta çonte borxhin publik, i cili tashmë tejkalon 2 miliardë euro në një katastrofë totale. Në premtimet e tij të pafundme që përfshijnë uljen e taksave dhe rritjen e pensioneve minimale në 1000 euro, Silvio Berlusconi mendon sidomos për votuesit mbi 60 vjeç, zgjedhësit e tij potencial. Atyre iu është drejtuar së fundmi me këto fjalë: “Do të keni kujdes mjekësor falas, duke përfshirë protezat dentare dhe oftalmologji sociale (operacione katarakti falas, asistencë ligjore falas, udhëtim me tren falas gjatë javës, kinema falas edhe gjatë pasdites, bono për taksitë dhe faturat tatimore si dhe për miqtë tuaj me katër këmbë do të ketë veteriner falas një herë në muaj”.
Dhe proteza falas per punonjeset e seksit…
fiqo,
Berluskoni eshte nje Produkt i ndyre i politikes italjane. Per mua ky tip i ngjan shume Berishes sone. Njeri pa taban, genjeshtar, kurvar, mashtrues, i korruptuar dhe te gjitha te keqiat e kesaj bote. Nuk arrij ti kuptij italjanet qe i japin voten.
Pershendetje