Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Bërnabiç: Beogradi dhe Prishtina, larg kompromisit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Bërnabiç: Beogradi dhe Prishtina, larg kompromisit
BoteLajmi i fundit

Bërnabiç: Beogradi dhe Prishtina, larg kompromisit

Ornela
Published January 4, 2019
Share
SHARE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se nuk sheh asnjë shenjë të arritjes së kompromisit me Kosovën, por ai duhet të arrihet “nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”.

Duke folur për mediat serbe, Bërnabiç tha se Beogradi dhe Prishtina janë gjithnjë e më larg arritjes së kompromisit, para së gjithash për shkak të taksës 100% që Kosova u ka vënë importeve nga Serbia, si dhe për shkak të formimit të ushtrisë së Kosovës.

“Unë mendoj se ne po largohemi nga kompromisi”, tha Bërnabiç.

Por, ajo shtoi se konflikti i ngrirë me Prishtinën nënkupton që Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së.

Bërnabiç tha se “çështja e Kosovës duhet të zgjidhet” dhe se zgjidhja është “arritja e një kompromisi që do të garantonte paqe, stabilitet dhe jetë më të mirë për serbët në Kosovë”.

Ajo tha se Serbia është në “pozitë të shkëlqyer” sepse kryenegociator i saj është presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiç, por shtoi se Qeveria e Serbisë do të ndihmojë aq sa mundet.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

o.j/dita

Ornela January 4, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?