Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fiter Bajramit. Pas një muaji agjërimi, në shenjë sakrifice dhe pastrimi nga mëkatet, ata u janë drejtuar xhamive që në mëngjes, për t’u lutur e për të falënderuar Zotin.
Një ditë më parë, edhe presidenti i republikës, Bujar Nishani, uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës.
Mesazhi i plotë i Presidentit
Ju uroj nga zemra Gëzuar Bajramin, festën më të madhe dhe më të bukur të myslimanëve, festën Tuaj, festën time, festën e të gjithëve, atë festë gjatë së cilës gëzohen pa dallim, i madh e i vogël, burra e gra, të varfër e të pasur, të gjithë nën shenjën e bashkimit dhe besimit të pafundëm dhe të pakushtëzuar ndaj Zotit.
Gëzuar pra këtë festë të shenjtë, e cila, pas sakrificës sjell çlodhjen, pas hezitimit bindjen, pas dobësisë forcimin, pas vuajtjes Besimin.
Nga një Ramazan në tjetrin Ramazan, pra nga një sakrifikim në tjetrin, nga një Bajram në tjetrin Bajram, pra nga një festë në tjetrën festë, provojmë dhe dëshmojmë efektivisht besimin ndaj Zotit. Dhe Zoti çdo herë na shpërblen. Duke na bërë më të mirë; për veten, për tjetrin, për shoqërinë. Duke na bërë më të fortë fizikisht, më të kthjellët mendërisht, më të gatshëm për sfida të tjera edhe më të vështira, që i ka jeta, i ka ekzistenca.
Jo dëshpërim, jo lëndim, jo brenga.
Vetëm gëzim, lumturi dhe begati, dhe bekimin e Zotit, dashurinë e Zotit, ndihmën e Zotit, paqe, dhe urtësi sjelltë për të gjithë Ju kjo ditë, ky Bajram.
Le të na bëjë ky Bajram ta shohim botën dhe jetën me sytë e të dobtëve dhe të varfërve.
Le ta mposhtim me mjete paqësore, me sakrifica si Ramazani dhe festa si Bajrami, kulturën e urrejtshme të sherrit, këtë rudiment të rrezikshëm trashëguar nga e kaluara diktatoriale.
Nga thellësia e zemrës, ju uroj gjithë të mirat në këtë ditë të madhe.
Le të jetë Dita e Bajramit një ditë e lumtur.
Gëzojeni këtë ditë bashkë me të dashurit Tuaj. Ngushëllohuni bashkërisht. Ndihmohuni bashkërisht. Këshillohuni bashkërisht. Gëzohuni bashkërisht në këtë ditë Bajrami.
Ai qe i futi sherrin ketij vendi,ka kriminalizuar vendin dhe veten dhe duhet te dale para gjyqit ,i nderuar PRESIDENT! Nuk mundesh Ti, ta shpetosh nga ndjekja ligjore me thirje per paqe ne nje feste fetare. Krimineli vazhdon ne rrugen e krimit dhe ne ditet e fundt,duke na importuar plehrat e Europes,duke vazhduar pa hezitim shkaterimin e vendit,qe do te ndihet dhe 200 vite pas.
Sherin nuk e keni trashegim nga diktatura, por eshte genetike
po ku festohet festa e ARMIKUT TURK 500 vjeqar or te MJERE.ku serbi vetem per 9 muaje lufte vrajti e masakrroje 14000 shqiptar dhe perdhunoje 24000 femra,sa ka vrare masakrruar e PORDHUNUAR TURKU per 540 vite luftra e okupim ne SHQIPRIN ETNIKE.nje thenje e osmanve turq-GJUHA SHQIPE eshte gjuhe e MALLKUAR dhe e DENUAR nga ALLAHU,i mallkuar qofte ai njeri qe FLET GJUHEN SHQIPE dhe qe SHKRUAN SHQIP.3 te 4 tertat e tokave te shqipris etnike TURKU ju u DHUROJ GRATIS-FALAS serbise-grekut e bullogaro maqedonve.une bej pytje kur do te civilizohet popullis shqiptar ?