Kreu i Kuvendit Ilir Meta kërkoi më shumë solodaritet dhe bashkim mes shqiptarëve. “Uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar kurban Bajramin. Më shumë solidarit me njëri tjetrin dhe sidomos me atë që jetojnë në kushte të vështira, më shumë përfshirje dhe më shumë bashkim” tha Meta.
***
Avokati i Popullit, në një deklaratë për median ka uruar Besimtarët Myslimanë: “Kjo ditë sjelltë sa më shumë solidaritet, respekt, dashuri dhe mirëkuptim mes shqiptarëve kudo që ndodhen. Le të na shërbejë, kjo festë për të treguar sa më shumë përkushtim ndaj familjes, ndaj fëmijëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj të gjitha shtresave sociale që janë të dobëta dhe të pambrojtura.”
***
Rama: Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se ka garantuar kreun e komunitetit mysliman se xhamia e Tiranës do të ndërtohet.
“Për herë të parë si kryeministër iu urova gëzuar këtë ditë kaq të shënuar, mikut tim Selim Muça dhe përfaqësuesve të komunitetit mysliman. Folëm për xhaminë e re dhe i sigurova edhe një herë nga një pallat me xhami do të kemi një xhami pa pallat dhe familjarisht do të jemi edhe ne në radhën e donatorëve modest të këtij tempulli ku jam i bindur se do të ngrejmë një pikë referimi të munguar për besimtarët myslimanë. Gjithashtu do ta kthejmë xhaminë në një vlerë të shtuar arkitektonike në një zonë të kryeqytetit ku do të shtohet një xhami por nuk do të humbasë i gjithë parku” u shpreh Rama.
***
Topi: Më pak egoizëm, më shumë altruizëm e refleksion.” Ka qenë ky urimi i kryetarit të FRD-së Bamir Topi, për të gjithë shqiptarët në festën e Kurban Bajramit. Pas vizitës në Komunitetin Mysliman Topi u ndal përpara gazetarëve për të shprehur urimin e tij për të gjithë shqiptarët.
Në lidhje me ndërtimin e xhamisë në Tiranë, Topi deklaroi se çështja e xhamisë është defekt i vendimmarrjes.
“Ata që kanë vendimmarrjen kanë edhe përgjegjësinë. Ne rast se ka një mision për të ndërtuar një institucion fetar kjo në mënyrë absolute nuk duhet të ngatërrohet me një biznes. Ata që janë në vendimmarrje duhet ti ndajnë këto gjëra. Sot besimtarët të falen në rrugë është totalisht e papranueshme.”- deklaroi Topi.
***
Kreu i opozitës dhe njëherësh edhe kreu i bashkisë Lulzim Basha ka vizituar sot selinë e Komunitetit Mysliman për të përcjellë urimet me rastin e Kurban Bajramit.
“Çdo besimtari myslimanë në shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe të gjithë shqiptarëve kudo në botë dua t`u uroj gëzuar Kurban Bajramin. Kjo ditë sjelltë sa më shumë gëzim, hare, shëndet dhe harmoni, për secilin prej jush, dhe për çdo shqiptar. Kjo është një ditë ku kremtohet dashuria për zotin dhe njëri-tjetrin, si një forcë më e madhe se dashuria për vetveten. Si kjo ditë duhet të kujtojmë, se janë aktet e mira jo me qëllim pëfitimi personal por për familjen, miqtë, shoqërinë dhe mbarë vendin. Dua të falenderoj me këtë rast të gjithë besimtarët, imamët dhe klerin që bënë të mundur kremtimin e kësaj feste edhe në kushte jo të mira moti ” ka theksuar Basha.
Ndërkohë, përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri Berisha ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit. “Gëzuar Bajramin, ditën e madhe të sakrificës së njeriut për zotin, për të mirën! Uroj që Zoti të pranojë e të shndërrojë sakrificën tonë në mirësi, shëndet, lumturi dhe suksese për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre!”- shkruan Berisha.
***
Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Edhe në Tiranë mijëra besimtarë myslimanë, ashtu si çdo vit, nisën kremtimet që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit të Kurban Bajramit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” .
Në faljen e namazit ishte kreu i komunitetit mysliman shqiptar, Selim Muçai cili përcolli urimin e rastit. Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes. Kremtimi i kësaj dite siç është bërë traditë filloi në orët e para të mëngjesit, kur mijëra besimtarë myslimanë falen namazin.
Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të madh konsiston në dy momente; e para është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit. Familja që e ther mund të mbajë aq mish sa i duhet dhe pjesën tjetër duhet ta ndajë me familjet e varfra.
Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka uruar përmes një mesazhi gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
“Mposhtja e egoizmit, të kuptuarit e efektit rrënues të mendjemadhësisë, frenimi i materializmit, arritja e vetëkontrollit gjatë udhës plot peripeci dhe plot rreziqe të Jetës, duke synuar në këtë mënyrë gjithmonë barazinë, vëllazërimin, paqen, begatinë, janë në themel të të kuptuarit të Kurban Bajramit”-shkruan Nishani.
Dy fjale per daljen masive dhe faljen e besimtareve ne bulevardin e madh te Tiranes.
Dikur ne vitet e komunizmit kishte dalje te tilla masive per raste te ndryshme dhe dihet se ato ishin te organizuara nga PPSH etj, per qellime propagandimi dhe mbytje te ideve te lira.
Sot ne vendin tone ne bulevardin e madh dalin turma kopeshe te drejtuara jo nga PPSH por me shikim nga vende te tilla si A.Saudite, Katar etj qe u japin financime dhe u tregojne rrugen
e zotit. Ne vendin tone institucionet fetare i kane ndertesat e duhura ku te kryejne sherbimet fetare. Okupimi i vendeve te tilla publike gjoja per “gezimin” e madh qe kane kopete e dhenve,
eshte nje tregues i pa shembullt i politikaneve shqipetare ne gjunjezimin para parave te qelbura te “naftes se lindjes te mesme”. Deklaratat e te gjitheve politikaneve qe jane botuar ketu ja ne tipike per ngushtesi mendore dhe absurde per cfare mundohen te thone.Besimi fetar eshte nje e drejte e cdo njeriu, shperdorimi i saje eshte nje e drejte e shtetit per te mos ta lejuar ate. Shqiperia per kete rast nuk ka shtet. Teatri qe luhet do te vazhdoje fundi nuk i dihet.” Good luck ” o te mjere.