Cmimet e banesave shënojnë sërish rënie. Kjo është bërë e ditur në raportin e Bankës së Shqipërisë për politikën monetare për tremujorin e tretë të vitit 2013. Rënia në terma realë me 1.2 për qind mund të konsiderohet e ulët në krahasim me rënien dyshifrore të regjistruar që nga tremujori i tretë i vitit 2012, shkruan sot gazeta “Shqip”, duke iu referuar Bankës së Shqipërisë.
Por mesa duket, kanë shkuar në kah të kundërt çmimet e banesave me qira. Sipas BSH-së, indeksi i qirasë së banesave regjistroi rritje me 10.4 për qind në tremujorin e tretë. Kjo përbën një pikë kthese nga rënia e vazhduar e tij që prej tremujorit të tretë të vitit të kaluar. Këto zhvillime kanë ndikuar në uljen e raportit të çmimit ndaj qirasë së banesave, duke e afruar atë më pranë mesatares historike. Ky raport është 10 për qind më i ulët se një vit më parë dhe 47 për qind mbi mesataren historike.
Këta të bankës janë ftohur nga mbrapa: çmimi i shtëpive varion nga 480 euro në unazën e re deri në 850 euro e më shumë në zonat më të pëlqyera, kështu 1,2 % do të thotë se janë ulur 6 deri më 8 euro për m2. Hajde llogari perfekte, hajde. Se si e kanë matur e si e nxjerrë këtë statistikë kaq të hollë, vetë ata e dinë. Mashtrime statistikore vetëm për të thënë sikur po punojnë.
Cmimet reale te banesave jane ulur 10-20% ne 15 muajt e fundit
Banesat ulen xhepat e shqiptareve zbrazen! Kush e gjen zgjidhjen e ketij ekuacioni!? Kur mund te blejnë shqiptaret e varfêr shtepi dhe kur mund ti shesin me shtrenjt ata qe jane te detyruar nga halli, hajde gjeje këtë?
Ore Zaimas ! Po kjo dihet or burre, kur bijen cmimet e shpive domethne se nuk ka kerkese , dhe kekresa nuk ka sepse jane zbrazur xhepat
dmth cmimet e shpive bijen , kur zbrazen xhepat
Mbushen xhepat ….ngrihen cmimet e shpive
Por problemi eshte qe cmimet duhet te bijen akoma me shume…ne menyre qe tu krijojne kushte njerezve ti blejne ato….Ne te kundert do ngelen ashtu pa shitur
Natyrisht banka po te doje jep kredi me norma te leta interesi qe te blehen shtepi, por kete pune banka aty e ben vetem per depudetet , jo per popullin e thjeshte
Se keshtu eshte ky sistem quhet demokraci, por ne fakt eshte Shoqni-kraci
Halli i madh te ka zene,o Pellumb Zaimi!!
Si ne ushtri edhe tani ne rezerve,LLAP-LLAP ti njelloj!!!