Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Bie ndjeshëm dollari në tregun vendas, euro zhvlerësohet lehtë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Bie ndjeshëm dollari në tregun vendas, euro zhvlerësohet lehtë
Ekonomi

Bie ndjeshëm dollari në tregun vendas, euro zhvlerësohet lehtë

redaktor
Published March 24, 2015
Share
SHARE

Monedha vendase ka nisur mbarë javën, duke u forcuar ndjeshëm ndaj dollarit dhe lehtë ndaj euros. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye dje me 129.28 lekë, 2.23 lekë më pak se fundi i vitit të kaluar.

Euro shënoi një rënie më të lehtë, duke u këmbyer me 140.45 lekë, 0.05 lekë më pak se të premten e javës së kaluar.

Dollari i dobët në tregjet ndërkombëtare gjatë javës së kaluar ka bërë që ai të humbë pikë edhe tek ne, ndërkohë që euro vijon të jetë e qëndrueshme në nivelin e 140 lekëve.

Treguesi i dollarit ndali rënien më të madhe javore që nga 2011 teksa investitorët “u tërhoqën” nga dollari amerikan si pasojë e perspektivave se Rezerva Federale do të nuk do të nxitohet të rrisë normat e interesit. Indeksi Dollar Spot i Bloomberg ishte në 1,195.66 në Londër pasi ra 2.2 për qind javën e kaluar në 1,195.01.

Rënia javore ishte më e madhja që nga tetori 2011. Sot, dollari këmbehej me 1.0791 dollarë për euro, pasi ra 3 për qind javën e kaluar.

redaktor March 24, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?