Një grua humbi jetën aksidentalisht mëngjesin e sotëm në Tiranë. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se 48-vjeçarja Sh. Rosa ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë së saj në katin e dytë, duke humbur jetën menjëherë. Ngjarja ndodhi në një pallat në rrugën “Artan Lenja”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.