Qeveria shqiptare ka një panoramë të qartë për vitin që kemi lënë pas sa i përket financave të vendit. Viti 2013 sipas të dhënave ekonomike konsiderohet si viti më i vështirë që kemi kaluar që pas vitit 1997. Qeverisë së re i është dashur të korrektojë të dhënat e pritshme për 2013 duke shënuar një borxh më të lartë publik se parashikimi dhe po ashtu një rritje në kufinjtë e stanjacionit ekonomik.
Sa është borxhi publik në 2013?
Borxhi publik vlerësohet të ketë arritur në 70.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në fund të vitit 2013, sipas rishikimeve më të fundit të Ministrisë së Financave, botuar në Kuadrin Makroekonomik e Fiskal 2015-2017. Ky është një vlerësim më i lartë se pritshmëria fillestare e shtatorit, kur qeveria e sapo dalë nga zgjedhjet parlamentare, e cila llogaritej të shkonte 68 për qind e PBB-së, e ku përfshinte dhe llogaritjen e detyrimeve që qeveria ka ndaj biznesit. Arsyeja kryesore e shtimit të borxhit është vlerësimi i detyrimeve të qeverisë, me borxhin jashtë treguesve fiskalë që vlerësohet në 9.2 për qind të PBB-së dhe atë të qeverisë së përgjithshme që rezulton 61.3 për qind. Qeveria ka vlerësuar që detyrimi i papaguar ndaj bizneseve është 24.6 miliardë lekë vetëm për punët publike, dhe është angazhuar që në buxhetin 2014 të shlyejë 35 miliardë lekë detyrime për punën publike dhe TVSH-në e parimbursuar, këto nga buxheti i shtetit, pa llogaritur këstin e kredisë që do të merret nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në mars të këtij viti.
Si parashikohet ecuria e borxhit publik?
Por përtej parashikimeve pesimiste të një viti të vështirë që lamë pas, qeveria shqiptare parashikon ta ulë këtë borxh. Sipas të dhënave në kuadrin makroekonomik e fiskal për periudhën 2015-2017, niveli i borxhit publik do të vijë duke u ulur nga viti në vit. Sipas këtyre të dhënave, për vitin 2014 është parashikuar një borxh publik që kap nivelin e 72.1 për qind e PBB-së. Rritja e nivelit të borxhit publik ka detyruar ekzekutivin e mëparshëm që dy vjet më parë të hiqte me ligj edhe tavanin prej 60 për5 qind të tij. Referuar të dhënave të mësipërme, në vitin 2015 do të fillojë dhe ulja e nivelit të borxhit publik në 71.7 për qind, në vitin 2016 është parashikuar në 69.2 për qind dhe në vitin 2017 në nivelin 65.6 për qind e PBB. Rritjen e nivelit të borxhit për dy vitet e para të këtij kuadri makroekonomik, qeveria shqiptare e ka konsideruar si një reflektim pozitiv të ekonomisë së vendit, pasi është parashikuar shlyerja e borxheve ndaj biznesit. Sipas qeverisë, kjo do të japë një efekt zinxhir, duke synuar edhe rritjen ekonomike në një kohë afatmesëm.
Rritja ekonomike 0.7 për qind
Nga ana tjetër qeveria ka përgjysmuar sërish vlerësimin zyrtar për rritjen ekonomike të vitit 2013, duke e zbritur atë në nivelin më të ulët historik. Ministria e Financave vlerësoi se rritja ekonomike ka zbritur vitin e kaluar në nivelin minimal 0.7 për qind. Kjo është hera e tretë brenda pak muajsh kur Qeveria e majtë korrekton në ulje shifrën zyrtare të rritjes ekonomike për 2013-n. Në shtator, kur sapo kishte ardhur në pushtet, së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ajo vlerësonte se Prodhimi Kombëtar do të rritej nga 1.7 në 1.9 për qind. Por ky parashikim u rrëzua vetëm pak muaj më vonë dhe varianti i ri zyrtar u ul në 1.3 për qind. Në këtë mënyrë vendi ynë shndërrohet zyrtarisht në ekonominë me rritjen më të ulët në Ballkan, kur vendet e tjera vlerësohen se kanë patur një rritje mesatare prej 1.7 për qind. Qeveria shpreson se 2013-a, shënon dhe fundin e rrokullisjes së Shqipërisë drejt stanjacionit të plotë ekonomik. Për këtë vit ajo pret që ekonomia të fillojë ringritjen, duke vlerësuar se Prodhimi Kombëtar do të rritet me 2.1 për qind, për t’u përshpejtuar më pas në 2015 dhe 2016 përkatësisht me 3.3 dhe 4.2 për qind. Po kështu vetëm një muaj më parë qeveria arriti në një marrëveshje me FMN dhe BB për marrjen e një borxhi prej 1 miliardë euro për 3 vite, ku vetëm gjatë këtij viti do të merren 300 milionë euro. Por ulja e këtij borxhi do të sjellë automatikisht dhe uljen e deficitit buxhetor i cili në këtë dokument tashmë të miratuar nga qeveria do të jetë në nivelin -6.5 për qind të PBB për vitin 2014, -4.8 për qind në vitin 2015, -3.4 për qind në vitin 2016 dhe -1.3 për qind e PBB në vitin 2017.
PERTEJ SHIFRAVE DHE PERQINDJEVE FAMOZE ME CFARE DO TE FILLOJE RRITJA?
Nje mik i nastradinit erdhi i kenaqur ne kafene e sabahut dhe tha: “Oh sa jam i kenaqur! Vjet prodhova nje trangull, kete vit do te prodhoj dy tranguj. Kam arritur rritje ekonomike 100 %.
Nje mik tjeter i nastradinit erdhi edhe ai te pine kafene e sabahut dhe tha: “Oh sa i trishtuar qe jam! Vjet prodhova 100 tranguj, kete vit jane bere vetem 101 kastraveca qedo te thote serritja ime ekonomike eshte 1 %. Me vjen te vras veten kur shikoj se konkurenti im e ka rritjen 100 here me shume se une!”
Le te mesoje Edi Rama nga perqindjet e nastradinit dhe te filloje te publikoje shifra dhe produkte konkrete me vulen Made in Albania ne programet e tij konkrete, qe te mos genjehemi si ne Kohen e Qepes te Enverit apo te Saliut me Kopshte te Lulezuara apo Parajsa Imagjinare, sepse perqidjet na kane ardhur ne maje te hundes.